Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Sekretet më të errëta të vendeve aziatike

8 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha
Sekretet më të errëta të vendeve aziatike

Azia është kontinenti më i madh dhe më i populluar i Tokës. Megjithëse shumë vende aziatike, kanë filluar të adoptojnë vlerat morale perëndimore, dhe të kenë një qasje më liberale ndaj jetës, veçanërisht në lidhje me seksualitetin, shumë prej tyre mbeten të mbërthyer ende tek normat e vjetra konservatore. Dhe përkundër pasjes së disa prej vlerave më strikte morale të botës, shumë shtete konservatore aziatike fshehin disa sekrete të errëta.

Virgjëreshat që nxirren në shitje në Kamboxhia

Me tre të katërtat e popullsisë së saj që jeton nën ose vetëm paksa mbi kufirin e varfërisë, Kamboxhia është një nga kombet më të varfra të Azisë. Kjo situatë e tmerrshme, ka
çuar në zhvillimin e shumë formave të shfrytëzimit seksual, duke përfshirë tregtinë e shfrenuar por të fshehtë të virgjëreshave femra.

LICADHO, organizata kryesore e të drejtave të njeriut në Kamboxhia, vlerëson se mijëra vajza të reja të virgjëra ndërmjet moshës 13-18 vjeç, u shiten çdo vit kamboxhanëve të pasur ose turistëve të huaj. Në pothuajse të gjitha rastet, vajzat e pafajshme shiten nga nënat, baballarët ose të afërmit e tyre.

Çmimi i shitjes mund të shkojë nga 800 në 4.000 dollarë, në varësi të pamjes fizike të vajzave dhe buxhetit që ka blerësi. Ky problem është kaq akut në këtë vend, edhe për shkak të besimit se seksi me vajzat e virgjëra, u jep burrave mbi 50-vjeç “fuqinë magjike për të mbetur të rinj, si dhe për të shmangur sëmundjet”.

Lufta e Arabisë Saudite kundër magjisë

Arabia Saudite ka një obsesion të çuditshëm dhe të sëmurë me kriminalizimin e magjisë. Në vitin 2009, mbretëria islamike krijoi Njësinë e Posaçme Kundër Magjisë, funksioni i së cilës është të hetojë shtrigat dhe shtriganët e dyshuar, të zhdukë magjitë, neutralizojë objektet e mallkuara, dhe të informojë publikun për rreziqet e këtyre praktikave të errëta. Mjerisht, shumica e të dyshuarve si praktikues të magjisë dhe që kapen nga autoritetet, janë punëtorë emigrantë nga Afrika, Indonezia dhe Sri Lanka.

Arabia Saudite, e ndalon respektimin e feve të tjera përveç Islamit. Punëtorët emigrantë, që shihen duke kryer praktika të çuditshme popullore ose që mbajnë objekte të panjohura fetare, supozohen zakonisht se janë praktikues të magjisë. Përveç kësaj, me këtë obsesion të çuditshëm po abuzojnë edhe punëdhënësit arabë.

Kur punëtorët emigrantë ankohen për kushtet e tyre të punës, si mosmarrja e pagave apo kushtet e tmerrshme të jetesës, punëdhënësit përdorin ndonjëherë ankesat për magji. Praktikuesit e dyshuar të magjisë, shpesh privohen nga një gjykim i drejtë.

Shumica e emigrantëve nuk mund ta përballojnë financiarisht marrjen e një avokati, dhe nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të mbrohen vetë. Për fatin e tyre të keq, zakonisht ata nuk e flasin rrjedhshëm gjuhën arabe, dhe në shumicën e rasteve, përkthyesit janë ose të padisponueshëm ose jo të besueshëm. Për më tepër, “aftësia për t’u mbrojtur kundër akuzave, duket se varet nga kapriçot e gjyqtarit të çështjes”. Për shembull, një gjyqtar mund të ndalojë të pandehurin të marrë në pyetje dëshmitarët që janë shprehur kundër tij, apo të ndalojë përfaqësuesin e tij ligjor të jetë i pranishëm në seancë.

Sekreti i errët i Butanit për lumturinë

I cilësuar si një nga vendet më të lumtura në Tokë, Butani ruan një sekret të errët por të fuqishëm për të arritur çdo ditë një paqe të qëndrueshme në lidhje me vdekjen. Në kulturën butaneze, njerëzit inkurajohen të mendojnë për vdekjen 5 herë në ditë. Është interesante të theksohet se sekreti i Butanit mbi lumturinë mbështetet nga shkenca.

Në vitin 2007, psikologët Nathan DeWall dhe Roy Baumeister nga Universiteti i Kentakit kryen një eksperiment që tregonte se “vdekja është një fakt psikologjik kërcënues, por kur njerëzit e mendojnë atë, sistemi automatik fillon të kërkojë mendime të lumtura”.Ekzistojnë dy arsye pse qytetarët e Butanit nuk kanë frikë nga vdekja, dhe madje e shohin atë si sekretin e lumturisë së vërtetë.

Së pari, kjo mbretëri e vogël përshkruan disa mënyra sesi mund të vdesë një person. Njerëzit atje mund të prekin fundin duke u rrëzuar nëpër “rrugët dredha-dredha dhe plot gremina”, mund të hanë kërpudha helmuese, të mbyten nga arinjtë ose thjesht të vdesin në mënyrë natyrale.

Së dyti, butanezët besojnë tek koncepti i rimishërimit. Ata e përqafojnë vdekjen thjesht sepse supozojnë se do të kenë një tjetër jetë. Kjo ka bërë që Butani të krijojë Indeksin e Lumturisë Bruto Kombëtare (GNH). Që nga viti 1970, kjo mbretëri e largët e ka hedhur poshtë konceptin se Produkti i Brendshëm Bruto është i vetmi mjet matës i prosperitetit. Në vend të kësaj, Butani përdor GNH-në për të vlerësuar përparimin dhe zhvillimin e tij.

