Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Detajet që ndoshta nuk i dini mbi Luftën e Ftohtë

8 vjet ago
in Të Gjitha
Detajet që ndoshta nuk i dini mbi Luftën e Ftohtë

Kuba i dhuroi Gjermanisë Lindore një ishull të vogël gjatë Luftës së Ftohtë, si simbol të miqësisë midis dy vendeve. Ishulli ishte territori i fundit zyrtar i Gjermanisë Lindore, pasi nuk u përmend në Traktatin që bashkonte Gjermaninë Lindore dhe atë Perëndimore në vitin 1990.

Gjatë Luftës së Ftohtë, CIA shpenzoi 3.8 miliardë dollarë vetëm për të prodhuar një krah çeliku nënujor afro 5 mijë metra të gjatë, për të nxjerrë në sipërfaqe një nëndetëse bërthamore sovjetike, e cila ishte mbytur pak kohë më parë.

Bashkimi Sovjetik rrëzoi një avion koreano-jugor pasagjerësh Boeing 747, që kishte hyrë aksidentalisht në hapësirën e tij ajrore gjatë Luftës së Ftohtë, duke vrarë të 269 personat që gjendeshin në bord. Ky incident, e nxiti SHBA-në të zhvillojë teknologjinë GPS që të mund të përdorej edhe për shërbime civile.

Në vitet 1960 në kulmin e Luftës së Ftohtë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës organizonin vazhdimisht fluturime me avionë ushtarake që i bartnin bombat bërthamore në mbarë botën, si një masë parandaluese në rastin e një sulmi nga Bashkimi Sovjetik. Pesë prej këtyre avionëve u rrëzuan, dhe në të paktën 2 raste u shkaktua një ndotje e rëndë me materiale radioaktive.

Gjatë Luftës së Ftohtë, Bashkimi Sovjetik kishte shumë “qytete të mbyllura”, të kufizuara për të huajt dhe tejet të kontrolluara për qytetarët e vet. Ende sot Rusia ka një numër të madh qytetesh të mbyllura në ish-republikat sovjetike.

Satelitët spiunë arritën të zbulojnë që nga vitet 1960 dhe deri para pa vitesh, mbi 10.000 qytete të lashta, nëpërmjet fotografimit të gërmadhave, kryesisht në Lindjen e Mesme. Ekzistencën e këtyre qyteteve nuk e dinte askush, derisa fotot u rishikuan në vitin 2014. Mjerisht, fotot janë bërë përpara se shumë qytete moderne të ndërtoheshin mbi pjesën më të madhe të rrënojave arkeologjike.

Gjatë Luftës së Ftohtë, SHBA-ja përdorte projeksionet të shtrembëruara të hartës së botës, për ta bërë Bashkimin Sovjetik dhe Vietnamin të dukeshin si më të mëdha, më pranë kufirit amerikan, dhe për pasojë më “kërcënuese”.

Kryeministri indian Nehru, refuzoi anëtarësimin e përhershëm të Indisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për ta mbajtur larg vendin e tij politika e Luftës së Ftohtë.

Hitleri e parashikoi në një rast Luftën e Ftohtë. Ai tha: “Në botë do të mbeten vetëm dy Fuqi të Mëdha të afta për t’u përplasur me njëra-tjetrën:Shtetet e Bashkuara dhe Rusia Sovjetike”.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara, kishte veç të tjerash edhe një plan për të “sulmuar” Hënën gjatë Luftës së Ftohtë, me synimin e frikësimit të sovjetikëve.

Gjatë Luftës së Ftohtë, agjentët e CIA-s përdorën një metodë të komunikimit të fshehtë mes tyre, bazuar në një mënyrë të veçantë të lidhjes së lidhëseve në këpucët e tyre.

Gjatë Luftës së Ftohtë, një oficer i marinës së Bashkimit Sovjetik, Vasili Arkhipov, pengoi shpërthimin e Luftës Bërthamore, duke qenë i vetmi nga 3 oficerët në bordin anijes B-59 që kundërshtoi lëshimin e raketave bërthamore kundër SHBA-së, pasi duhej një vendim unanim i të tre oficerëve për lëshimin e testeve me mbushje nukleare.

Bota nuk ishte më pranë një lufte bërthamore në shkallë të gjerë gjatë Krizës së Raketave Kubane apo edhe gjatë Luftës së Ftohtë, sikurse është theksuar shpesh, por më së afërmi në vitin 1995, kur një raketë e lëshuar në hapësirë për qëllime shkencore, u ngatërrua për një moment nga Moska si një raketë balistike bërthamore interkontinentale e SHBA-së.

