Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Dhurata e Papës për Erdogan: Medalion i “engjëllit të paqes”

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Dhurata e Papës për Erdogan: Medalion i “engjëllit të paqes”

Presidenti turk Erdogan është pritur me protesta sot në vizitën e tij në Vatikan. Aty u mbajt edhe takimi kokë më kokë mes presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe liderit shpirtëror të katolikëve, Papa Françeskut.Pra mbërritjes me shume se 15- vetë kanë protestuar me thirrje kundër tij dhe veprimeve terroriste të Turqisë, si kërcenim për paqen.      Policia ka ndërhyre dhe ka shpërndare turmën duke berë edhe disa shoqërime.

Papa priti presidentin Erdoğan në hyrjen e Sallës së Bibliotekës në Pallatin Apostolik, ku lideri i botës katolike pret mysafirët.

“Ju faleminderit për kujdesin”, është shprehur presidenti Erdoğan, ndërkohë që edhe papa ka falënderuar presidentin turk për vizitën.

Erdoğan dhe Papa Françesku shtrënguan duart para përfaqësuesve të mediumeve, ndërsa më pas kaluan në Sallën e Bibliotekës, ku po mbajnë takimin kokë më kokë, i cili zhvillohet në dyer të mbyllura për mediumet.

Mediat italiane raportojnë se takimi ka zgjatur 50 minuta. Ndërkohe ka renë në sy dhurata me një mesazh shume të fortë që Papa i ka dhënë Erdoganit.

Ai i ka dhuruar një medalion si simbol te paqes. “Ky është engjëlli i paqes qe mbyt demonin e luftës. Është simbol i botës të bazuar në paqe dhe drejtësi”- i ka thënë Papa.Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, para nisjes në Vatikan, është shprehur se vizitën në këtë vend e shikon si një mundësi të rëndësishme nga pikëpamja për të tërhequr vëmendjen në vlerat e përbashkëta njerëzore dhe për dhënien e mesazheve të miqësisë dhe paqes, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan ka bërë të ditur se kjo vizitë është e para që pas vizitës së presidentit Celal Bayar në vitin 1959. Ai ka vënë në dukje se Papa Françesku që nga viti 2013 kur është zgjedhur lideri i botës së krishterë e deri tani ka ndjekur një rol goxha aktiv dhe ka marrë përshëndetjen e opinionit ndërkombëtar për të gjitha iniciativat që lidhen me çështjet në pjesë të ndryshme të botës.“Edhe ne gjithashtu e mirëpritëm në veçanti qëndrimin e tij për Kudsin. Qëndrimet e tij pozitive me të vërtetë ishin të rëndësishme për të na treguar se çfarë mund të bëjë si udhëheqës fetar i botës së krishterë. Në bisedimet me Papa Françeskun do të diskutojmë çështjet për Palestinën, Kudsin, Sirinë, Irakun, luftën kundër terrorizmit, problemet e refugjatëve dhe ndihmat humanitare. Gjithashtu do të shkëmbejmë pikëpamjet edhe në çështjen për armiqësinë në rritje kundër Islamit në botën perëndimore dhe luftën kundër racizmit kulturor”, tha Erdoğan.

