Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Disa të vërteta nga Gjergj Luca, për të cilat nuk jemi gati t’i dëgjojmë

3 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant
Disa të vërteta nga Gjergj Luca, për të cilat nuk jemi gati t’i dëgjojmë

Nga: Albert Vataj

Gjergj Luca është miku im, nga të paktët, i vërtetë në vërtetësinë e të qenit vetvetja. Pavarësisht se interesat tona pikëtakohen në dimensione të ndryshme, ai mbetet një integritet personal, të cilin e adhuroj, aniqysh edhe për mënyrën se si ai rreket t’i bëjë gjërat, se si ai kërkon t’i qaset realitetit.

Gjergj Lucës: Nëse ne nuk vështrojmë dhe konsiderojmë të shkuarën, nuk mund të udhëtojmë drejt së ardhmes. Atë të ardhme që aspiron me forcë përnga e vërteta, e vërteta që vjen nga puna, nga përkushtimi, nga ajo që bëhet rrëfyes i synimeve që duhet të kemi të gjithë për të përfaqësuar dhe mbrojtur vlerat tona të vërteta.

Gjergj Luca është një sipërmarrës ndryshe nga të gjithë ata që janë pjesë e ngjarjeve me impakt ekonomik në Shqipëri. Kur themi ndryshe, ai është i tillë në tërësinë e komponentëve që e identifikojnë atë. Ai është rebel dhe kokëkrisur, por kjo nuk e zhbën gjithë atë arritje, pas së cilës qëndron ai, qëndron kurajoja dhe besimi, mundi dhe sakrifica.

Gjithëpoaq ai ka një pikë të dobët, ndryshe nga biznesmenët e tjerë, që vetërrethohen më një heshtje misterioze dhe kërcënuese në të berit të gjërave, ai nuk mund të hesht. Ai flet, ndoshta më hapur se ç’na pëlqen, thotë disa të vërteta, për të cilat nuk jemi gati t’i dëgjojmë, zemërohet për shqetësimet që pajtueshmëria jonë i asgjësoi me zakonshmëri.

Ai i jep zë shpirtit të tij që trazohet keq nga gjërat e këqija. Flet sinqerisht dhe shpesh tregohet aq transparent, sa të na ballafaqojë me ujditë dhe kompromiset që bëjmë me të patolerueshmen, me fajet tona, të cilat kurrsesi nuk janë problem dhe aq më pak shqetësim për të, por si një qytetar syhapur i këtij vendi, flet, bërtet, tensionohet, shpesh e tepron, por ama ai i thotë gjërat troç, i bindur se pak janë ata, të cilëve kjo u shkon sipas oreksit.

Në fund të fundit ai është ai, Gjergj Luca, njeriu që merr energji nga densiteti i veprimtarisë së çdoditshmes, është ai që nuk mund ta parashikosh, është një potencial njerëzor që arrin të vërë në lëvizje një superstrukturë të përbindshme të veprimtarisë ekonomike shqiptare, siç është “Rozafa”.

Ai mund të jetë gjithkund dhe gjithkush në gjithçka dhe në çdo gjë që prania e tij sfidueshëm kërkon të jetë. Është i njerëzishëm në totalin e sjelljeve të tij, madje edhe kur shpërthen në urtësi të dlirë dhe në “çmenduri” të skajshme. Përgjithësisht paragjykohet dhe keqkuptohet, sikundër ai kurrë nuk e ka pretenduar se ka ardhur në realitetin shqiptarë si një sipërmarrës që duke u shtirur kërkon të tregojë se është ai që nuk mund të jetë.

Miku im, Gjergj Luca, ne kemi të njëjtin armik, atë që tenton të vrasë shpirtin tonë prej zjarri dhe drite, të cilin paraardhësit tanë e mëkuan në kohje dhe hyjnin e asaj epike ku u ngjizëm.

Sot gjërat kanë ndryshuar, por thellë në kemi mbetur ai shpërthim, ajo shkreptimë drite e vullnet dinjiteti dhe mirësie, e cila edhe pse sulmohet pareshtur nga lukuni hakërrishë të trazuara dhe dinjitetesh të deformuara, mbetet po ajo, e ditura në diellin e vlerave që na përfaqësojnë dhe i mbrojmë me shpirt e përkushtim.

Tags: Albert Vatajgjergj lucasipermarres

TË LIDHURA

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Next Post
Makina përplas fëmijën në Tiranë, pranga shoferit 20-vjeçar

Aksident te “Pallati me Shigjeta”, humb jetën një 33-vjeçar

Kuvendi miraton me 94 vota ligjin për hapjen e dosjeve

Kuvendi miraton me 94 vota ligjin për hapjen e dosjeve

Shakira publikon këngën e parë pas ndarjes: Ti nuk jepje as gjysmën, më le për shkak të narcizmit tënd (VIDEO)

Shakira publikon këngën e parë pas ndarjes: Ti nuk jepje as gjysmën, më le për shkak të narcizmit tënd (VIDEO)







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Kosovë: Operacion kundër korrupsionit, arrestohen disa zyrtarë të lartë, mes tyre një ish-ministër
Kosovo

Kosovë: Operacion kundër korrupsionit, arrestohen disa zyrtarë të lartë, mes tyre një ish-ministër

by mirseda
22:27 | 18/12/2025
0

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se është finalizuar me sukses një...

Binaj del në krah të Lapajt: Nëse ngrihemi të gjithë bashkë, qeveria do të struket

Binaj del në krah të Lapajt: Nëse ngrihemi të gjithë bashkë, qeveria do të struket

21:52 | 18/12/2025
Dosja e zezë e Rexh Byberit/ Zbardhet SKEMA e abuzimeve të zyrtarit të PS-së

Dosja e zezë e Rexh Byberit/ Zbardhet SKEMA e abuzimeve të zyrtarit të PS-së

21:06 | 18/12/2025
Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku bëhen prindër për herë të parë

Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku bëhen prindër për herë të parë

20:42 | 18/12/2025
Lantona Sado zgjidhet drejtore e përgjithshme e INSTAT-it

Lantona Sado zgjidhet drejtore e përgjithshme e INSTAT-it

20:11 | 18/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com