Në kulmin e Luftës së Ftohtë, kodi i fshehtë që autorizonte lëshimin e raketave bërthamore nga Uashingtoni ishte “00000000”.

Për të provuar efektivitetin e avionëve “Warthog A10” në betejën ajrore, projektuesit amerikanë grumbulluan mbi 300 tanke ruse nga e gjithë bota, për të krijuar një skenar të betejës së Luftës së Ftohtë në shkretëtirën e Nevadas në Teksas.

Gjatë Luftës së Ftohtë, moderatori i njohur Ted Turner xhiroi një videokasetë, e cila do të transmetohej në televizionin CNN në prag të fundit të botës.

Ushtria amerikane kreu teste të ndryshme, në funksion të një programi armësh biologjike gjatë Luftës së Ftohtë në lagjet e varfra të St. Louis. Ato shkaktuan prekjen nga tumore të ndryshme të qindra qytetarëve, që nuk kishin asnjë dijeni për atë që po ndodhte.

Fidel Castro dhe 500.000 kubanë, morën pjesë në luftërat e Luftës së Ftohtë dhe në luftën kundër kolonializmit në Afrikë, duke çuar në pavarësinë e Guineas, Mozambikut dhe Angolës nga sundimi portugez

Një bunker i Luftës së Ftohtë, u zbulua pas viteve 1990 poshtë urës së Bruklinit në Nju Jork. Gjatë Luftës së Ftohtë, qeveria federale amerikane planifikoi një skenar të njohur si Plani C, i cili do të vendoste ligjin ushtarak, do të arrestonte ata që ishin të lidhur me organizatat “subversive”, krijonte një bord të censurës, dhe përgatiste vendin për jetën pas sulmit bërthamor. Nuk kishte asnjë plan Plan A apo B.

Gjatë Luftës së Ftohtë, qyteti sekret i Zheleznogorskut prodhonte plutonium për bombat bërthamore. Njëri nga reaktorët prodhonte ngrohje dhe energji elektrike për popullsinë lokale, dhe për këtë arsye nuk mund të fikej. Kështu ai vazhdoi të prodhonte plutonium të mjaftueshëm për të ndërtuar një bombë të re në çdo 3 ditë, deri kur u mbyll në vitin 2010.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: detajetditurftohtëKubaLuftënSHBA

TË LIDHURA

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Next Post
Aplikacionet/Amazon po zgjerohet, Shqipëria pjesë e planit

Aplikacionet/Amazon po zgjerohet, Shqipëria pjesë e planit

“Rama-Basha, marrëveshje të nëndheshme kundër vendit. Duhet një Dhjetor i ri”

“Rama-Basha, marrëveshje të nëndheshme kundër vendit. Duhet një Dhjetor i ri”

Përshtypja e parë mund t’iu gënjejë; Ja si të “lexoni” personalitetet e njerëzve

Përshtypja e parë mund t’iu gënjejë; Ja si të “lexoni” personalitetet e njerëzve







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025
Rrezikon 30 vite burg/ Arrestohet në Spanjë shqiptari i kërkuar nga SPAK, në pritje të ekstradimit

LAJMI I FUNDIT/ SPAK regjistron procedim penal ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit

11:38 | 24/11/2025




TË FUNDIT

Zjarri në rrokaqiejt e Hong Kongut shkakton 13 viktima
Bota

Zjarri në rrokaqiejt e Hong Kongut shkakton 13 viktima

by mirseda
17:51 | 26/11/2025
0

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi një zjarri i...

BE thotë se kundërshtimi i Serbisë për Kosovën në Interpol shkel Marrëveshjen e Ohrit

BE thotë se kundërshtimi i Serbisë për Kosovën në Interpol shkel Marrëveshjen e Ohrit

17:27 | 26/11/2025
Neymar dëmtohet rëndë, Botërori vihet në dyshim

Neymar dëmtohet rëndë, Botërori vihet në dyshim

17:18 | 26/11/2025
Kurti ngushëllon familjen për humbjen e Shpat Kasapit

Kurti ngushëllon familjen për humbjen e Shpat Kasapit

17:06 | 26/11/2025
Jorida Tabaku takime me zyrtarë gjermanë në Berlin, zbardhen temat e diskutimit

Jorida Tabaku takime me zyrtarë gjermanë në Berlin, zbardhen temat e diskutimit

16:58 | 26/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com