Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Digjet” Shqipëria, shënohen 15 vatra zjarri në 24 orët e fundit

9 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
“Digjet” Shqipëria, shënohen 15 vatra zjarri në 24 orët e fundit

Situata e vatrave të zjarrit në vend vazhdon të jetë emergjente, teksa në 24 orët e fundit janë shfaqur 15 të tilla.

Konkretisht, vatrat e zjarrit janë shënuar në Berat, Shkodër, Tiranë, Vlorë, Durrës, Lezhë dhe Dibër, ndërsa për shuarjen e zjarrit janë angazhuar 153 zjarrfikës me 27 automjete, 138 forca ushtarake dhe helikopterë.

Specialistët e Emergjencave Civile janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin pasi rreziku i zjarreve për shkak të temperaturave të larta është ende evident.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129.

Detajet për çdo vatër zjarri në qarqet përkatëse:  

QARKU LEZHË

  • Në malin e Manatisë, Lezhë ka rënë zjarr në pyllin me pisha. Zjarrfikëset dhe 53 forcave ushtarake kanë punuar gjatë gjithë natës për shuarjen e zjarrit, i cili ka rrezikuar banesat në fshatin Manati. Për arsye sigurie janë evakuuar 3 familje. Zjarri dogji rreth 5 ha me shkurre e ferra dhe pyll pishe. Forcat e ushtrisë po punojnë për shuarjen e zjarrit në lartësitë e malit, ndërsa forcat dhe automjetet zjarrfikëse janë në gatishmëri pranë banesave.
  • Në fshatit Tale Lezhë ka rënë zjarr në një zonë me shkurre dhe ferra. Zjarrfikëset së bashku me komunitetin kanë arritur të shuajnë flakët. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej rreth 5 dynymë me shkurre e ferra dhe ullinj.

QARKU SHKODËR

  • Në fshatit Bleran, Shkodër ka rënë zjarr në pyllin me pisha. Zjarri ka rrezikuar seriozisht edhe disa banesa të fshatit. Në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar edhe 20 forca ushtarake të cilët nuk kanë mundur të shuajnë zjarrin pasi ai favorizohej edhe nga era.

Për  të shuar flakët u angazhua edhe një helikopter. Sipas raportimeve të zjarrfikësve zjarri ka djegur rreth 10 ha me shkurre, ferra dhe pisha.

  • Në fshatin Vilëz, Shkodër ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Zjarri ka rrezikuar xhaminë dhe disa banesa të fshatit. Për shkak të terrenit të thyer dhe erës zjarrfikëset e ushtria nuk kanë mundur të shuajnë zjarrin. Sipas raportimeve zjarri dogji rreth 10 ha me shkurre dhe ferra. Forcat zjarrfikëse dhe të ushtrisë po punojnë edhe ditën e sotme për shuarjen e zjarrit.
  • Në fshatin Vorfë, Malësi e Madhe ka rënë zjarr në një zonë me shkurre, ferra dhe pemëtari. Falë ndërhyrjes së zjarrfikësve u shpëtuan disa banesa që ndodheshin aty pranë.
  • Në fshatin Gomsiqe, Vau-Dejës ka rënë zjarr në pyll me pisha. Zjarrfikëset kanë punuar gjatë gjithë natës për shuarjen e vatrave të zjarrit dhe i ka vënë ato nën kontroll. Ditën e sotme forcat do të punojnë për shuarjen përfundimtare të zjarrit.
  • Në njësinë Administrative Vig-Mnelë Vau-Dejës zjarri i rënë në një masiv me pisha është fikur. Zjarrfikëset dhe forcat e ushtrisë kanë arritur të shuajnë edhe vatrat e fshehura të zjarrit.

QARKU DURRËS

  • Në hyrje të qytetit të Krujës ka rënë zjarr në një zonë me shkurre e ferra dhe pyll pishe. Në ndihmë kanë shkuar edhe zjarrfikëse nga Tirana. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej rreth 4 dynymë me shkurre e ferra dhe pisha.

QARKU TIRANË

  • Në fshatin Qinam, Tiranë ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Shërbimi zjarrfikës kanë shuar flakët duke shpëtuar banesat. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe relativisht e vogël me shkurre dhe ferra.
  • Në lagjen Kodër-Vorë të bashkisë Vorë ka rënë zjarr në një zonë me ferra, shkurre dhe ullishte. Si pasojë u dogj rreth 10 dynymë me shkurre e ferra dhe 5 rrënjë ullinj.