Ai ka shtuar më tej se “Nuk ka dallim në mes të sulmeve të tilla raciste nga veprimet e organizatave terroriste. Është e domosdoshme që një qëndrim vendimtar të ekspozohet në këtë proces të rrezikshëm, siç janë sulmet ndaj xhamive, vendeve të punës së myslimanëve, si dhe në Arakan, ku herë pas here, këto sulme janë në dimensionin e spastrimit etnik. Turqia është bërë një vend strehimi për të gjithë ata që kanë vuajtur për shekuj nga persekutimi për shkak të besimit të tyre. Sot, të gjithë besimtarët në vendin tonë jetojnë së bashku në paqe. Ata mund të përmbushin lirisht adhurimin e tyre pa kufizime dhe pa asnjë problem. Ne jemi të përkushtuar për të mbrojtur dhe forcuar këtë mjedis të lirisë. Unë besoj se vizita ime në Vatikan do të jetë e dobishme në këtë drejtim”.Në lidhje me takimet që do të zhvillojë me presidentin italian, Sergio Mattarella dhe kryeministrin Paolo Gentiloni, presidenti i Turqisë ka theksuar se “Marrëdhëniet tona dypalëshe janë në një nivel të shkëlqyeshëm, ne jemi një vend miqësor ku kemi pikëpamje të përbashkëta përballë problemeve rajonale. Ne po punojmë së bashku për paqen dhe stabilitetin e pellgut të Mesdheut. Si dy aleatë të NATO-s, ne kontribuojmë në sigurinë e njëri-tjetrit. Do të diskutojmë për marrëdhëniet tona dypalëshe në fushat e ekonomisë dhe të mbrojtjes. Ne do të informojmë për veprimet e vendit tonë kundër organizatave terroriste DEASH dhe PKK-YPG. Ne gjithashtu do të shqyrtojmë zhvillimet aktuale rajonale si Siria, Iraku, Libia, luftën kundër terrorizmit dhe si dhe çështjet aktuale si Kudsi. Ne do të ndajmë me ta sukseset e arritura në operacionin “Dega e Ullirit”, të cilën e kemi nisur për të pastruar elementët e terrorit në Afrin”. Rreth operacionit “Dega e Ullirit” Presidenti Erdoğan u shpreh se në kuadër të operacionit janë neutralizuar 935 terroristë.

 

Tags: dhurataengjëlliterdoganMedalionPapëspaqes

TË LIDHURA

Shefi i NATO-s, Mark Rutte vizitë nesër Kiev/ Pritet të mbajë fjalim në parlamentin ukrainas
Bota

Shefi i NATO-s, Mark Rutte vizitë nesër Kiev/ Pritet të mbajë fjalim në parlamentin ukrainas

21:07 | 02/02/2026
Netanyahu paralajmëron: Kush na sulmon, do përballet me pasoja, Izraeli gati
Bota

Netanyahu paralajmëron: Kush na sulmon, do përballet me pasoja, Izraeli gati

20:25 | 02/02/2026
Zelensky para bisedimeve me Rusinë: Mundësi reale për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme
Bota

Zelensky para bisedimeve me Rusinë: Mundësi reale për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme

18:43 | 02/02/2026
Next Post
Profil/Kush është Ardi Veliu, drejtori që spostoi Haki Çakon

Profil/Kush është Ardi Veliu, drejtori që spostoi Haki Çakon

E tradhtoi, gruaja zhdëp në dru burrin

E tradhtoi, gruaja zhdëp në dru burrin

Dhurata e Papës për Erdogan: Medalion i “engjëllit të paqes”

Skandal në Vatikan me ulesën e Erdoganit?







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026




TË FUNDIT

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera
Aktualitet

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

by mirseda
21:38 | 02/02/2026
0

Konflikti mes dy aksionerëve të Aeroportit të Vlorës është ashpërsuar më tej, teksa Behgjet Pacolli ka denoncuar...

Shefi i NATO-s, Mark Rutte vizitë nesër Kiev/ Pritet të mbajë fjalim në parlamentin ukrainas

Shefi i NATO-s, Mark Rutte vizitë nesër Kiev/ Pritet të mbajë fjalim në parlamentin ukrainas

21:07 | 02/02/2026
Policia kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

Policia kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

20:39 | 02/02/2026
Netanyahu paralajmëron: Kush na sulmon, do përballet me pasoja, Izraeli gati

Netanyahu paralajmëron: Kush na sulmon, do përballet me pasoja, Izraeli gati

20:25 | 02/02/2026
Aksident në Pukë–Qelëz, makina në greminë, shoferi në spital

Aksident në Pukë–Qelëz, makina në greminë, shoferi në spital

20:19 | 02/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com