Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Detaji/Ja kriteri që nuk përmbush Veliu si Drejtor i Policisë së Shtetit

8 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Detaji/Ja kriteri që nuk përmbush Veliu si Drejtor i Policisë së Shtetit

Ardi Veliu duket se është i besuari i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, teksa ky i fundit propozoi emrin e tij si Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Ky propozim nuk është vonuar as nga kryeministri, i cili e ka firmosur menjëherë emërimin e Veliut, i cili zuri vendin e ish-eprorit të tij, Haki Çakos.

Por, cilat janë kriteret e emërimit të Drejtorit të Policisë së Shtetit?

Duket se më shumë se përmbushja e plotë e kritereve, kemi të bëjmë me një dëshirë të ministrit për ngritjen në detyrë të Veliut, teksa ky i fundit ka një mangësi nëse u referohemi kritereve të parashikuara në Ligjin për Policinë e Shtetit.

Në kriteret që duhet të përmbushen për të qenë Drejtor i Përgjithshëm, thuhet:

  1. Këshilli i Ministrave emëron Drejtor të Policisë së Shtetit, me propozim të ministrit përgjegjës, një nga punonjësit e policisë që mban gradën “Drejtues i lartë” ose “Drejtues i parë”.
  2. Përveç kriterit të gradës, kandidati i propozuar për Drejtor të Policisë së Shtetit duhet të plotësojë kriteret si vijon:
    a) të ketë vetëm shtetësinë shqiptare;
    b) të ketë të paktën 15 vjet përvojë në polici, nga të cilat të paktën 10 vjet në pozita të larta drejtuese në strukturat e Policisë së Shtetit;
    c) të ketë integritet dhe figurë të pastër morale; 
    ç) të mos ketë qenë i dënuar për vepër penale, me vendim të formës së prerë;
    d) të mos ketë masa për shkelje të rënda disiplinore të policisë brenda 3 viteve të fundit;
    dh) të mos ketë konflikt interesi në ushtrimin e detyrës;
  1. Drejtori i Policisë së Shtetit qëndron në detyrë për një periudhë prej 5 vjetësh me të drejtë riemërimi edhe për një mandat tjetër.

Është pikërisht kriteri numër 2 pika b i Ligjit, ku thuhet që kandidati duhet “të ketë të paktën 15 vjet përvojë në polici, nga të cilat të paktën 10 vjet në pozita të larta drejtuese në strukturat e Policisë së Shtetit”.

Një kriter që Ardi Veliu nuk e përmbush, ose më saktë pjesën e dytë të tij, e cila shprehet se kandidati duhet të ketë 10 vjet eksperiencë në pozita të larta drejtuese në Policinë e Shtetit, gjë që i mungon Veliut siç duket edhe në CV-në e mëposhtme.

Veliu mori pak ditë më parë gradën “Drejtues i Parë”, ku doli i pari në konkursin në Akademinë e Policisë, duke përmbushur një tjetër kusht vetëm pak ditë para emërimit të tij në krye të Policisë së Shtetit.

CV e Ardi Veliut:

Komandant i “Postës së Policisë”, Memaliaj, Tepelenë (1998-1999)

Shefi i Policisë së Rendit, Vlorë (1993-2002)

Shefi i sektorit të “Policisë me Uniformë”, Drejtoria e Policisë, Vlorë (2002-2004)

Shefi i sektorit të Rendit, Drejtoria e Policisë, Vlorë (2004-2006)

Shefi i komisariatit të Policisë, Durrës (2013-2014)

Zëvendësdrejtor për Sigurinë, Drejtoria e Policisë, Tiranë (2014-2015)

Drejtor i Kolegjit te Policisë (Shkolla Bazë e Policisë) 2015 -2016

Drejtor i Policisë Rrugore ne Drejtorinë e Policisë së Shtetit 29.07.2016 – 27.04.2017

Nga data 28.04.2017 Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Tirane.

Tags: detajii Policisë së ShtetitJa kriteriqë nuk përmbushsi DrejtorVeliu

TË LIDHURA

Gropat kthehen në rrezik në rrugën Lezhë-Shëngjin, makinat çajnë gomat
Aktualitet

Gropat kthehen në rrezik në rrugën Lezhë-Shëngjin, makinat çajnë gomat

12:12 | 26/11/2025
“Hajde sqarohemi!”/ Sherri nisi në rrjetet sociale dhe përfundoi në përleshje me thika, 15-vjeçari..
Aktualitet

“Hajde sqarohemi!”/ Sherri nisi në rrjetet sociale dhe përfundoi në përleshje me thika, 15-vjeçari..

11:04 | 26/11/2025
Ish-shefi i Rrugores në gjyq për ryshfet, Roven Zeka shkon në SPAK
Aktualitet

Ish-shefi i Rrugores në gjyq për ryshfet, Roven Zeka shkon në SPAK

10:50 | 26/11/2025
Next Post
PD: Ja ç’po bën mikja dhe klientja e qeverisë Vilma Nushi

PD: Ja ç’po bën mikja dhe klientja e qeverisë Vilma Nushi

Alarmi/Ulet mosha për sëmundjet kardiovaskulare në Shqipëri

Alarmi/Ulet mosha për sëmundjet kardiovaskulare në Shqipëri

KE, Shqipërisë: Jeni për faqe të zezë. Me këtë katrahurë s’ka BE

KE, Shqipërisë: Jeni për faqe të zezë. Me këtë katrahurë s'ka BE







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025
Rrezikon 30 vite burg/ Arrestohet në Spanjë shqiptari i kërkuar nga SPAK, në pritje të ekstradimit

LAJMI I FUNDIT/ SPAK regjistron procedim penal ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit

11:38 | 24/11/2025




TË FUNDIT

Gropat kthehen në rrezik në rrugën Lezhë-Shëngjin, makinat çajnë gomat
Aktualitet

Gropat kthehen në rrezik në rrugën Lezhë-Shëngjin, makinat çajnë gomat

by mirseda
12:12 | 26/11/2025
0

Dëmtimi i asfaltit në aksin Lezhë–Shëngjin ka shkaktuar probleme serioze për drejtuesit e automjeteve ditët e fundit....

“Nuk prite sa djali të të thoshte; babi!”/ Ataku kardiak i mori jetën, gruaja e tij tregon momentet

“Nuk prite sa djali të të thoshte; babi!”/ Ataku kardiak i mori jetën, gruaja e tij tregon momentet

11:55 | 26/11/2025
Zjarri shkrumbon pallatet e banimit në Hong Kong, disa persona të bllokuar brenda

Zjarri shkrumbon pallatet e banimit në Hong Kong, disa persona të bllokuar brenda

11:37 | 26/11/2025
BE detyron vendet anëtare të njohin martesat e të njëjtës gjini!

BE detyron vendet anëtare të njohin martesat e të njëjtës gjini!

11:19 | 26/11/2025
“Hajde sqarohemi!”/ Sherri nisi në rrjetet sociale dhe përfundoi në përleshje me thika, 15-vjeçari..

“Hajde sqarohemi!”/ Sherri nisi në rrjetet sociale dhe përfundoi në përleshje me thika, 15-vjeçari..

11:04 | 26/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com