Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Disa nga mënyrat më të çuditshme për të shpëtuar një martesë

8 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha
Disa nga mënyrat më të çuditshme për të shpëtuar një martesë

Statistikat tregojnë se numri i divorceve në shumicën e vendeve të zhvilluara, ka arritur nivele të frikshme. Mjafton kaq për ta pyetur veten, se si martesat e dikurshme zgjasnin aq shumë. Sikurse rezulton nga të dhënat historike, paraardhësit tanë përdornin mënyra të çmendura për të zgjidhur mosmarrëveshjet martesore, dhe disa prej tyre janë shumë më të çuditshme se sa mund të imagjinoni. Megjithatë edhe në kohën moderne, praktika të tilla të çuditshme vazhdojnë në disa rajone të botës,.

Kryerja e marrëdhënie seksuale para një prifti

Në shekullin XVI-të, divorci shihej si një fyerje ndaj Perëndisë. Gratë nuk mund të linin burrat e tyre, pa marrë parasysh se çfarë mund të kishte ndodhur – me përjashtim të Francës. Atje, një grua kishte të drejtën ta shkurorëzonte burrin nëse ishte impotent. Nëse ky i fundit donte ta shpëtonte martesën, do të duhej të provonte se nuk qe i tillë përpara një gjykate. Së pari, burri i nënshtrohej një testimi nga një ekip inspektorësh, të cilët ia pështynin penisin për të testuar “tensionin e tij elastik dhe lëvizjen natyrale”.

Pastaj çifti duhej të shkonte në shtrat dhe të bënte seks, ndërsa një prift dhe një kirurg i vëzhgonin. Në rast se burri mundej të ejakulonte brenda gruas, do të shpëtonte martesën e tij. Shumica e burrave hezitonin ta ndërmerrnin këtë hap, pasi e gjithë procedura ishte poshtëruese, dhe se histori të tilla përhapeshin shpejt në të gjithë qytetin.

Detyrimi i bashkëshortes për të pirë ujë të ndotur

Në Bibël, Libri i Numrave përshkruan një mënyrë të “përkryer” për bashkëshortin dhe bashkëshorten për të zgjidhur problemet mes tyre:Duhet që gruaja të pijë një tas me ujë të ndotur. Nëse një burrë beson se gruaja e tij e ka tradhtuar, por s’mund ta provojë këtë, Bibla thotë se duhet ai ta çojë bashkëshorten tek një prift dhe t’i japë asaj “një të dhjetën e një pjesë ushqimi me bazë elbi”. Më pas prifti do të mbushte një tas me ujë të shenjtë dhe me pluhur, duke e urdhëruar gruan të betohej se nuk e kishte tradhtuar bashkëshortin e saj, dhe më pas të pinte ujin. Nëse gruaja ishte vërtet kurorëshkelëse, “barku i saj do të fryhet, dhe këmbët e saj do të çahen”. Nëse ajo ishte e pafajshme, gjithçka do të shkonte mirë.

 Izolimi i çiftit në një dhomë për dy javë rresht

Rumunët kishin një metodë për të shpëtuar martesat, e cila në fakt funksiononte:Dhomën e Divorcit. Gjatë viteve 1572-1867, çiftet që po mendonin të ndaheshin, vizitonin një kishë në Biertan, ku ata kalonin së bashku dy javë të mbyllur në një dhomë, para se të mund ta shkonin drejt ndarjes.

Çiftet ndanin bashkë gjithçka:një shtrat, një karrige, një pjatë, dhe madje edhe një pirun. Nëse ata mundeshin të kalonin 14 ditë, duke ndarë gjithçka, dhe ende dëshironin të ndaheshin, kisha do t’i lejonte ta bënin diçka të tillë. Dhoma e Divorcit, tingëllon si një praktikë e çuditshme, por dha në fakt efektet e veta pozitive. Gjatë 3 shekujve që u përdor, u divorcua vetëm një çift.

Kërcënimi për ta vrarë gruan

Thuajse çdo kulturë, i ka trajtuar mosmarrëveshjet martesore me vrasjet e stilit të vjetër. Në të shkuarën, shumë gra qëndronin me një burrë, pasi jetonin nën terrorin e tmerrshëm të asaj që burrat e tyre mund t’iu bënin ligjërisht atyre. Në disa vende, kjo praktikë vazhdon ende. Në Francë, burrat kishin të drejtën të vrisnin bashkëshortet e tyre deri në 1975.

Deri në atë vit, Franca përdorte Kodin Napoleonik, i cili thoshte se burrat që kapnin gratë e tyre në flagrancë duke tradhtuar me dikë tjetër në shtëpitë e tyre, ishin të lirë ta vrisnin edhe gruan dhe të dashurin e saj. Në disa pjesë të Indisë, kjo praktikë nuk ka ndryshuar as sot. Një burrë indian, ka të drejtë t’i vërë flakën gruas, dhe mesatarisht 70 gra indiane digjen çdo muaj për vdekje nga burrat e tyre.

Paditë për mungesën e seksit

Nëse partneri ka pushuar së kryeri marrëdhënie seksuale me ju, kjo mund të nënkuptojë një humbje të rëndë financiare për të. Një grua në Nisë të Francë, e mërzitur nga performanca e dobët e burrit të saj në shtrat, e paditi atë në gjykatë për mosplotësimin si duhet të nevojave të saj seksuale për 21 vjet me radhë.

