Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Diabeti/ Problemet që shkakton në sy dhe trajtimi

8 vjet ago
in Të Gjitha
Diabeti/ Problemet që shkakton në sy dhe trajtimi

Një nga komplikacionet më të shpeshta të diabetit që shfaqet pothuajse tek  50% e pacientëve është retinopatia diabetike. Dëmtimet fillestare shoqërohen me dëmtimin e mureve të enëve të vogla të gjakut, formimin e mikroaneurizmave dhe rritjen e përshkueshmërisë së tyre me pasojë përhapjen e lëngjeve në retinë, duke shkaktuar edem dhe gjakderdhje. Me avancimin e retinopatisë, ndodh edhe bllokimi gradual i kapilarëve, e si pasojë edhe iskemia e retinës. Në këtë fazë rritet prodhimi në retinë i disa faktorëve që çojnë në formimin e neovaskolarizimeve që shkaktojnë hemorragji dhe proliferime fibrovaskolare, të cilat mund të shkëpusin retinën dhe të çojnë deri në verbim.

Stela Ceca, mjeke okuliste, tregon për Shëndeti Online se 50% e pacientëve të diagnostikuar me diabet pas moshës 30 vjeç, pas 10 vitesh shfaqin komplikacione të syrit diabetik, dhe pas 20 vitesh kjo prevalencë shkon në deri 90%, ndërkohë që thekson se pjesa më e madhe e pacientëve me retinopati diabetike janë ata me tip II.

Teksa flet për simptomat, ajo bën thirrje që çdo pacient me diabet, duhet t’i nënshtrohet vizitave okulistike. Në rastin e diabetit të tipit 1, ekzaminimi i parë i fundusit duhet të bëhet brenda 3-5 vite nga diagnoza e diabetit, ndërsa në rastin e pacientëve me diabet të tipit 2, ekzaminimi i parë duhet bërë që në momentin e parë të diagnostikimit.

Cilat janë dëmtimet që shkakton diabeti në sy?

Diabeti dëmton sistemin mikrovaskular që ushqen retinën (dritën e syrit), dhe njihet me emrin Retinopati Diabetike (RD). Çdo gjë që shohim projektohen në retinë, nga ku më pas përcillen drejt trurit në formë të impulseve elektrike. Syri ynë funksionon si një aparat fotografik dhe retina luan rolin e filmit në të cilën stampohen imazhet. Për të funksionuar në mënyrë të rregullt, retina ka nevojë për një furnizim të rregullt me gjak që mundësohet nga një rrjet enësh të vogla gjaku. Dëmtimet fillestare shoqërohen me dëmtimin e mureve të enëve të vogla të gjakut (kapilareve),formimin e  mikroaneurizmave (zgjatje në formë qeske të murit të kapilarëve) dhe rritja e përshkueshmërisë së tyre me pasojë përhapjen e lëngjeve në retinë duke shkaktuar edem (trashje e retinës), eksudate dhe gjakderdhje. Në këtë fazë kemi të bëjmë me formën jo proliferative.

Me avancimin e retinopatisë ndodh bllokimi gradual i kapilarëve dhe si pasojë iskemia e retinës. Në këtë fazë rritet prodhimi në retinë i disa faktorëve që çojnë në formimin e neovaskolarizimeve ( enë gjaku anormale me mure të holla që çahen shumë lehtë) që shkaktojnë hemorragji dhe proliferime fibrovaskolare, të cilat mund të shkëpusin retinën dhe të çojnë deri në verbim.

Sa përqind e pacientëve me diabet preken nga retinopatia diabetike?

Retinopatia diabetike përbën një nga komplikacionet më të shpeshta të diabetit dhe shfaqet në 35-50 % të tyre. Diabeti dëmton sistemin mikrovaskular jo vetëm në sy por edhe në tru, zemër dhe veshka, por okulisti është i vetmi që përmes ekzaminimit të Fundus Okuli mund të shoh direkt se si janë enët e gjakut dhe të përcaktojë nivelin e dëmtimit të tyre. Prandaj çdo mjek diabetolog i këshillon pacientët e tij që të shkojnë tek okulisti për të bërë vizitën. Në vendin tonë, për shkak se mungon kultura e kontrollit mjekësor rutinë, ndodh shpesh që diagnoza e diabetit të bëhet nga okulisti për shkak se pacienti paraqitet më parë atje sepse ka probleme me shikimin.

A janë njësoj të rrezikuar si pacientët me diabet të tipi I po ashtu edhe ata me diabet të tipit II?

Diabeti i tipit 1 përbën vetëm 10-15 % të diabetikëve, ndërkohë që 85 % janë me diabet të tipi 2, për këtë arsye pjesa më e madhe e pacientëve me retinopati diabetike i përket tipit të 2. Të dyja format e diabetit shoqërohen me retinopati diabetike, me diferencën që në tipin 1 preket më tepër retina periferike dhe pacientët rrezikojnë më tepër humbjen e shikimit nga komplikimet e retinopatisë proliferative, ndërsa në tipin 2 preket më shpesh makula që është pjesa qendrore e retinës.

Cilët janë faktorët e rrezikut për shfaqjen e retinopatisë diabetike ?

Faktori kryesor është kohëzgjatja e diabetit. Pacientët me diabet të diagnostikuar pas moshës 30 vjeç në 50% të rasteve do shfaqin RD pas 10 vjetësh dhe pas 20 vitesh kjo prevalencë shkon ne 90%.

Faktorë të tjerë që kontribuojnë në progresionin e RD janë jo vetëm mos mbajtja brenda vlerave normale të glikemisë, por edhe vlerat e larta të presionit arterioz, të yndyrave në gjak dhe nefropatia.

