Deputeti demokrat, Luçiano Boçi, ka paralajmëruar dështimin e negociatave mes kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha.
Teksa ishte i ftuar në një emision, deputeti Boçi tha mbrëmë se prania e eurodeputetit Knut Flekenstein, si shoqërues i negociatorit David Mc Allister, nuk lë një shije të mirë.
“Fakti që Flekenstein është shprehur negativisht ndaj kërkesave të opozitës kjo do të thotë që kjo ndryshojë linja e bisedimeve. Por PD nuk tërhiqet nga kërkesa për qeveri teknike dhe rrjedhimisht negociatat do dështojnë. Përse duhet që Flekenstein të jetë doemos bashkë me Mc Allister?”, tha Boçi.
Ky i fundit theksoi se ky ishte një mendim personal i tij dhe jo qëndrim i Partisë Demokratike.
David Mc Allister pritet të mbërrijë sot në Tiranë, në orën 16.00, si negociator mes Ramës dhe Bashës, dhe do të shoqërohet nga eurodeputeti Knut Flekenstein.