Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Denoncimi/Gjykatësja ‘kamikaze’ dhe autogoli me regjistrimin e zgjedhjeve

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Denoncimi/Gjykatësja ‘kamikaze’ dhe autogoli me regjistrimin e zgjedhjeve

Bashkim Fino ishte kandidat për kreun e FSHF-së në Asamblenë Zgjedhore të 7 shkurtit, e cila bëri shumë bujë dhe u cilësuan si të parregullta. Me anë të një statusi në Facebook, Fino denoncon sërish abuzimin që është bërë në Gjykatë për regjistrimin e këtyre zgjedhjeve. Sipas tij çështja ka kaluar në disa duar derisa një “kamikaze” e PD-së mori përsipër regjistrimin duke bërë autogol.

Reagimi i plotë:

Si një ligjvënës dhe si një anëtar i Komisionit të Ligjeve kam konstatuar më shumë se kurrë situatën e mjerë që po kalon Gjyqësori në Shqipëri. Kam qenë dëshmitar dhe viktimë e individëve “kamikazë” në Gjyqësor, për arsye që do i sqaroj më poshtë;

Theksova statusin tim si ligjvënës dhe anëtar i Komisionit të Ligjeve, për të treguar nivelin e abuzimit që mund t’u shkaktohen edhe qytetarëve të thjeshtë nga individë pa profesionalizmin apo integritetin më minimal.

Asambleja Zgjedhore e FSHF, e zhvilluar më 7 shkurt, prej gati 5 muajsh, nuk është regjistruar në Gjykatë.

Si fillim, ka qenë gjyqtarja Marinela Osmani Nuni që nuk e regjistroi Asamblenë, duke u kërkuar juristëve të FSHF që të konfirmojnë se votuesit kanë qenë të ligjshëm. FSHF nuk e apeloi vendimin e Gjyqtares, edhe pse kishte 5 ditë afat.

Gati 1 muaj më vonë, kërkojnë sërish në Gjykatën e Shkallës të Parë që të bëjnë regjistrimin e vendimit dhe në mënyrë të çuditshme për çdo person me njohuri sado minimale juridike, ata kërkojnë përjashtimin e Gjyqtares Marinela Osmani nga gjykimi, me argumentimin se ishte e njëanshme.

Së pari, kam dyshimet të forta dhe të arsyeshme se ka pasur manipulim të shortit, ku kërkesa i ka kaluar Gjyqtares Manjola Bejleri, e cila vendosi duke thënë se: “Pranonte përjashtimin e gjyqtares Marinela Nuni, EDHE PSE NUK KONSTATONTE NJËANSHMËRI NË VENDIM”.

Që prej kësaj kohe, Kryetarja e Gjykatës, Enkeledi Hajro, një militante e PD dhe ish-shefe kabineti e Flamur Nokës kur ishte Ministër, është vënë në kërkim të një gjyqtari që të merrte guximin “kamikaz” për të bërë regjistrimin e Zgjedhjeve.

Shorti i bie që çështjen ta gjykojë gjyqtari Julian Haxhiu. Ky i fundit, vendos të japë dorëheqjen pak kohë më pas.

Më pas, shorti i radhës i bie gjyqtares Marjana Dedi. Këtu fillon edhe finalizimi i skandalit.

Kjo gjyqtare, e ka mbajtur çështjen në dorë për gati 1 muaj, duke u munduar të gjejë një rrugëzgjidhje për ta regjistruar. Në mënyrë totalisht të padrejtë dhe abuzive, madje skandaloze juridikisht vendos: “Regjistrimin e Asamblesë”. Por, autogoli më i madh dhe ajo që e shton amatorizmin e kësaj gjyqtare, skandalin dhe “kamikazllikun” është fakti se ajo konstaton që:

“- Disa prej klubeve futbollistike nuk rezultojnë fare të regjistruara, as në Gjykatë dhe as në formë tjetër Juridike”.