Cilat janë simptomat e retinopatisë diabetike?

Në të shumtën e rasteve retinopatia diabetike në fazën fillestare nuk shoqërohet me asnjë simptomë. Pacientët paraqiten tek okulisti atëherë kur është prekur makula, pjesa qendrore e retinës dhe për rrjedhojë u është dëmtuar pjesa qendrore e shikimit ose kur kanë pësuar komplikacionet e një formë të avancuar me gjakderdhje në trupin qelqor dhe si pasojë, uljen e menjëhershme të shikimit në një pjesë apo në të gjithë fushën e shikimit.

Çfarë ekzaminimesh duhet të bëjnë këta pacientë për të ditur nëse janë të prekur nga retinopatia diabetike?

Të gjithë pacientët diabetik duhet t’i nënshtrohen vizitës okulistike të plotë, duke i kushtuar vëmendje më të veçantë ekzaminimit të fundit të syrit. Në rast se është e nevojshme, okulisti i këshillon pacientit ekzaminime më të detajuara, si angiografia me fluoresheine dhe OCT, që ndihmojnë për të kuptuar më mirë gravitetin e retinopatisë dhe në zgjedhjen e terapisë më të përshtatshme. Ekzaminimi i fundusit të syrit duhet të kryhet patjetër tek të gjithë pacientët me diabet, edhe pse ata mendojnë që shikojnë mirë, pasi, kur ata ta ndiejnë uljen e pamjes, mund të jetë shumë vonë për trajtimin e sëmundjes.

Sa herë në vit duhet të bëjnë vizitën tek okulisti këta pacientë?

Në rastin e diabetit të tipit 1, ekzaminimi i parë i fundusit duhet të bëhet brenda 3-5 vite nga diagnoza e diabetit, ndërsa në rastin e pacientëve me diabet të tipit 2, ekzaminimi i parë duhet bërë që në momentin e parë të diagnostikimit. Kontrollet bëhen çdo vit nëse ekzaminimi i parë rezulton pa shenja të retinopatisë diabetike. Në rast se pacientit i diagnostikohet retinopatia diabetike, atëherë, në bazë të formës dhe gravitetit të saj, vizitat e tjera mund të bëhen pas 3-6 ose 12 muajsh.

A mund të parandalohet retinopatia diabetike?

Rezultatet e studimeve të bëra demonstrojnë që mbajtja nën kontroll e glicemisë dhe e gjithë atyre faktorëve të rrezikshëm që përmendëm më lart, kontribuojnë në parandalimin e retinopatisë diabetike dhe në përmirësimin ose stabilizimin e saj në rast se ajo është e pranishme. Prandaj është shumë i rëndësishme një bashkëpunim efikas midis okulistit, diabetologut dhe mjekut të familjes.

Si mund të trajtohet kjo sëmundje?

Një nga trajtimet më të hershme, akoma shumë efikase dhe e aplikueshme edhe aktualisht, është fotokoagulimi  me lazër që konsiston në djegien e zonave iskemike ose të anomalive vaskulare, që mund të shkaktojnë gjakderdhje ose edem të pjesës qendrore të retinës. Qëllimi është të ndalohet progresioni, të ruhet qartësia e pjesës qendrore të shikimit  dhe të parandalohen komplikimet më të vështira. Vitet e fundit jemi duke aplikuar edhe trajtimin nëpërmjet injektimit në sy (në trupin qelqor) një herë në muaj të medikamenteve anti -VEGF që pengojnë zhvillimin e neovazave dhe janë shumë efikase në uljen e edemës dhe për rrjedhojë kontribuojnë në përmirësimin e shikimit. Të gjitha këto trajtime nuk do të kenë efektin e dëshiruar nëse nuk mbajmë nën kontroll gliceminë me anë të mjekimit të rregullt në kohë. Për këtë arsye, për fat të keq, në vendin tonë akoma një pjesë jo e vogël pacientësh i nënshtrohen ndërhyrjes kirurgjikale.

Tags: diabetiproblemeshkaktonsy

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Next Post
E turpshme, tifozët e Flamurtarit sulmojnë lojtarët e Vllaznimit (Video)

E turpshme, tifozët e Flamurtarit sulmojnë lojtarët e Vllaznimit (Video)

Bush: Trump po turpëron Amerikën në sytë e botës

Bush: Trump po turpëron Amerikën në sytë e botës

Verstappen i qëndron besnik “Red Bull”-it

Verstappen i qëndron besnik “Red Bull”-it

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Mbyllet afati për drejtuesin e ri të BKH, zbardhen disa nga emrat që garojnë
Aktualitet

Mbyllet afati për drejtuesin e ri të BKH, zbardhen disa nga emrat që garojnë

by mirseda
10:56 | 07/06/2025
0

Mbyllet afati për drejtuesin e ri të BKH, zbardhen disa nga emrat që garojnë, fati i kandidatëve...

Këshilli Bashkiak mblidhet më 10 qershor, pritet shkarkimi i Veliajt

Këshilli Bashkiak mblidhet më 10 qershor, pritet shkarkimi i Veliajt

10:45 | 07/06/2025
PD në udhëkryq, Spahiu zbulon 3 skenarë të krizës së brendshme

PD në udhëkryq, Spahiu zbulon 3 skenarë të krizës së brendshme

10:40 | 07/06/2025
KLSH denoncon vonesat, AKSHI hesht

KLSH denoncon vonesat, AKSHI hesht

10:34 | 07/06/2025
Tifozët kuq e zi nga Kosova dhe Lugina e Preshevës për të përkrahur kombëtaren

Tifozët kuq e zi nga Kosova dhe Lugina e Preshevës për të përkrahur kombëtaren

10:03 | 07/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com