Gruaja në thelb e paditi burrin, se nuk ishte në gjendje të ofronte një shërbim për të cilin ajo ndjente se ishte një e drejta e saj kontraktuale, çka është një mënyrë e çuditshme për të parë jetën dashurore në një çift. Megjithatë, gruaja e fitoi gjyqin dhe bashkëshorti i saj u detyrua t’i paguante 15.000 dollarë për dëmin e shkaktuar. Dhe meqë ra fjala kjo ngjarje nuk ka ndodhur në Mesjetë, por në vitin 2011.

Spitalet e martesës

Kina ka një problem të madh me burrat që tradhtojnë gratë e tyre. Sipas sondazheve, 60 për qind e meshkujve kinezë kanë kryer kurorëshkelje të paktën një herë në jetën e tyre bashkëshortore, dhe më shumë se gjysma e të gjitha çifteve shohin mundësinë e divorcit brenda 5 viteve të para të martesës. Autoritetet kanë gjetur një zgjidhje unike:Spitalet e martesës.

Një spital martesor, është një vend ku çiftet i diskutojnë problemet e tyre, dhe ku merr pjesë edhe dashnorja e burrit. Burri dhe gruaja – gruaja dhe dashnorja – duhet të mësojnë të pajtohen. Këto vende e marrin si të mirëqenë se burri do ta shkelë kurorën. Pjesa më e vështirë: Gratë mësohen të gatuajnë si duhet dhe të përdorin rregullisht makijazhin.

Përleshja e bashkëshortëve me njëri-tjetrin deri në vdekje

Në Gjermaninë mesjetare, një tjetër mundësi e e fundit për një martesë, ishte mbyllja e një çifti problematik dhe në prag të divorcit në një arenë, duke i lënë ata le të rriheshin me njëri-tjetrin deri në vdekje. Pasi qyteti ishte përgatitur prej muajsh, arena mbushej plot me spektatorë. Burrit i jepej një shkop dhe gruas një thes i mbushur me gurë, dhe ata vetëm do të sfidonin njëri-tjetrin deri kur dikush të humbiste.

Bashkëshorti ishte i detyruar të luftonte nga brenda një grope, me njërën dorë të lidhur gjatë gjithë kohës. Nëse çifti i mbijetonte betejës, humbësi ekzekutohej në fund me vdekje. Megjithëse nuk ishte e qartë se çfarë luftonin këta njerëz, mund të imagjinohet se duhet të kenë urryer vërtet njëri-tjetrin, sa të shfrytëzonin këtë praktikë makabre.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

TË LIDHURA

Këtë të diel, sytë nga QIELLI NË TIRANË! Do bëhemi dëshmitarë të një prej shfaqjeve më të bukura natyrore
Kuriozitete

Këtë të diel, sytë nga QIELLI NË TIRANË! Do bëhemi dëshmitarë të një prej shfaqjeve më të bukura natyrore

14:31 | 02/09/2025
15 sekonda mund të shpëtojnë jetën, stetoskopi me Inteligjencë Artificiale zbulon sëmundjet e zemrës
Kuriozitete

15 sekonda mund të shpëtojnë jetën, stetoskopi me Inteligjencë Artificiale zbulon sëmundjet e zemrës

21:16 | 30/08/2025
Rezervohet përballja Drita-Shkëndija në Conference League, 36 skuadra njohin rivalët
Kryesore

Rezervohet përballja Drita-Shkëndija në Conference League, 36 skuadra njohin rivalët

14:33 | 29/08/2025
Next Post
Gjermani, Merkel hap fushatën zgjedhore

Angela Merkel pretendente për çmimin Nobel

Ventura publikon listën, risia Verdi

Ventura publikon listën, risia Verdi

Maqedoni, Gruevski: Më 15 tetor të mbahen zgjedhjet lokale dhe parlamentare

Gruevski “flirto” me shqiptarët në Gostivar: Kemi punuar për të gjithë njëlloj

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

14:28 | 28/08/2025




TË FUNDIT

Albin Kurti reagon për transferimin e Zhegrovës tek Juvja: Edoni bëri realitet ëndrrën e shumë të rinjve
Kosovo

Albin Kurti reagon për transferimin e Zhegrovës tek Juvja: Edoni bëri realitet ëndrrën e shumë të rinjve

by mirseda
22:50 | 02/09/2025
0

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar futbollistin Edon Zhegrova për transferimin e tij të...

Përplaseshin shpesh për motive pronësie, merret nën hetim një person për vrasjen e Fatos Cenajt në Itali

Përplaseshin shpesh për motive pronësie, merret nën hetim një person për vrasjen e Fatos Cenajt në Itali

22:19 | 02/09/2025
Grupet kriminale nga Ballkani zgjerojnë rolin në tregtinë e kokainës nga Afrika

Grupet kriminale nga Ballkani zgjerojnë rolin në tregtinë e kokainës nga Afrika

22:00 | 02/09/2025
Macron i vendosur, paralajmëron Izraelin: Asgjë nuk do ta ndalë lëvizjen për të njohur shtetin palestinez

Macron i vendosur, paralajmëron Izraelin: Asgjë nuk do ta ndalë lëvizjen për të njohur shtetin palestinez

21:44 | 02/09/2025
Trump: Jam shumë i zhgënjyer nga Putini, do të ishte gjëja më e keqe nëse Rusia dhe Kina

Trump: Jam shumë i zhgënjyer nga Putini, do të ishte gjëja më e keqe nëse Rusia dhe Kina

21:27 | 02/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com