E mërkurë, 28 Korrik, 2021
22.5 C
Tirana

 Dieta e shëndetshme, parandalim për sëmundjet e gjakut dhe tumoret

Të dish të ushqehesh do të thotë të dish të parandalosh sëmundje. Sipas dietologëve, “të konsumosh në mënyrë të vazhdueshme ushqime me origjine vegjetale, me një tavolinë sa më të pasur me fruta dhe perime, sallata dhe cereale jo të rafinuara në mënyrë industriale”. Kjo është këshilla satndarte lidhur me parandalimin e kancerit. Ushqimet me natyre vegjetale aktivizojnë funksione të ndryshme të qelizave si dhe atyre të sistemit imunitar, dhe ky aktivizim arrin deri në funksionet hormonale dhe metabolike. Më poshtë po rradhisim disa rregulla mbi mënyrat se si mund të shtrojmë një tavolinë të pasur në mënyrë që jo vetëm të shijojmë një menu të shijshme, por edhe të shmangni sëmundjet e ndryshme e veçanërisht kancerin.

Dieta dhe niveli i insulinës

Objektivi dhe synimi kryesor i dietës së propozuar ka të bëjë me reduktimin e nivelit të insulinës në gjak. Insulina ndikon në rritjen e nivelit të hormoneve seksuale dhe faktorit të rritjes të tipit të parë. Po ashtu sjell edhe nivel të lartë të plazmës dhe të gjitha këto parametra të cilat kanë ndryshuar nivelin e tyre në gjak mund të shkaktojnë lloje të ndryshme të kancerit. Niveli i insulinës normalisht rritet pas çdo vakti, aq më tepër kur ushqimi i konsumuar në një vakt është tepër i rënduar në cilësi dhe sasi, me sheqerna të tretshme në mënyrë të përshpejtuar, prandaj pas një dreke të pasur niveli i glicemisë rritet në mënyrë të ndjeshme. Në fakt, funksioni i insulinës është për të nxitur futjen e glukozit në qeliza, dhe pankreasi prodhon insulinë sa herë që niveli i glicemisë rritet. Ky funksion i insulinës është i kushtëzuar nga prania e mbidhjamosjes së membranave të qelizave, që shkaktohet nga konsumimi i shumë produkteve të djathërave dhe mishi jashtë një diete normale. Edhe proteinat, e veçanërisht proteinat me prejardhje shtazore, favorizojnë një prodhim të bollshëm të insulinës dhe hormonit të rritjes. Për të mbajtur nivele të ulëta të insulinës dhe të hormonit të rritjes do të ishte e nevojshme të reduktohej: marrja e kalorive çka do të thotë që duhet të hamë më pak, të ulet konsumimi i ushqimeve që rrisin nivelin e glicemisë, të reduktohet marrja e produkteve dhjamore dhe të yndyrshme, si dhe të shmanget marrja në sasi të lartë e proteinave me origjinë shtazore.

Yndyrnat dhe kaloritë e tepërta

Strategjia e emërtuar “Diana” ka të bëjë me reduktimin e furnizimit me kalori, duke konsumuar ushqime sa me të pasura me vitamina dhe proteina e karbohidrate në sasinë e nevojshme, në mënyrë që të mos provokojë mbingopjen e qelizave me kalori. Prandaj produktet natyrore dhe më pak ato të rafinuara të prodhuara në mënyrë industriale, nga njëra anë furnizojnë me energji dhe lëndë ushqyese dhe nga ana tjetër përmbajnë pak yndyrna që do të thotë pak kalori. Truku konsiston në gjetjen dhe zbatimin e një mënyre të duhur gatimi për cerealet dhe perimet në mënyrë që shija të shoqërohet edhe me përthithjen në gjak të shumë përbërësve të rëndësishëm për organizmin.

Ushqime që pengojnë evoluimin e kancerit

Lexo edhe :   Si të luftojmë alergjinë me ushqime e jo me ilaçe

Shoqëria Amerikanë e Kancerit ka theksuar se domatet kanë shumë antioksidantë të domosdoshëm për organizmin. “Ato nuk mund të ndryshojnë sëmundjen te ata që vuajnë nga kanceri por ato mund të ndikojnë në përmirësimin dhe lehtësimin e gjendjes së tyre shëndetësore. Pacientët që hanë çdo ditë fruta dhe perime gëzojnë një gjendje më të lehtësuar, duke e mbrojtur veten nga evoluimi i përshpejtuar i sëmundjes.” – shprehet Marji Mçullough, drejtor i Epidemiologjisë së Përbërësve Ushqimorë në këtë shoqatë. Domatet dhe produktet e ndërtuara mund të reduktojnë rrezikun e përhapjes së shumë llojeve të kancerit, por rekomandohet si bashkëngjitje e një diete të pasur në varietete të ndryshe perimesh dhe frutash.

