Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil

Dilema e Modës në stinën e temperaturave të larta

8 vjet ago
in Stil, Të Gjitha
Dilema e Modës në stinën e temperaturave të larta

Nga Elda Shabani/Ndërsa temperaturat shënojnë mbi 33 gradë celsius shtoi edhe lagështirën në ajër, rrugët e Tiranës  kthehen në sauna.

Ndërkohë momenti më i sikletshëm si për meshkujt ashtu edhe për femrat është si të vishesh në mënyrën e duhur pa u djersitur në përputhje me rrethanat. Në fakt  dilema e Modës është  Moti i nxehtë edhe pse në dukje mund të jetë ndryshe.

Duke zgjedhur  një fustan të  fundit të modës  e shoqëruar me një kapele e syze të errëta, mendon se  ke  bërë zgjedhjen e duhur për të mundur vapën dhe ndërkohë je on trend.

Por a është kjo mënyra më e mirë për të shmangur vapën dhe mbi të gjitha sikletin që të sjellë djersitja nga një veshje e gabuar edhe pse mund t’ju duket e bukur?

Sigurisht që jo. Pikë së pari  një veshje  duhet të jetë ne funksion të  temperaturave të larta dhe blerja që në bëjmë duhet të jetë e zgjuar. Stili i përgjithshëm është  ai perëndimor, por ky i fundit  bazohet nga kultura ose stile veshjesh dhe pëlhurash që vijnë nga vendet si  Lindja e Mesme,  Amerika Jugore dhe Qendrore, apo edhe Azia.

Kështu përpara se të vendosni për të blerë një veshje gjatë sezonit të nxehtë, duhet të mendoni hapat e duhura për të shmangur gabimet e mundshme por mbi e gjitha stresin e vapës.

Hapi I  parë,  Pesha e lehtë. Materiali i veshjes duhet të jetë i lehtë në peshë. Sa më pak gramë mbi lekurën tuaj  aq më  freskët do të ndjeheni. Kjo është një mënyrë e lehtë për ta  testuar, mjafton të prekesh dhe mbash në duar veshjen që dëshironi ta blini.

Hapi i dytë, Ajrosja. Kjo është po aq e rëndësishme sa edhe pesha e lehtë e një veshje. Për të qëndruar freskët në trup, mbi të gjitha është i nevojshëm qarkullimi i gjakut dhe ju të ndjeheni komod dhe të lirë në veprim.Materiali dhe pëlhurat që zgjedhim duhet të marrin frymë. Ato duhet të jenë më poroze për ta bërë këtë proces sa më të lehtë. Cohat si Lino dhe Pambuku janë më të preferuarat.

Për fat të mirë, tendencat e verës 2018 kanë qenë dominuar nga këto materiale, pa lënë pas edhe mëndafshin.

Janë  perfekte për të gjitha klimat, prandaj edhe kanë një përdorim kaq të gjerë. Materiale të tjera të cilat  kushtojnë më pak dhe kanë të njëjtën funksion janë  “mëndafshi artificial” Rayon, Puplina ose pambuk xherzi etj .

Mbrojtja nga dielli

Shumë prej jush mendojnë se duke u veshur sa më shkurt dhe sa më shumë të zbuluar, më freskët dhe më pak të djersitur jemi apo mjafton një krem kundër diellit dhe ja zgjidhja. Në fakt është plotësisht e gabuar.

Kulturat nga vendet e tjera shumë më të nxehta se kontinenti ynë  vërteton të kundërtën. Bluza, këmisha me mëngë të gjatë ose edhe pantallona të gjata, mund të jenë një blerje e zgjuar për të qëndruar akoma më freskët, mjafton të keni parasysh dy prioritet e sipërme.Ne nuk tregojmë sa duhet kujdes ndaj rrezikut që shkakton dielli si  dhe dëmtimin e lëkurës nga tharja dhe dehidratimi që shkakton djersitja e tepruar. Pra sa më pak e ekspozuar ndaj rrezeve  të nxehta të diellit, do të jetë lëkura e trupit tonë, aq më mirë do të ndjehemi.

Ngjyrat e çelura dhe pastel:  Janë gjithmonë zgjedhja e duhur në ditë të nxehta. Për ata që janë fanatik të ngjyrës së zezë, mund ta mbajnë por të zgjedhin një material të mirë, dhe  delikat e një prerje të hapur në dekolte. Sigurisht  të mos harrojnë të ecin në rrugë me hije.

Stili i duhur

Zakonisht kur blejmë një veshje verore duhet të mendojmë  për ngjyrat, modelin, materiali i duhur, aksesorët,  të gjitha të kombinuara në harmoni së bashku.Dallimi mes  funksionit dhe elegancës së një veshje duhet të jetë sa më i vogël, pothuajse i padallueshëm. Pra, stili i veshjes është po aq i rëndësishëm sa edhe ndjesia e lehtësisë që ajo  përcjellë në lëkurën e trupit. TIRANA TODAY

Tags: Dilemalartamodëstemperaturave

TË LIDHURA

Hakerat iranianë sulmojnë Gjykatën e Lartë, grupi “Homeland Justice”
Bota

Hakerat iranianë sulmojnë Gjykatën e Lartë, grupi “Homeland Justice”

08:46 | 31/03/2026
Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Next Post
Kadiu demaskon shifrat e Ramës: Ja pse shqiptarët po rripen nga qeveria

Debati për teatrin, Kadiu: Qeveria po legjitimon vjedhjen e pronës publike

“Vdekje shqiptarëve”/reagon MPJ: Maqedonia t’i thërrasë mendjes

Vdekja e Florenc Beqirajt, bën për ujë të ftohtë ministrin francez

Video/Arta Marku ia hedh Vettingut, KPK i nxjerr në shesh “historinë”

Video/Arta Marku ia hedh Vettingut, KPK i nxjerr në shesh “historinë”







JU REKOMANDOJMË

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen
Showbizz

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

by mirseda
22:54 | 03/04/2026
0

Arbër Hajdari ishte i ftuar këtë mbrëmje në “Goca dhe Gra”, ku foli për rolin e tij...

Kosovë/ Osmani të shtunën i dorëzon detyrën Albulena Haxhiut

Kosovë/ Osmani të shtunën i dorëzon detyrën Albulena Haxhiut

22:43 | 03/04/2026
Papa Leoni XIV kryeson “Udhën e Kryqit” në Romë, mbart kryqin në 14 stacionet.

Papa Leoni XIV kryeson “Udhën e Kryqit” në Romë, mbart kryqin në 14 stacionet.

22:12 | 03/04/2026
Lindja e Mesme: Irani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orësh, dështojnë negociatat

Lindja e Mesme: Irani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orësh, dështojnë negociatat

21:43 | 03/04/2026
Penallti në fund, Flamurtari dhe Tirana ndajnë pikët

Penallti në fund, Flamurtari dhe Tirana ndajnë pikët

21:21 | 03/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com