Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Dialogu me Greqinë/Aleksandri i Madh ʽarratisetʼ nga Maqedonia

8 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha
Dialogu me Greqinë/Aleksandri i Madh ʽarratisetʼ nga Maqedonia

Drejtuesit e institucioneve kanë nisur me zbatimin e masave për ndërtimin e raporteve të fqinjësisë së mirë me Greqinë, si pjesë e procesit për zgjidhjen e kontestit të emrit të Maqedonisë.

Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë” ka filluar me zëvendësimin e tabelave të autostradës në drejtim me Greqinë që mbante emrin “Aleksandri i Madh”, heroit të dy vendeve, ndërsa së shpejti do të nisë vendosja e tabelave me emrin e ri “Miqësia”.

Vendimi për këtë ishte marrë gjatë takimit të dy kryeministrave, Zoran Zaev dhe AlexisTsipras në Davos të Zvicrës, në kuadër të Forumit Botëror Ekonomik. Një hap i këtillë është vlerësuar pozitivisht nga Athina, duke e parë si dëshmi se Maqedonia po heq dorë, sipas tyre, nga irredentizmi.

Një vajzë kalon pranë shenjës ku shkruan “Aleksandri i Madh”, në aeroportin ë Shkup. 19 shkurt, 2018

Ndryshe, që nga takimi i mbajtur në Davos muajin e kaluar dhe takime të ministrave të Punëve të Jashtme këtë muaj në Vjenë dhe Sofje, zhvillime tjera nuk ka pasur mes drejtuesve të të dy vendeve.Pozicionet mbetet të njëjta. Pala greke insiston në zgjidhje që njihet si “Erga Omnes”, e cila nënkupton emër të ri të Maqedonisë për përdorim të përgjithshëm, si brenda ashtu edhe jashtë vendin.

Kjo do të nënkuptonte edhe ndryshimin e Kushtetutës, por edhe të identitetit, gjuhës, akronimeve dhe çështjeve tjera që janë pjesë e preambulës dhe definimit të shtetit. Por, pala maqedonase kërkon që përveç emrit, gjithçka tjetër të mbetet në kuadër të Kushtetutës aktuale, apo mosndryshimit të saj.

Opozita nga ana tjetër mbetet në qëndrimin se zgjidhja nuk duhet të rrezikojë interesat nacionale e shtetërore, por thotë se do të jetë pjesë e procesit për të mos e akuzuar më pas si fajtore e dështimeve eventuale.“Ne nuk do të lejojnë që dështimin eventual dikush ta arsyetojë me qëndrimet tona, por nuk do të jemi edhe pjesë e zgjidhjeve që nuk do të jenë të dinjitetshme dhe që nuk do të jenë në përputhje me interesat e qytetarëve.

Nga takimi i fundit që kishim me përfaqësuesit e institucioneve, nuk mund të them nëse kryeministri i përmbahet qëndrimeve të njëjta, pasi kemi një kakofoni komentesh nga zyrtarët, pra kemi qëndrime të ndryshme. Fillimisht u tha se do të ketë referendum, pastaj u tha se referendumi do të shtyhet që përsëri të kthehen në qëndrimin për mbajtjen e tij”, ka deklaruar kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.Megjithatë, njohësit e çështjeve politike nuk besojnë se do të vjen deri tek ndryshimi i Kushtetutës dhe se zvarritja apo heshtja mes palëve ka të bëjë me gjetjen e një emri të pranueshëm, pa prekur çështjen tjera që janë pjesë e debatit.

“Mendoj se negociatat që po zhvillohen për momentin për emrin janë në drejtim që ne të mos bëjnë asnjë lëshim sa i përket Kushtetutës. Mendoj se formulimi i zgjedhjes po bëhet me shumë kujdes, andaj edhe po zgjat procesi i gjetjes së zgjidhjes”, thotë analisti politik, Mitko Gaxhovski.

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev në disa paraqitje para mediave ka thënë se zgjidhja për emrin mund të pritet në gjysmën e parë të këtij viti, ndërsa ka paralajmëruar edhe kyçje intensive të përfaqësuesve ndërkombëtarë, shkruan rel. Në këtë kuadër shihet edhe vizita e tij në Gjermani dhe takimi me kancelaren, Angela Merkel.

Tags: aleksandri i madhceshtjae emritGreqinëʽarratisetʼMaqedonia

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Presidenti i Iranit: Disa vende ndërmjetësojnë për fundin e luftës me SHBA dhe Izraelin
Aktualitet

Presidenti i Iranit: Disa vende ndërmjetësojnë për fundin e luftës me SHBA dhe Izraelin

16:16 | 06/03/2026
Sulmi me dron ndaj bazës britanike, Akrotiri në Qipro kthehet në “qytet fantazmë”
Rajoni

Sulmi me dron ndaj bazës britanike, Akrotiri në Qipro kthehet në “qytet fantazmë”

09:48 | 06/03/2026
Next Post
Video-mesazh/Bossi i Milanit u përgjigjet akuzave: Po dëmtoni familjen time

Video-mesazh/Bossi i Milanit u përgjigjet akuzave: Po dëmtoni familjen time

Video/Pakti i errët me Karamanlis; Si i shiti Berisha 350 km hapësirë detare

Video/Pakti i errët me Karamanlis; Si i shiti Berisha 350 km hapësirë detare

Foto/Festa e Messit dhe Iniestas bëhet hit në rrjetet sociale

Foto/Festa e Messit dhe Iniestas bëhet hit në rrjetet sociale







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026




TË FUNDIT

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit
Bota

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

by mirseda
22:46 | 07/03/2026
0

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha në një fjalim të shtunën në mbrëmje se Izraeli dhe Shtetet e...

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

22:33 | 07/03/2026
Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

22:10 | 07/03/2026
Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

21:57 | 07/03/2026
Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad

Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad

21:39 | 07/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com