Lexo edhe :   Si të luftojmë alergjinë me ushqime e jo me ilaçe

Proteinat dhe prodhimi i insulinës në gjak

Proteinat janë një faktor i rëndësishëm që favorizon prodhimin e insulinës dhe të hormonit të rritjes. Hormoni i rritjes favorizohet veçanërisht nga proteinat që përmban qumështi. Vegjetarianët të cilët nuk hanë vezë apo qumësht na fakt zotërojnë një nivel më të ulët të hormonit të rritjes se vegjetarianët që nuk hanë mish. Një pjatë me zarzavate dhe cereale do të mjaftonte për t’i dhënë organizmit aminoacidet e nevojshme pa rritur nivelin e insulinës apo të hormonit të rritjes. Konsumi i sotëm i proteinave nga popullata është rreth dy herë më i lartë se sasia që i nevojitet organizmit. Për të gatuar me produkte sa më të dobishme dhe ushqyese është e këshillueshme të përdoren vajra bimore, veçanërisht vaji i ullirit.

Frutat pengojnë evoluimin e kancerit

Shoqëria Amerikanë e Kancerit ka theksuar se domatet kanë shumë antioksidantë të domosdoshëm për organizmin. “Ato nuk mund të ndryshojnë sëmundjen te ata që vuajnë nga kanceri por ato mund të ndikojnë në përmirësimin dhe lehtësimin e gjendjes së tyre shëndetësore. Pacientët që hanë çdo ditë fruta dhe perime gëzojnë një gjendje më të lehtësuar, duke e mbrojtur veten nga evoluimi i përshpejtuar i sëmundjes”, shprehet Marji Mçullough, drejtor i epidemiologjisë së përbërësve ushqimorë në këtë shoqatë. Domatet dhe produktet e ndërtuara mund të reduktojnë rrezikun e përhapjes së shumë llojeve të kancerit, por rekomandohet si bashkëngjitje e një diete të pasur në varietete të ndryshe perimesh dhe frutash. Për momentin kjo është një shpresë më tepër në gjetjen e një çelësi për të ecur në luftën kundër kancerit.

Lëvorja e mandarinës, ilaç kundër kancerit

Shkencëtarët britanikë janë aq të impresionuar me ndikimin e përmbajtjes nga lëvorja e mandarinës, sa që e kanë patentuar zbulimin e tyre, duke hapur fabrikë për prodhimin natyror të ilaçit kundër kancerit. Lëvorja e mandarinës do të mund të ndihmonte në luftën kundër tumorit. Në fakt, qelizat e kancerit të njeriut, të cilat përmbajnë enzimën P450 CYP1B1, janë të dëmtuara me substancën salvestrol Q40, të cilën e përmban lëvorja e mandarinës, kanë publikuar shkencëtarët e Leicester School of Pharmacy. Ky zbulim do të mund të sillte deri tek mënyrat e reja të shërimit të kancerit të gjirit, mushkërive dhe vezoreve. Shkencëtarët përmendin se ky është vetëm hapi i parë drejt zbulimit të ilaçit, i cili në treg do të mund të paraqitej për pesë deri në shtatë vjet./ Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si mund të shmangen epidemitë

Numri i vdekjeve të raportuara nga COVID-19 ka kaluar 4 milionë, sipas Universitetit Johns Hopkins që regjistron infektimet dhe vdekjet. Në 100 vitet e...

Politikani lituanez dënohet me burg për spiunim për Rusinë

Një gjykatë në Lituani dënoi politikanin Algirdas Paleckis me gjashtë vjet burgim, pasi e shpalli fajtor për spiunim për Rusinë. Gjykata e rrethit Siauliai vendosi...

Lëkundje sizmike me magnitudë 4.1 në Shqipëri

Lëkundje sizmike janë regjistruar mbrëmjen e sotme në vendin tonë. Sipas statistikave të publikuara nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit, tërmeti me...

Zgjedhje të parakohshme? Haradinaj: Qeveria Kurti nuk do të zgjasë shumë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se qeveria e Albin Kurtit nuk do të zgjasë shumë, duke paralajmëruar se në...

I pandehur me ish-ministrin Tahiri/ Rrëzohet kërkesa e Jaeld Çelës për liri

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka rrëzuar  kërkesën e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Jaeld Çela, për lirimin nga...