E shtunë, 23 Janar, 2021
12 C
Tirana

Ditë e zezë për Britaninë, rekord viktimash nga Covid-19

Varianti i ri i koronavirusit ka pushtuar Britaninë e Madhe. Në 24 orët e fundit, janë shënuar 1.564 viktima, shifra më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë.

Analiza e të dhënave zyrtare tregon se më shumë se 100,000 vdekje nga koronavirusi janë regjistruar në Britani, shkruan The Mirror.

Ndërkohë, janë konfirmuar edhe  47,525 raste të reja. Vetëm gjatë shtatë ditëve të fundit, ka pasur 7,421 vdekje të raportuara dhe 374,775 raste të reja.

Pak ditë më parë, kryeministri britanik, Boris Johnson deklaroi se vendi do të futej në karantinë për herë të tretë, si pasojë e rritjes së madhe të numrit të të infektuarve dhe vikimave nga Covid-19.

Nën masat aktuale të izolimit, banorët  duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të dalin vetëm për arsye të domosdoshme. Aty përfshihet blerja e ushqimit, ushtrimet apo puna, nëse nuk mund të kryhet nga shtëpia. Izolimi do të zgjasë deri më 15 shkurt.

Në Britani, u shfaq një variant i ri i koronavirusit, i cili besohet të jetë 70% më ngjitës dhe ka vënë në alarm të gjithë botën, pasi është përhapur në shumë shtete.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...