Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Dëshmi rrëqethëse nga Onkologjiku, flasin familjarët: Mungesa e radioterapisë po na vret të afërmit

1 vit ago
in Aktualitet, Kryesore
Dëshmi rrëqethëse nga Onkologjiku, flasin familjarët: Mungesa e radioterapisë po na vret të afërmit

Pavarësisht bujës që bëri në media mungesa e paisjes së radioterapisë në Spitalin onkologjik, dhe premtimeve të kryeministrit dhe ministres së shëndetësisë, situata në këtë spital vijon të jetë e njëjta.

Për shkak të mungesës së radioterapisë, familjarët e pacientëve shprehen se gjendja e tyre është rënduar, dhe vazhdon të rëndohet çdo ditë.

“Doktori pas operacionit, pas biopsisë më tha se duhet trajtuar me rreze”, shprehet një qytetar, babai i të cilit është një nga pacientët e Onkologjikut.

I pyetur nëse ka bërë rreze gjatë kësaj kohe, ai prerazi thotë “Jo, as që bëhet fjalë. Nuk ëhstë aparatura në punë, prej më shumë se 1 viti”.

Nëse do të kishte bërë radioterapi në kohë, babai i këtij qytetari do të ishte shëruar pasi sëmundja u zbulua në fazë fillestare. Por mungesa e trajtimit, e ka agravuar gjendjen e tij, dhe e ka detyruar ti nënshtrohet edhe disa operacioneve të tjera, pasi gjendja sa vjen e përkeqësohet.

“Gjendja është rënduar shumë, e ka pasur një gjë shumë të vogël, i është përsëritur. i është bërë masa shumë e madhe. Nëse do të ishin aplikuar rrezet do të kishte shumë sukses. Më kanë thënë që flitet që aparaturave e rrezeve do të vihet në funksion nga mesi i gushtit, ndërsa shëndeti i babait është shumë i rënduar”. Qytetari shprehet është është nga Malësia e Madhe dhe prej 3 muajsh ndodhet në spitalin Onkologjik. “Shpenzimet janë shumë të larta, veç të mbarojmë punë, po kush të mbaron punë këtu”, shprehet qytetari.

Të gjendur në këto kushte, e vetmja zgjidhje që sëmundja të mos avancojë, janë klinikat private.

“Kemi dy muaj gati që vërdallisemi nga Fieri këtu. Sot më thanë që nuk punon aparatura e rrezes. Nuk mund ta lemë që të agravohet sëmundja, do vemi te privati. Ne sot e kishim për të lënë takimin për rrezen, nuk punon aparatura, jemi të detyruar të shkojmë te privati, kemi aspo s’kemi, me jetën nuk bëhet shaka”, shprehet një tjetër qytetare.

Edhe me medikamentet, situata vazhdon të mbetet e njëjtë. Ilaçet e kimioterapisë mungojnë dhe askush nuk i ka lajmëruar pacientët se çfarë do të ndodhë me ta.

“Mungojnë medikamentet, u themi s’na kthejnë përgjigje. Sot kam rradhën për kimio-terapi, por se di kush është. Doktoresha ime ishte Alketa Imeraj, nuk e di a është apo jo”, shprehet një tjetër qytetare.

Të tjerë, detyrohen t’i blejnë vetë në farmaci, edhe medikamentet më bazike.

“Ilaçet i bleva në farmaci. Më thanë shko bliji në farmaci, nuk i përballon dot shteti. Ilaçet mi bleu goca në farmaci, kushtuan 2 mijë lekë”, shprehet një tjetër qytetar.

Largimi nga detyra i mjekëve pas skandalit në onkologjik, pa i zëvendësuar me të tjerë, ka krijuar vonesa edhe në operacione. Qytetarët që kishin sot ditën për të kryer oporacionin, janë lajmëruar se operacioni do të shtyhet

“Kemi pasur amputamentin në orën 08:00, por na thanë nuk do të bëhet sot por nesër. Nuk na kanë dhënë asnjë shpjegim, ndërkohë që ajo ka dhimbje. Nuk e di pse nuk do bëhet”, shprehet një tjetër qytetar.

Te tjerë, kanë orë që presin pa asnjë shpjegim.

“Kemi ardhur nga ora 09:00, ndërsa tani ora ka kaluar 10:00. Thonë që ka rradhë”, shprehet një tjetër qytetare.

E si të mos mjaftonin keto, kushtet në spital janë një tjetër problem

“Lagështirë e paparë te rrezet. Edhe të sëmurë kishte aty”, shprehet një qytetar.

