Teksa PD “buçet” me të madhe se kriminelët po drejtojnë vendin, një deputet socialist bëhet pjesë e kësaj hallke, duke akuzuar policinë.
Thirrja e deputetit socialist Gjetan Gjetani nuk i drejtohet vetëm policisë, të cilën e cilëson si të paaftë për të kapur kokat e bandave, por ai ka edhe një kërkesë ndaj Ministrit të Brendshëm.
Deputeti socialist paralajmëron se nëse nuk merren masat e menjëhershme, ai do të jetë i pari që do të ngrihet në protestë, pa marë parasysh ngjyrimet partiake.