QARKU ELBASAN

  • Në fshatin Klos, Cërrik ka pasur një vatër zjarri në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Zjarrfikëset kanë punuar duke shuar flakët me mjete rrethanore për shkak të terrenit të thyer.
  • Në fshatin Bardhas Peqin ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Si pasojë e zjarrit u dogjën rreth 5 dynymë me shkurre dhe ferra.
  • Në fshatin Trash, Peqin ka rënë zjarr. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej rreth 7 dynymë me shkurre e ferra dhe 10 rrënjë ullinj.

QARKU BERAT

  • Në fshatin Velagosht, Kuçovë, ka pasur riaktivizim të zjarrit në sipërfaqen me shkurre dhe pisha. Zjarri i favorizuar nga era e fortë është përhapur dhe për këtë ka ndërhyrë edhe ushtria. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 2 ha me shkurre dhe pisha.

QARKU VLORË

Në fshatin Borsh, Himarë ka rënë zjarr gjatë paradites së djeshme në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve flakët janë vendosur nën kontroll dhe zjarri është shuar. Si pasojë u dogj një sipërfaqe prej rreth 2 ha me shkurre dhe ferra.

Tags: 15 vatra zjarri24 oredigjet ShqiperiaEmergjenca Civile

TË LIDHURA

Gazi lotsjellës pranë Xhamisë së Namazgjasë/ Vijojnë përplasjet me policinë
Kryesore

Gazi lotsjellës pranë Xhamisë së Namazgjasë/ Vijojnë përplasjet me policinë

20:21 | 20/02/2026
Përplasje mes protestuesve dhe policisë, ish-kandidatja për deputete e PD lëndohet në kokë
Kryesore

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, ish-kandidatja për deputete e PD lëndohet në kokë

20:12 | 20/02/2026
Nga molotovët te makina e policisë në flakë/ Çfarë ndodhi pas fjalimit të Berishës
Aktualitet

Nga molotovët te makina e policisë në flakë/ Çfarë ndodhi pas fjalimit të Berishës

20:00 | 20/02/2026
Next Post
VLORË/ Banorët e fshatit Panaja në protestë, 60 familje rrezikojnë të mbeten pa ujë

VLORË/ Banorët e fshatit Panaja në protestë, 60 familje rrezikojnë të mbeten pa ujë

“Skype for Business”, risia e kompanisë BMW

“Skype for Business”, risia e kompanisë BMW

Kuvendi i Maqedonisë hap debatin për ribalancimin e Buxhetit

Kuvendi i Maqedonisë hap debatin për ribalancimin e Buxhetit







JU REKOMANDOJMË

“Kam gabuar në jetë”/ Zbardhet dëshmia e 18-vjecares: kur qëllova veten, i dashuri…

“Kam gabuar në jetë”/ Zbardhet dëshmia e 18-vjecares: kur qëllova veten, i dashuri…

09:31 | 14/02/2026
LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Gazi lotsjellës pranë Xhamisë së Namazgjasë/ Vijojnë përplasjet me policinë
Kryesore

Gazi lotsjellës pranë Xhamisë së Namazgjasë/ Vijojnë përplasjet me policinë

by mirseda
20:21 | 20/02/2026
0

Teksa protesta e Partisë Demokratike vijon në ambientet e kryqëzimit të Rrugës së Elbasanit, policia është përgjigjur...

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, ish-kandidatja për deputete e PD lëndohet në kokë

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, ish-kandidatja për deputete e PD lëndohet në kokë

20:12 | 20/02/2026
Nga molotovët te makina e policisë në flakë/ Çfarë ndodhi pas fjalimit të Berishës

Nga molotovët te makina e policisë në flakë/ Çfarë ndodhi pas fjalimit të Berishës

20:00 | 20/02/2026
Berisha me maskë kundragaz/ Demokratët marshojnë drejt Parlamentit pas tensioneve

Berisha me maskë kundragaz/ Demokratët marshojnë drejt Parlamentit pas tensioneve

19:56 | 20/02/2026
Berisha mbaron fjalimin e tij, nis hedhja e molotovëve dhe fishekzjarrëve drejt Kryeministrisë

Berisha mbaron fjalimin e tij, nis hedhja e molotovëve dhe fishekzjarrëve drejt Kryeministrisë

19:42 | 20/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com