“- Disa prej Shoqatave që kanë votuar, nuk kanë qenë të regjistruara dhe nuk kanë pasur status juridik kur kanë votuar. Madje, konstaton se ka pasur Shoqata që janë regjistruar në Gjykatë edhe më datë 06 qershor 2018, pra 4 muaj pas Zgjedhjeve”.

Pasi i konstaton të gjitha ilegalitetet, të cilat nuk i fshihte dot, vendos gjithsesi që ta regjistrojë Asamblenë.

Ky reagim, vlen për të denoncuar abuzimin skandaloz, që bëhet nëpërmjet padrejtësive, prej mantelit të gjyqtarit që mbajnë veshur.

Fatmirësisht, kjo është një çështje juridike që do zgjidhet brenda një afati shumë të shpejtë.

Por, unë nuk do lejoj që persona të papërgjegjshëm të ndihen të sigurt në pozicionin e tyre të punës, edhe kur abuzojnë me të.

I kam bërë shkresë zyrtare, por edhe thirrje publike Komisioneve të Vetingut që të bëjë një hetim të hollësishëm profesional dhe pasuror mbi Kryetaren e Gjykatës, Enkeledi Hajri dhe gjyqtarën e shkallës së Parë, Marjana Dedi.

Fatmirësisht, të gjithë po kalojnë në “lupë” serioze mbi integritetin dhe kushdo që abuzon, do ketë fundin që meriton.

Nga ana tjetër, theksoj që kam dyshime shumë të forta, për manipulime të rënda me shortin në Gjykatën e Tiranës. I kam bërë kërkesë Kryetares së Gjykatës, për informacion me specifikime teknike sa i përket shortit dhe mora një përgjigje totalisht evazive dhe pa përgjigje.

Për këtë, do kërkoj një hetim penal, pasi dyshoj se kemi të bëjmë me një shkelje të rëndë.

Mësova në mënyrë direkte nivelin e abuzimeve, për të cilat do i shkoj deri në fund, si për Drejtësinë, që do vendoset shumë shpejt, ashtu edhe për evidentimin e atyre që abuzojnë në mënyrë skandaloze me pozicionin e tyre të punës.

Githashtu, çështja po shqyrtohet edhe në KAS-in e Lozanës.

Bashkim Fino

Tags: autogolidenoncimiGjykatësjakamikazeregjistriminzgjedhjeve

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Kreu i FSHF-së,uron Vitin e Ri 2026:Mirënjohje për të gjithë kontributorët e zhvillimit të futbollit
Aktualitet

Kreu i FSHF-së,uron Vitin e Ri 2026:Mirënjohje për të gjithë kontributorët e zhvillimit të futbollit

11:00 | 31/12/2025
Ronaldo nuk fshihet, tregon objektivat: Nuk lë futbollin pa arritur 1000 gola
Sport

Ronaldo nuk fshihet, tregon objektivat: Nuk lë futbollin pa arritur 1000 gola

18:44 | 30/12/2025
Next Post
Kapet i “forti” i Shkodrës, ishte kthyer në “tmerrin” e shkodranëve

Kapet i "forti" i Shkodrës, ishte kthyer në “tmerrin” e shkodranëve

Tmerr në Athinë! Greqia shpall gjendjen e jashtëzakonshme, shikoni pasojat e zjarrit

Zjarret në Athinë/Turqia i ofron ndihmë Greqisë, por ja si reagon Kotzias

Higitua nuk përmbahet, godet me grusht tifozin (Video)

Higitua nuk përmbahet, godet me grusht tifozin (Video)







JU REKOMANDOJMË

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026




TË FUNDIT

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi
Kosovo

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi

by mirseda
22:36 | 09/01/2026
0

Një ngjarje e rëndë rrugore ka tronditur opinionin publik, pasi një familje me origjinë nga Kosova, që...

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

22:34 | 09/01/2026
Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

22:05 | 09/01/2026
Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

22:02 | 09/01/2026
EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

21:53 | 09/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com