Gazetari nga Gjirokastra, Piro Nase, ka zbuluar për emisionin”360 Gradë”, në “Ora News”, se çfarë ndodhi përpara se Kostandin Kacifas të përplasej me policinë dhe të vritej. Ai tha ndër të tjera se i ndjeri kishte qërasur gjysmën e lokalit, 30 minuta para ngjarjes. Madje ai kishte paralajmëruar edhe personat që ndodheshin jashtë klubit.
“Ka qenë shumë sportiv dhe i komunikueshëm. Madje ka qerasur gjysmën e lokalit, 30 minuta para ngjarjes. Përpara se të ndërmerrte aktin në mes të fshatit, personat që ndodheshin jashtë klubit i paralajmëroi; shkoni dhe hyni brenda 3, 4 herë. Kanë qenë të moshuar.
Policia ka qenë e stacionuar atje, në bazë të një protokolli që është zbatuar. Pasi do të vinin autoritetet shumë të larta shtetërore. Policia ishte prezente në pikat nevralgjike. Qarkullon një legjendë në Bularat, që Kacifas nuk do të binte kurrë në duart e policisë.
Ka qenë person rezident në Athinë prej gati 10 vjetësh”, tha më tej ai.