Para pak minutash klubi i Skënderbeut ka postuar në faqen zyrtare në Facebook një video, ku ironizon policinë e shtetit. Kjo e fundit, në lidhje me ngjarjen e turpshme të Fushë-Krujës, ku Vangjeli, Toskiç dhe Jon u goditën para ndeshjes, është shprehur se nuk është e vërtetë që ka pasur dhunë.
Klubi korçar ka zgjedhur të ironizojë me policinë me një sekuencë nga filmi “Lulëkuqet mbi mure” dhe me batutën e famshme: “Ja pra, krisma nuk ka pasur”.
Ja çfarë shkruan klubi korçar:
Reagim qesharak i policisë!
Ja pra krisma nuk ka pasur… Kurse Dhunuesi kërkon prova nga i dhunuari. Ndodh edhe kjo.