Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Dhe përherë i njëjti…

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Dhe përherë i njëjti…

La Fonteni, fabulisti i famshëm frëng i shekullit XVII, i ka kushtuar një fabul historisë së dy qypave, njëri prej hekuri, tjetri prej balte. I pari i propozoi të dytit që të ndërmerrnin së bashku një udhëtim, por ky i fundit, i brishtë siç ishte, druante se mos thyhej keqas.

Mirëpo qypi prej hekuri e siguroi që gjatë udhëtimit do ta mbronte, me trupin e tij të pathyeshëm, nga çdo përplasje me këdo e me çfarëdo qoftë. U nisën, por rruga ishte aq e keqe, saqë diku, padashur, të dy qypat u përplasën me njëri-tjetrin dhe qypi prej balte u shkërmoq në vend. Morali i fabulës është i qartë, siç e shkruan vetë La Fonteni: “Të lidhemi me njerëzit e rangut tonë, / Përndryshe secili nga ne / Fatin e qypit prej balte rrezikon”.

O parandjenjë e La Fontenit! A thua se ky e ka shkruar fabulën në fjalë për aktualitetin politik në Republikën Rrakazhdrake të Shqipërisë: Dy Qypat tanë, pra kryeministri Rama, aktualisht prej hekuri, dhe presidenti Meta, aktualisht prej balte, dikur kishin udhëtuar së bashku si të majtë që ishin; udhëtimi i tyre i kohëve të fundit rifilloi në vitin 2013, kur në aleancë me njëri-tjetrin, ndanë së bashku pushtetin, timonin dhe tepsinë e tij; mirëpo, katër vjet më vonë, dy Qypat tanë vazhduan udhëtimin e tyre jo më së bashku, por në dy korsi të ndryshme, i pari si kryetar Qeverie, i dyti më vete, por, pas një periudhe, si president Republike; Qypi i parë, gjithmonë prej hekuri, mori në dorë edhe timonin, edhe tepsinë e pushtetit; pastaj erdhi një moment kur i pari u ndje çdo ditë edhe më i hekurt, madje prej çeliku, ndërsa i dyti çdo ditë e më i brishtë derisa para disa ditësh mori një krisje të frikshme që rrezikon të mbyllet me një shkërmoqje të përgjithshme, çka do të varet nga vendimi që do të marrë së shpejti Gjykata Kushtetuese.

Sidoqoftë, lidhur pikërisht me këtë vendim, shumëkush, përfshirë edhe ju, o lexuese dhe lexues të këtij shkrimi, që jeni kureshtarë se cili do të jetë përfundimi i përplasjes midis dy Qypave tanë, përfshirë gjithashtu edhe mua, autorin modest të këtyre radhëve, po aq kureshtar sa ju, pra, lidhur me vendimin në fjalë të Gjykatës Kushtetuese, diçka më thotë se Qypi ynë prej çeliku ndoshta edhe inoks, tani pas masakrës elektorale të 25 prillit, por që ndërkombëtarët, në veçanti SHBA-të dhe BE-ja, nuk duket se i shqetësoi vërtet, pra Qypi ynë i çeliktë do të mbretërojë të paktën edhe dy mandate të tjera duke i krisur, thyer, madje edhe duke i shkoqur e shkërmoqur gjithë Qypat e tjerë, prej balte, druri apo plastike qofshin ata!

Sidoqoftë, meqë e nisa këtë shkrim me një fabulist francez si La Fonteni, po i jap vetes të drejtën për ta mbyllur atë me Michel Delpech-in, një këngëtar francez i kohës sonë, i cili, në vitin 1966, kompozoi dhe interpretoi një këngë me titull “Inventaire 66”, në të cilën i bënte inventarin ngjarjeve më të veçanta të atij viti, veçse pas çdo strofe me refrenin “Et toujours le mëme President”, pra, në gjuhën shqipe, “Dhe përherë i njëjti President”.

