Një krim i rëndë ka ndodhur në familjen Lera në Vlorë, në zonën pranë komisariatit. Eva Lera rreth 42 vjeç është vrarë me armë të ftohtë në apartamentin e saj, në katin e parë të një pallati në rrugën “Dervish Hekali” nga bashkëshorti Teodor Lera. Pas këtij akti, burri ka tentuar të vetëvritet duke prerë damarët. Ai është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës për mjekim, dhe nuk dihet gjendja shëndetësore e tij.
Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, por mësohet se bashkëshortët kanë pasur konflikte të mëhershme. Teodor Lera ka qenë i proceduar më parë për dhunë në familje.
Çifti ka tre fëmijë, vajzë e djalë i kanë në Amerikë dhe Angli, ndërsa një vajzë tjetër studente në Tiranë.
Kjo e fundit mësohet se ka qenë prezente në momentin e ngjarjes.