Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tiranë, ku një 75-vjeçare, e identifikuar me inicialet M.K., ka goditur me një send të fortë nusen e djalit të saj, pas një konflikti të çastit.
Sipas njoftimit të policisë, e moshuara ka tentuar gjithashtu të godasë nusen edhe me një mjet prerës, por pa pasoja të rënda. Fatmirësisht, situata është neutralizuar pa eskaluar më tej.
“Referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. K., 75 vjeçe, sepse pas një konflikti të çastit, ka goditur me një send të fortë bashkëshorten e djalit të saj dhe ka tentuar ta godasë me mjet prerës”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.
Ngjarja është në hetim nga autoritetet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë akt dhune familjare.
Njoftimi i plotë i Policisë:
“Referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. K., 75 vjeçe, sepse pas një konflikti të çastit, ka goditur me një send të fortë bashkëshorten e djalit të saj dhe ka tentuar ta godasë me mjet prerës’, njofton policia.