Ky refren, fatkeqësisht apo fatmirësisht, nuk vlen e nuk do të vlejë fare në Republikën Rrakazhdrake të Shqipërisë, sepse, të paktën sipas mendimit tim aspak entuziast, jashtëzakonisht të pakta janë mundësitë që Meta të rizgjidhet në të ardhmen president Republike; megjithatë, ky refren vlen e do të vlejë me shumë gjasë për tetë vjetët e ardhshëm, por me një ndryshim të vogël që qëndron në zëvendësimin e fjalës “President” me fjalën “Kryeministër”, prandaj jam i sigurt që nëse, i frymëzuar nga kënga e lartpërmendur e Michel Delpech-it, një këngëtar shqiptar do të kompozojë çdo vit një këngë me inventarin e ngjarjeve më të veçanta të tetë viteve të ardhshme në Shqipëri, refreni i këngës së tij do të jetë pikërisht “Dhe përherë i njëjti Kryeministër!”, pra Edi Rama, Qypi ynë i lavdishëm prej çeliku inoks, siç do ta kishte quajtur ndonjë La Fonten modern e bashkëkohor i Partisë apo i Qeverisë së tij!

Pavarësisht nga fakti i pakundërshtueshëm që arbitri përfundimtar i përplasjes midis dy Qypave tanë është Gjykata Kushtetuese, nuk mund të pohohet me 100 përqind siguri se Qypi prej balte e ka të humbur betejën me Qypin prej hekuri. Pse kështu? Sepse, si çdo i fuqishëm që e ka një thembër Akili, edhe Qypi ynë e ka një thembër Rame.

Së fundi, si përkthyes që jam ndër të tjera, po sjell një shënim për ju, o lexueset e lexuesit e mi të sotëm: Në frëngjishte titulli i fabulës së La Fontaine-it është “Le Pot de terre et le Pot de fer”, ku unë, siç vihet re në këtë shkrim serioz e të moralshëm, emrin “Pot” e kam përkthyer me fjalën shqipe “Qyp”, ndonëse në fjalorin frëngjisht-shqip të Vedat Kokonës e gjejmë të shqipëruar me fjalët “poç, bidon, poçe, oturak”, po, po, “o-tu-rak”, por unë zgjodha fjalën “qyp” për të shmangur çdo keqkuptim, keqinterpretim apo aluzion dashakeq. Faleminderit, pra, për mirëkuptimin!

*Ky artikull është ekskluzivisht për “Panorama.al’. Riprodhimi i tij nga media të tjera në mënyrë të pjesshme ose të plotë pa lejen e kompanisë do të ndiqet në rrugë ligjore.

Tags: Edmond Tupjai njejtiopinon

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia
Editorial - Opinione

Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia

11:53 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Zigmunt Bauman: Dashuria fluide, dhe frika e sotme nga lidhjet romantike

Zigmunt Bauman: Dashuria fluide, dhe frika e sotme nga lidhjet romantike

A duhet të vaksinohen adoleshentët kundër Covid-19? Ja çfarë thotë mjekja Kuli

A duhet të vaksinohen adoleshentët kundër Covid-19? Ja çfarë thotë mjekja Kuli

Takimi Mitsotakis-Erdogan/ Mediat greke: Akulli u thye, lihen pas tensionet

Takimi Mitsotakis-Erdogan/ Mediat greke: Akulli u thye, lihen pas tensionet

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025




TË FUNDIT

Barazimi në duelin Shqipëri-Serbi, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K
Sport

Barazimi në duelin Shqipëri-Serbi, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

by mirseda
23:06 | 07/06/2025
0

U luajtën ditën e sotme 2 duelet e vlefshëm për Grupin K të kualifikueseve të Botërorit ku...

Laert Vasili pranon lidhjen me vajzën e showbizit!

Laert Vasili pranon lidhjen me vajzën e showbizit!

22:38 | 07/06/2025
Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Alarm në Mekë: 13 të vdekur nga vapa gjatë Haxhit!

Alarm në Mekë: 13 të vdekur nga vapa gjatë Haxhit!

22:08 | 07/06/2025
Nenna pas eliminimit: Ja pse zgjodha Anduelin

Nenna pas eliminimit: Ja pse zgjodha Anduelin

21:45 | 07/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com