Sot ish-kryeministri Berisha ka ‘përveshur mëngët’, dhe është më aktivë se kurrë në lidhje me mesazhet që i përcillen nga qytetarë të ndryshëm. Një punonjës policie i cili punon në burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin, denoncon dhunën sistematike nga të dënuarit.
Ai e njofton Berishën se për një muaj në këtë burg janë dhunuar 4 punonjës policie. Rasti i fundit kur është dhunuar një punonjës policie është në datën 5 shkurt, e ndërsa shteti nuk ka marrë asnjë masë për sigurinë e tyre. Qytetari në fjalë nuk ndalet me kaq, pasi ai është i shqetësur edhe për vonesën e rrogave.











