Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Dhjetë skenarët tronditës si mund të kishte përfunduar Lufta e Dytë Botërore

7 vjet ago
in Të Gjitha
Dhjetë skenarët tronditës si mund të kishte përfunduar Lufta e Dytë Botërore

Nga George Dvorsky/Vendimet e marrë në kohëra lufte janë monumentale. Çdo lëvizje dhe kundërvënie, ka potencialin për të ndryshuar rrjedhën e historisë. Ne tashmë e dimë tashme se si përfundoi Lufta e Dytë Botërore, por nëse disa nga betejat e saj do të kishin shkuar ndryshe, skenarët se si do të kishte përfunduar ai konflikt masiv, do të ishin tronditëse.

Gjermania pushton Britaninë në vend të Bashkimit Sovjetik

Pushtimi i Bashkimit Sovjetik në vitin 1941 nga Hitleri, rezultoi të ishte shkatërrimi i tij. Por pas kapitullimit të Francës një vit më parë, Hitleri e mori seriozisht në konsideratë pushtimin e Britanisë, në një operacion të quajtur “Sea Lion” (Luani i Detit).

Por Hitleri e anuloi këtë plan. Nëse operacioni do të zbatohej dhe do të kishte sukses, qeveria britanike dhe monarkia do të zhvendoseshin në Kanada. Nga atje, në bashkëpunim me amerikanët, aleatët mund të kishin planifikuar një pushtim të Afrikës, çka mund të çonte në inkursione të mëtejshme në Itali dhe Ballkan.

Japonia tërhiqet nga sulmi ndaj Pearl Harbor

SHBA-ja nuk do të kishte asnjë arsye për të hyrë zyrtarisht në luftë. Në një skenar të tillë, Britania dhe aleatët e saj kolonialë, do të liheshin në baltë. Mbështetja e Amerikës për Britaninë dhe BRSS, do të përbëhej ekskluzivisht nga ndihma materiale. Nuk do të krijohej asnjë Front i Perëndimit. Bashkimi Sovjetik, do të kishte sërish gjasa të mposhte Gjermaninë, dhe pas kësaj Stalini do të pretendonte kontrollin e gjithë Europës për vete.

Gjermanët pushtojnë Moskën në vitin 1941

Duke rrëzuar një fuqi të rëndësishme ushtarake, dhe i armatosur me burimet e mëdha të Rusisë, Rajhu i Tretë do të shndërrohej në autarkinë e fantazive të Hitlerit. Gjermania naziste do të kishte mundësi të shfaqej si një superfuqi, duke e mposhtur Britaninë dhe pretenduar të gjithë Lindjen e Mesme. Ai do të kishte zhvilluar aftësi bërthamore, duke ndezur një Luftë të Ftohtë me Shtetet e Bashkuara.

Rusia dhe Gjermania arrijnë një paqe të veçantë

Me rivendosjen e Paktit Molotov-Ribentrop, Gjermania mund të përqendrohej në mposhtjen e Britanisë. Por ky është ndër skenarët më të sforcuar për të paktën dy arsye. Së pari, Gjermania kishte dëshpërimisht nevojë për rezervat ruse naftës për të vazhduar luftën. Së dyti, Stalini do të qe jashtëzakonisht hezitues për lejimin e Gjermanisë që të vazhdonte të përparonte në Europë. Rajhu i Tretë, do të vazhdonte të përbënte një kërcënim serioz ekzistencial për BRSS.

Nazistët ndërtojnë bombën bërthamore para aleatëve

Duke pasur parasysh dëshirën e Hitlerit për të ashtuquajturat “armë të mrrekullive”, ka pak dyshime se ai do të kishte përdorur bombën atomike, nëse do e kishte atë. Nëse kjo do të kishte ndodhur, do kishte sjellë fitoren e Gjermanisë në të gjitha frontet. Fartmirësisht, nazistët nuk e vlerësuan asnjëherë si duhet potencialin e një arme, që ishte aq e lidhur ngushtë me “shkencën hebraike”.

