Në kuadër të ditës së gruas, në Preshevë është organizuar një aktivitet. 11 parukiere kanë realizuar një aktivitet bamirësie, ku kanë rregulluar disa zonja dhe vajza falas.
Jo vetëm kaq, por gjatë aktivitetit ka pasur edhe një kuti, ku mund të kontribohej për gratë që rrisin fëmijët jetimë dhe janë në kushte të rënda ekonomike.
Aktiviteti u mbajt ditën e djeshme, ndërsa morën pjesë edhe një numër i konsiderueshëm i grave në kampin e refugjatëve në Preshevë.