Arrestohen dy persona, procedohen pesë dhe shpallet në kërkim një tjetër në Fier për vepra të ndryshme penale. Mësohet se dy persona janë arrestuar pasi njëri prej tyre posedonte një shkop metalik, ndërsa tjetri ka ushtruar dhunë në familje.
Në gjendje të lirë janë proceduar pesë persona për veprat penale qëllimi në ajër me armë pa leje, vjedhja, dhuna në familje si dhe drejtimi i mjetit në gjendje të dehur. Gjithashtu një person është shpallur në kërkim pasi ka kanosur më fjalë një person.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Komisariati i Policisë Fier arrestoi në flagrancë shtetasin O. P., 28 vjeç, banues në fshatin Dërmenas, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një shkop metalik.
Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-E. Gj., 38 vjeç, banues në fshatin Havaleas, pasi ka qëlluar në ajër, me një armë gjahu që e mbante pa leje. Arma e gjahut dhe disa fishekë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale;
-V. R., 22 vjeçe, banuese në Fier, pasi dyshohet se i ka vjedhur celularin një shtetasi.
Komisariati i Policisë Mallakastër:
-ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim F. S., 41 vjeç, banues në Ballsh, pasi Gjykata e Fierit e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”;
– shpalli në kërkim shtetasin B. E., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi në bashkëpunim me 2 shtetas të paidentifikuar, ka kanosur shtetasin P. B..
Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen R. R., 29 vjeçe, banuese në Krutje, pasi për motive pronësie, ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrit të saj.
Stacioni i Policisë Roskovec referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 44 vjeç, banues në fshatin Vlosh, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grushte xhaxhanë e tij.
Policia Rrugore e DVP Fier referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. N., 65 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Më pas, ky shtetas është larguar nga vendi i aksidentit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.