Numërimi i votave të Diasporës po vijon pa u ndërprerë ndërsa denoncime të shumta për manipulime votash janë publikuar nga opozita ose janë konstatuar nga mediat. Video ku po numërohen votat e Diasporës për qarkun e Shkodrës janë parë shumë fleta votimi në tokë dhe jo në tavolina si zakonisht.
Mësohet se këto vota ose kanë dalë tepër ose nuk kanë asnjë lloj vlere. Në faqen e KQZ për këtë qark rezulton se janë numëruar mbi 400 zarfe më shumë sesa zarfe të ardhura nga Diaspora.
Në tabelën më poshtë, që i referohet statistikave për Qarkun e Shkodrës, KQZ thotë kanë mbërritur 13533 zarfe nga diaspora, por në krah të kësaj shifre, paraqitet një e dhënë tjetër që thotë se janë numëruar për këtë qark 13959 vota.