Në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER) që nga 11 janari deri sot kanë bërë kërkesë për t’u regjistruar, për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, shtetas 246,582 shqiptarë.
Këto janë shifrat e fundit të bëra publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndërsa aplikimi do të jetë i hapur deri më datë 4 mars.
Sipas të dhënave të KQZ-së janë miratuar 200,000 kërkesa dhe janë refuzuar 41,356 të tilla.
5,225 aplikime janë ende në shqyrtim.
Kërkesat për regjistrime janë nga vende të ndryshme të botës. Numri më i lartë i kërkesave për regjistrim është nga Italia me 122,551, e ndjekur nga Greqia me 87,538, Gjermania me 31,485.
Procesi për regjistrimin në Platformën Elektronike të Zgjedhësve (PER) ka filluar në 11 janar dhe do të zgjasë deri në datën 4 mars.