Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Dezertimi i 4 komandove/Ish-shefi i Shtabit: Akt tradhtie dhe burracakërie

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Dezertimi i 4 komandove/Ish-shefi i Shtabit: Akt tradhtie dhe burracakërie

“Akt tradhtie dhe burracakërie” kështu e ka quajtur ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-ve, gjeneral Jeronim Bazo, dezertimin e 4 ushtarakët shqiptarë, pjesë e trupave komando që ndodheshin në Mbretërinë e Bashkuar në një stërvitje në formë kompeticioni. Në emisionin “Kjo Javë”, Bazo tha se ky veprim është një akt tradhtie dhe burracakërie dhe nuk mund të shpërblehet kështu atdheu dhe taksapaguesit që kanë financuar trajnimet e ushtarakëve. Bazo shtoi se nuk mund te thyhet kontrata me FA-në por një evektiv mund të japë dorëheqjen duke pranuar të kthej pas të gjitha shpenzimet që shteti ka bërë për të.

Baze: Akt tradhtie dhe burracakërie. Nuk mund të thyesh kontratën me FA-në. Në rast se një komando thyen kontratën ai duhet të paguaj mbrapa të gjitha shpenzimet që shteti nëpërmjet taksapaguesve shpenzon për trajnimin e çdo ushtaraku.

Gjithashtu, Baze deklaroi se ushtarakët kanë mbyllur me sukses stërvitjen, ndryshe nga ekipi tjetër në vitin 2013 që dështoi por nuk janë grumbulluar më. Ai tha se largimi i ushtarakëve nuk është një fenomen dhe se ka pasur raste sporadike.
Baze: Duhet sqaruar edhe një gjë tjetër që përbërja e këtij ekipi dhe më lejoni që unë ta rikuadratoj dhe fokusoj, mbase publiku i gjerë mbase nuk e di mirë. Mendon se mbase është një nga vajtjet në mision ose çfarë do qoftë. Këtu bëhet fjalë për një stërvitje që ka dhe formën e kompeticionit që zhvillohet në Uellsin Qendror në Mbretërinë e Bashkuar dhe stërvitja quhet “Patrullimi në lartësitë e Cambrias” (Cambrian Patrol). Është një ushtrim dhe stërvitje e mirënjohur në të gjithë botën tashmë, që zhvillohet në Uellsin Qendror prej më se 50 vjetësh. Me kalimin e viteve ka filluar të jetë e hapur edhe për pjesëmarrës ndërkombëtarë. Pra është një test, është një provë për të parë se sa mirë i zbaton në terren aftësitë e fituara gjatë stërvitjes në vendin tënd.

Aty shkojnë mbi 20 vende që dërgojnë ekipet e patrullimit dhe më lejoni t’ju them që në rastin e Shqipërisë ne këtu e kishim për herë të dytë, mbasi për herë të parë kur shkuam, ishte viti 2013 në mos gaboj nuk humbi rrugës si këta tanët por humbi rrugën gjatë stërvitjes, çfarë na dëshpëronte vërtetë. E morëm seriozisht gjithë këto vite për t’u përgatitur dhe për të marrë pjesë denjësisht dhe për të dalë faqebardhë nga 48 orëshi i kësaj stërvitje kaq dinjitoze që zhvillohet tradicionalisht në Mbretërinë e Bashkuar.

Për hir të së vërtetës ky ekip prej 11 vetash në mos gaboj, bashkë me komandantin e tyre doli këtë radhë faqebardhë, e mbylli patrullimin në lartësitë cambrian, ndërkohë katërshja dështoi ose nuk u paraqit në pikën e grumbullimit për t’u kthyer në atdhe. Pra, mbasi kryen me sukses detyrën, vendosën të zhvishen nga uniforma dhe përgjegjësia që mban ajo dhe të kthehen në emigrantë të rëndomtë. Ky është problemi që unë nuk do tua falja.

Tags: 4 komandoAktburracakërieDezertimiIsh-shefiShtabitradhtie

TË LIDHURA

Ekzekutoi kushëririn me 6 plumba; Bertil Alliaj në kërkim nga policia dhe FNSH.
Aktualitet

Ekzekutoi kushëririn me 6 plumba; Bertil Alliaj në kërkim nga policia dhe FNSH.

22:58 | 01/11/2025
Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje
Aktualitet

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
“Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt
Politikë

“Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt

21:31 | 01/11/2025
Next Post
Immobile rihap derbin i ndihmuar nga VAR (Video)

Immobile rihap derbin i ndihmuar nga VAR (Video)

Thirri “Allahu Ekber”, policia spanjolle qëllon me armë një person

Thirri “Allahu Ekber”, policia spanjolle qëllon me armë një person

Kosovë, mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, deri në orën 19:00 votuan 41%

Zgjedhjet në Kosovë, “beteja” për Prishtinën dhe koalicionet paraprake







JU REKOMANDOJMË

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025
Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

21:28 | 01/11/2025




TË FUNDIT

Ekzekutoi kushëririn me 6 plumba; Bertil Alliaj në kërkim nga policia dhe FNSH.
Aktualitet

Ekzekutoi kushëririn me 6 plumba; Bertil Alliaj në kërkim nga policia dhe FNSH.

by mirseda
22:58 | 01/11/2025
0

Bertil Alliaj është autori i dyshuar për vrasjen e kushëririt të tij Dalan Alliaj 36-vjeç mbrëmjen e...

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

21:33 | 01/11/2025
“Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt

“Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt

21:31 | 01/11/2025
Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

21:28 | 01/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com