Asnjë Front Perëndimor

Por të ishte për Uinston Çërçillin nuk do të kishte asnjë Front Perëndimor. Kur Shtetet e Bashkuara u futën në luftë, Çërçilli dhe ushtria britanike garantuan bazat për forcat amerikane. Nga aty lindi plani për zbarkimin në Normandi në qershorin e vitit 1944.

Komploti i korrikut 1944 për vrasjen e Hitlerit ka sukses

Nuk ka gjasa që vdekja e tij, të kishte sjellë me rënien e partisë naziste apo fundin e luftës. Por nëse komploti do të ishte i suksesshëm, Herman Gëring apo Hajrih Himler do të zinin vendin e Fyhrerit. Nazistët do të kishin vazhduar luftën, por do të kishte patur një shans më të madh për një dorëzim të hershëm

Pas pushtimit të Berlinit, Ushtria e Kuqe e Stalinit marshon drejt Perëndimit

Stalini mund të ishte në vinte nën kontrollin e tij gjithë Perëndimin. Ushtria e Kuqe përbëhej nga 12 milionë burra të shpërndarë në 300 divizione. Ndërkohë, aleatët perëndimorë kishin vetëm 4 milionë njerëz, të shpërndarë në 85 divizione.

Çërçilli niste menjëherë Luftën e Tretë Botërore

Nuk duhet nënvlerësuar skenari i aktit të paimagjinueshëm të kryeministrit britanik:vazhdimin e luftës kundër Bashkimit Sovjetik, pas rënies së Gjermanisë naziste. Ashtu si Stalini, Çërçilli kishte parashikuar armiqësi pas luftës, dhe pyeste veten nëse kishte kohë më të mirë për të fituar Luftën e Tretë Botërore.

Në vend të hedhjes së bombës atomike, aleatët pushtojnë Japoninë

Nëse presidenti amerikan Harri Truman, do të refuzonte të lëshonte bombën, Operacioni “Downfall” i pushtimit tokësor do të ishte vënë në veprim. Katër ishujt kryesorë do të pushtoheshin njëri pas tjetrit në disa faza, dhe do të angazhoheshin në total 30 divizione. Në kundërpërgjigje, japonezët do të mobilizoheshin në një rezistencë të ashpër që do të shkaktonte një kasaphanë në të dyja kampet. /bota.al

 

Tags: Lufta e Dytë Botëroreskenaret

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Next Post
“Bëmë baba të të ngjaj”

"Bëmë baba të të ngjaj"

20 kg marijuanë sekuestrohen në kufirin grek, pranga shqiptarit

20 kg marijuanë sekuestrohen në kufirin grek, pranga shqiptarit

“300 pacientë me hemofili në rrezik, QSUT i lë të vdesin”

"300 pacientë me hemofili në rrezik, QSUT i lë të vdesin"







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

16:59 | 13/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025
Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

22:25 | 13/10/2025




TË FUNDIT

Paralajmërimi i fortë i Trumpit për Macronin në samitin e Egjiptit: Do ta shihni çfarë do të ndodhë
Bota

Paralajmërimi i fortë i Trumpit për Macronin në samitin e Egjiptit: Do ta shihni çfarë do të ndodhë

by mirseda
11:12 | 14/10/2025
0

Një moment i pazakontë gjatë samitit të paqes për Gazën në Egjipt ka tërhequr vëmendjen botërore, pasi...

Shisnin lëndë të paligjshme në zona të ndryshme të kryeqytetit, arrestohen dy të rinj

Shisnin lëndë të paligjshme në zona të ndryshme të kryeqytetit, arrestohen dy të rinj

09:48 | 14/10/2025
Aksident në hyrje të autostradës Elbasan-Tiranë, dy të lënduar

Aksident në hyrje të autostradës Elbasan-Tiranë, dy të lënduar

09:02 | 14/10/2025
Erdogan komplimenton Melonin, por nuk kursen kritikat: Duhet ta lësh duhanin

Erdogan komplimenton Melonin, por nuk kursen kritikat: Duhet ta lësh duhanin

08:58 | 14/10/2025
Përdorimi i telefonit në errësirë totale, mund të të dëmtojë sytë përjetësisht

Përdorimi i telefonit në errësirë totale, mund të të dëmtojë sytë përjetësisht

22:44 | 13/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com