Buxheti i shtetit paguan 130 milionë euro për koncensionin e labotratorëve, por sërish radhë për analiza nuk ka. Ky qytetar ka ardhur nga Kukësi, dhe mjeku i familjes e ka orientuar të shkojë në privat për të bërë analizat, pasi nuk i lejohet t’i japë rekomandim. Ndërsa në spital, i kërkojnë të tregojë analizat përpara vizitës.

“Doktori i familjes më thotë: testin e Covid e bën te qendra shëndetësore, më pas më thotë që nuk ke rekomandim për analiza, shko bëji në privat. Këta kërkojnë analizat, që më duhet ose ti bëj në privat ose te Urgjenca. Te urgjenca më thonë nuk ke rast urgjent. Ta çfarë të bëj unë?”, shprehet qytetari.

Në këto kushte, e vetmja zgjidhje për të shpëtuar nga sorollatjet, është korrupsioni.

“Ku ka shqiptar që nuk ka paguar para, gjithmonë kam paguar, se ta zvarrisin derisa të japësh diçka”, thotë ai.

Në dyert e Onkologjikut, lutjet për Zotin, janë zëvendësuar me lutjet për SPAK-un, që të vendosë drejtësi për pacientët që enden dyerve të spitaleve për muaj me radhë.

“SPAK të hetojë shefat e kirurgëve, për ata që kanë emër, të hetojnë ku i kanë gjetur paratë”, shprehet një qytetare.

TË LIDHURA

Zëvendëskryeministrja Balluku dhe Kumbaro në aksin rrugor Berat–Ballaban, ja kur përfundon
Aktualitet

Zëvendëskryeministrja Balluku dhe Kumbaro në aksin rrugor Berat–Ballaban, ja kur përfundon

18:49 | 11/08/2025
Zjarri pranë Syrit të Kaltër djeg 40 koshere bletësh – rrezikohen edhe 100 të tjera
Aktualitet

Zjarri pranë Syrit të Kaltër djeg 40 koshere bletësh – rrezikohen edhe 100 të tjera

17:14 | 11/08/2025
Katër minorenë vjedhin makinën në Milano, përplasin për vd*kje të moshuarën dhe më pas arratisen
Aktualitet

Katër minorenë vjedhin makinën në Milano, përplasin për vd*kje të moshuarën dhe më pas arratisen

16:57 | 11/08/2025
Next Post
Mbi 42 gradë, ja cili qytet do të përjetojë temperatura ‘ferri’ ditën e nesërme

Mbi 42 gradë, ja cili qytet do të përjetojë temperatura ‘ferri’ ditën e nesërme

Qytetarët përfunduan të helmuar, dalin rezultatet e analizave të ujit në Bulqizë

Qytetarët përfunduan të helmuar, dalin rezultatet e analizave të ujit në Bulqizë

Mbi 10.000 pasagjerë të prekur nga anulimi i fluturimeve në Britani

Mbi 10.000 pasagjerë të prekur nga anulimi i fluturimeve në Britani

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Zbardhet e shkuara e Frrok Lleshajt: Ish-polici vrau në ’95, u arratis në ’97, u ekzekutua sot te dera e shtëpisë

22:41 | 04/08/2025
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

16:43 | 06/08/2025




TË FUNDIT

Zëvendëskryeministrja Balluku dhe Kumbaro në aksin rrugor Berat–Ballaban, ja kur përfundon
Aktualitet

Zëvendëskryeministrja Balluku dhe Kumbaro në aksin rrugor Berat–Ballaban, ja kur përfundon

by mirseda
18:49 | 11/08/2025
0

Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me ministren e Turizmit dhe Mjedisit,...

Hulk Hogan do të mbushte 72 vjeç, vetëm pak javë pas ndarjes nga jeta

Hulk Hogan do të mbushte 72 vjeç, vetëm pak javë pas ndarjes nga jeta

17:38 | 11/08/2025
Shtohen rastet me infeksione lëkure nga plazhi dhe pishina

Shtohen rastet me infeksione lëkure nga plazhi dhe pishina

17:19 | 11/08/2025
Zjarri pranë Syrit të Kaltër djeg 40 koshere bletësh – rrezikohen edhe 100 të tjera

Zjarri pranë Syrit të Kaltër djeg 40 koshere bletësh – rrezikohen edhe 100 të tjera

17:14 | 11/08/2025
Humbja ndaj Palace/ Slot: Liverpool me fat që shkoi deri në finale

Humbja ndaj Palace/ Slot: Liverpool me fat që shkoi deri në finale

17:04 | 11/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com