Një episod i shëmtuar ka ndodhur në fundin e takimit mes Lugano dhe Sion, të fituar nga miqtë me rezultat 1-2. Presidenti i Sion Christian Costantini, ku bëjnë pjesë futbollisti i kombëtares Ermir Lenjani dhe Paolo Tramezzani, ka dhunuar komentatorin sportiv i cili kishte ndjekur këtë takim. Momente të sulmit ndaj komentatorit Rolf Fringer janë filmuar nga kamerat në stadium dhe janë prova të pakundërshtueshme për këtë sjellje të paprecedentë të presidentit të klubit.
Këto ishin fjalët e Costantini-t mbas përplasjes që pati me komentatorin sportiv: “Më trajtoi shumë keq dhe më kritikoi duke më etiketuar qesharak. Kështu gjeta këtë mënyrë për ta zgjidhur këtë problem. E mbërtheva dhe e godita në krah. Kur të sulmojnë, duhet të mbrohësh.”
Finger është shprehur i traumatizuar se si mund të dhunohet një njeri i sportit, vetëm se nuk i pëlqejnë kritikat ndaj tij, aq më e rendë sepse këtë veprim e bën një president klubi.
Ndërkohë Federata Zviceriane e Futbollit ka nisur procedim disiplinorë kundër presidentit të Sion, duke u bazuar në pjesor filmike dhe në deklaratën e agresorit.