Fermat e skllevërve në Korenë e Jugut

Koreja e Jugut, është një nga vendet më të pasura të Azisë. Por pavarësisht prosperitetit, sofistikimit dhe zhvillimit që përjeton, ky vend është i prekur me një problem primitiv: skllavëria. Rreth dy të tretat e kripës nga Deti i Koresë së Jugut prodhohen në ishujt e largët Sinan. Në këto zona rurale, skllavëria moderne është e shumëpërhapur.

Shumica e punëtorëve (kryesisht njerëz me aftësi të kufizuara, ose të pastrehë), marrin një pagë minimale ose nuk paguhen fare, pavarësisht se punojnë së paku 18 orë në ditë. Këta “skllevër”, abuzohen ndërkohë fizikisht nga “padronët” e tyre. Edhe më alarmues është fakti se gati të gjithë banorët e këtyre ishujve të largët, por edhe autoritetet lokale, janë në dijeni të tmerreve që ndodhin, dhe nuk bëjnë asgjë.

Sterilizimi masiv i grave në Uzbekistan

Në përpjekje për të kontrolluar popullsinë e tij në rritje, qeveria e Uzbekistanit ka sterilizuar fshehurazi popullsinë e tij femërore. Çdo vit, qeveria harton një plan me një kuotë specifike për çdo mjek. Në zonat urbane, mjekëve u kërkohet të sterilizojnë të paktën 4 gra në muaj. Por në zonat rurale, situata është më e tmerrshme, dhe gjinekologët janë të detyruar të sterilizojnë deri në 8 gra në javë.
Në shumicën e vendeve të botës, sterilizimi është një zgjedhje, të cilës shumë gra zgjedhin t’i nënshtrohen me dëshirë për arsye praktike. Sidoqoftë në Uzbekistan, gratë e martuara nuk janë të gatshme t’i nënshtrohen sterilizimit, pasi lindja e shumë fëmijëve vlerësohet si një shenjë e suksesit personal.

Adoleshentet e bordellove në Bangladesh

Ndryshe nga meshkujt perëndimorë, burrat e Bangladeshit preferojnë vajzat e kolme. Kjo preferencë, ka bërë që shumë prostituta adoleshente të marrin Oradexon, një steroid që përdoret për të ushqyer lopët, si dhe për të trajtuar alergjitë dhe inflamacionet tek njerëzit.

Prostitucioni në Bangladesh është i shfrenuar. Për më pak se 0.6 dollarë, klientët meshkuj mund të shkojnë me një prostitutë. Tarifa e ulët, bën që çdo vajzë të shkojnë deri me 15 burra në ditë.

Mjerisht, shumica e prostitutave në këtë vend janë adoleshente të reja, deri edhe 12 vjeç. Shumica shiten nga familjet e tyre tek trafikantët e qenieve njerëzore, për më pak sa 245 dollarë. Për të tërhequr sa më shumë klientë, këto vajza të reja janë të detyruara të marrin Oradexon.

Ky hormon u shton oreksin, duke i bërë që ato të fitojnë peshë shpejt, duke ngjarë më të pjekura në moshë, dhe më të shëndetshme. (Në Bangladesh, mosha ligjore për të ushtruar prostitucionin është mbi 18 vjeç).

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: aziakonservatoresekretete erretavende

TË LIDHURA

Debatet në lidhje? Gratë zakonisht dalin në të drejtë
Kuriozitete

Debatet në lidhje? Gratë zakonisht dalin në të drejtë

18:45 | 14/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur
Kuriozitete

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025
“Kafeja në verë, gabimi që ul cilësinë”
Kuriozitete

“Kafeja në verë, gabimi që ul cilësinë”

18:33 | 10/07/2025
Next Post
Edhe unë e vrava gruan time!

Edhe unë e vrava gruan time!

Premier League, Manchester United shkërmoq 4-0 Swansean

Premier League, Manchester United shkërmoq 4-0 Swansean

Shqiptarët duan sërish diktaturën. Ja sa e preferojnë demokracinë

Shqiptarët duan sërish diktaturën. Ja sa e preferojnë demokracinë

JU REKOMANDOJMË

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Patagonia bën thirrje për veprime të menjëhershme për Lumin Vjosa, ja çfarë e kërcënon Parkun Kombëtar
Aktualitet

Patagonia bën thirrje për veprime të menjëhershme për Lumin Vjosa, ja çfarë e kërcënon Parkun Kombëtar

by mirseda
22:45 | 17/07/2025
0

Dy vjet pas përcaktimit të tij historik si parku i parë kombëtar i lumit të egër në...

Penallti e humbur dhe dramë e Partizanit në Conference League, kualifikimi vendoset në shtesë

Penallti e humbur dhe dramë e Partizanit në Conference League, kualifikimi vendoset në shtesë

22:07 | 17/07/2025
Takimet speciale në burgje, kush ka të drejtë të takojë të dënuarin? Flasin ish-Drejtorët

Takimet speciale në burgje, kush ka të drejtë të takojë të dënuarin? Flasin ish-Drejtorët

22:04 | 17/07/2025
Zbulohen problemet me këmbët e Trump, çfarë është pamjaftueshmëria venoze?

Zbulohen problemet me këmbët e Trump, çfarë është pamjaftueshmëria venoze?

21:55 | 17/07/2025
Flakë edhe në Borsh, zjarrfikësit shmangin djegien e shtëpive afër kalasë

Flakë edhe në Borsh, zjarrfikësit shmangin djegien e shtëpive afër kalasë

21:42 | 17/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com