Zëvendës kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Denar Biba ka publikuar projekt-vendimin që është paraqitur sot në KQZ për vendimmarrjen e datës 03.11.2017 ku ky institucion mori vendim për mbetjen në detyrë të kryetarit të bashkisë së Malakastrës, Agron Kapllanaj.
Më anë të një statusi në rrjetin social “Facebook” Biba thotë që KQZ po përpiqe që të falsifikojë vendimmarrjen e datës 03.11.2017.
Postimi i plotë
Projekt-vendimi qe na u soll sot per firme, eshte i firmosur nga 3 anetare dhe Kryetari i KQZ.
Projekt-vendimi paraqet rrethana dhe vendimmarrje qe nuk kane ndodhur, nuk jane marre apo votuar ne ndonje mbledhje te KQZ, ndaj edhe u denoncua sot publikisht si akt qe tenton te fallsifikoje vendimmarrjen e dates 03.11.2017.
Por per fat mbledhjet e KQZ jane te regjistruara dhe me ze e figure del qarte se cili ishte rezultati i vertete i mbledhjes se dates 03.11.2017.
Cdo perpjekje per nje paraqitje ireale te rrethanave dhe votimit e vendimit te asaj mbledhje eshte pa asnje dyshim fallsifikim dhe passjell pergjegjesi penale. Seriozisht i ftoj koleget e KQZ te mos shtyhen me tej ne kete marrezi!