Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Disa nga arsyet përse po shembet “sundimi” i Theresay May

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Disa nga arsyet përse po shembet “sundimi” i Theresay May

Çfarë e lidhë qeverinë britanike me shembjen e Perandorisë Romake? Atmosfera në Londër është si e fundit të botës dhe sundimi i Theresay May-t po lëkundet, mendon Barbara Wesel.

Ajo e ka mbijetuar dështimin në zgjedhje në qershor dhe rrjedhën kaotike të negociatave të Brexit-it. Por tani, skandali që po përhapet për shakatë me nënkuptim seksual dhe për sulmet në partinë konservatore mund t’i kushtojë kokën Theresa May-t. Fushata ‘#MeToo’ kaloi nga Hollivudi në Westminster, dhe kryeministrja britanike nuk duket se e përballon dot fuqinë e publikimeve për shakatë e burrave të vjetër dhe për duar që vërtiten në radhët e saj.

A do të rrëzohet May përballë serisë së dorëheqjeve?

Viktima e parë e spastrimeve ishte ministri i Mbrojtjes, Michael Fallon. Në fillim u bë e njohur se i kishte kapur dikur gjurin një gazetareje, pastaj kolegia e partisë së tij, Andrea Leadsom e akuzoi për një shaka të rrallë budallaqe lidhur me kërkesën për “një vend për duart e saj të ftohta”. Po të jetë e saktë ajo që tregon ajo, atëherë niveli i shakave me dy kuptime në Westminster duhet të jetë me të vërtetë shokues.

Thashethemi i fundit ka të bëjë me zëvendësin e May-t, Damian Green. Edhe ai thuhet se ka përkëdhelur një gju, pa e ftuar njeri. Po të duhet të largohet edhe ai atëherë situata do të jetë e vështirë për kryeministren. Për një riorganizim të thellë të kabinetit ajo nuk ka mbështetje as në partinë e saj dhe as në popull. Nëse ditët dhe javët e ardhshme do të pikojë një seri zbulimesh dhe dorëheqjesh, Theresa May nuk do ta mbijetojë konfuzionin.

Në Westminster qarkullon një dosje sekrete me ngacmime seksuale dhe me shprehje seksiste të deputetëve dhe të krerëve të partisë. Nëse përmbajtja do të shfaqet me porcione të përditshme në shtyp, atëherë aparati politik në Londër mund të shpërthejë së brendshmi.

Shembja e Perandorisë Romake

Meqenëse Theresa May e ka të vështirë të kënaqë kënd për momentin, edhe emërimi i një ministri të ri të mbrojtjes çoi në një shpërthim zemërimi kolektiv të partisë së saj konservatore. Politikani i ri dhe tani ministër i Mbrojtjes, Gavin Williamson më parë kujdesej për disiplinën në Grupin Parlamentar të partisë dhe u bë i njohur me terrarin me xham që mbante në zyrë, brenda të cilit jetonte një merimangë e madhe e gjallë – gjë që i bëri gjuhët e helmuara te konservatorët që të vendosin një lidhje midis qeverisë së Theresa May-t dhe shembjes së Perandorisë Romake.

Emërimi i “merimangës helmuese Williamson” është një mësim nga “libri i mësimeve të Perandorit Kaligula, akti administrativ i fundit të të cilit ishte emërimi si senator i kalit të tij të preferuar”, citon Financial Times një konservator anonim.

Vëzhguesit e krahasojnë klimën aktuale politike në Londër me ditët e fundit të qeverisë së Major-it ose atmosferën pas skandalit të llogarive, që për pak e fundosi qeverinë e Gordon Brown-it. Por këtë herë bëhet fjalë më shumë se për riparimin e varreve të kështjellave dhe shtëpive të rosave në kurriz ta taksapaguesve. Në një valë të madhe nxirren në sipërfaqe raste të mbuluara, të cilat tregojnë një klimë frike dhe abuzime seksuale në politikën britanike.

Shansi më i mirë i Theresa May-t për t’i mbijetuar serinë e zbulimeve do të ishte që të vihej vetë në krye të lëvizjes. Por fuqia politike që ka nuk mjafton për këtë, atë ngjarjet vetëm e shtyjnë përpara. Dhe veç kësaj, ajo nuk është më në gjendje që të bëjë politikë.

Brexiti po del gjithnjë e më tepër jashtë kontrollit, në parlament e pret një disfatë në votim, shkruan DW.

A do ta bëjë kryeministrja dot rrugën deri në Krishtlindje? Orakujt politikë janë të mendimit: në 2018-ën në Britaninë e Madhe do të ketë zgjedhje të reja. Mbretërinë e Bashkuar nuk mund ta kesh zili për këto kohë interesante.

Tags: Britani e MadhedoreheqjetshembetTheresa May

TË LIDHURA

Rusia dhe Ukraina njoftojnë për sulme të fuqishme ajrore
Bota

Rusia dhe Ukraina njoftojnë për sulme të fuqishme ajrore

18:46 | 14/11/2025
Stokholm, autobus përplaset me stacionin: raportohen viktima dhe të plagosur
Bota

Stokholm, autobus përplaset me stacionin: raportohen viktima dhe të plagosur

17:48 | 14/11/2025
Tre astronautët kinezë që mbetën në hapësirë janë rikthyer në Tokë
Bota

Tre astronautët kinezë që mbetën në hapësirë janë rikthyer në Tokë

17:22 | 14/11/2025
Next Post
Habit Bushati, i del në mbrojtje Ramës: Ky nuk është momenti për të rrëzuar qeverinë

Habit Bushati, i del në mbrojtje Ramës: Ky nuk është momenti për të rrëzuar qeverinë

Disa prej dizajneve që përkufizuan botën moderne

Disa prej dizajneve që përkufizuan botën moderne

City ekipi më i shtrenjtë në Evropë, Neymar mbreti i merkatos

City ekipi më i shtrenjtë në Evropë, Neymar mbreti i merkatos







JU REKOMANDOJMË

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Aksident në Lezhë-Milot, dy të vdekur pas përplasjes së dy makinave

Aksident në Lezhë-Milot, dy të vdekur pas përplasjes së dy makinave

10:23 | 08/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025




TË FUNDIT

SPAK padit Majlinda Bufi për presion ndaj një votuesi në zgjedhjet 2023
Politikë

SPAK padit Majlinda Bufi për presion ndaj një votuesi në zgjedhjet 2023

by mirseda
22:40 | 14/11/2025
0

Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet në ngarkim të kryebashkiakes Majlinda Bufi, duke e marrë atë të pandehur...

Hoxhaj: Do konkurroj për kryetar të PDK-së, nëse shtyhet konventa

Hoxhaj: Do konkurroj për kryetar të PDK-së, nëse shtyhet konventa

22:23 | 14/11/2025
Deputetët e Kosovës marrin 1.9 mln euro, gjatë bllokadës institucionale

Deputetët e Kosovës marrin 1.9 mln euro, gjatë bllokadës institucionale

22:06 | 14/11/2025
Rita Ora: Rritja si një fëmijë refugjat formoi gjithçka rreth asaj që jam

Rita Ora: Rritja si një fëmijë refugjat formoi gjithçka rreth asaj që jam

21:52 | 14/11/2025
Aksidente në rritje: Çdo 5 min traumë, Brataj kundër fëmijëve në sediljen e parë

Aksidente në rritje: Çdo 5 min traumë, Brataj kundër fëmijëve në sediljen e parë

21:16 | 14/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com