Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Demokracia në distancë:Të gjitha gafat e politikanëve gjatë komunikimeve “Zoom”

5 vjet ago
in Bota, Kryesore
Demokracia në distancë:Të gjitha gafat e politikanëve gjatë komunikimeve “Zoom”

Nga Matteo Castellucci “Linkiesta”

Politika ndikohet nga të njëjtat pajisje që mundësojnë mësimin nga distanca nëpër shkolla, me ndryshimin që parlamentarët paguhen më mirë. Në këtë “normalitet të ri” të punës, edhe demokracia elektorale është përballur me takimet virtuale.

Ajo nuk rrezikoi të vdiste si pasojë e ndonjë problemi me internetin, por kjo praktikë ofron disa skena tragjikomike. Askush nuk është i imunizuar nga këto incidente, duke kënaqur një audiencë zakonisht jo më të madhe sesa kolegët e tyre.

Por problemi me seancat parlamentare online është se ato transmetohen, dhe më pas arkivohen, për tu pasur si referencë në të ardhmen. Rasti i fundit vjen nga Estonia. Më 15 prill, në rendin e ditës ishte neutraliteti mbi çështjen e klimës deri në vitin 2035.

Fjala i jepet deputetit konservator të partisë Isamaa. Por kur vjen radha e tij, Tarmo Krusimae shfaqet i shtrirë në shtrat. Në vend të dosjeve që duhet të kishte nëpër duar, ai kishte në dorë një cigare elektronike. Kontributi i vetëm akustik në debat nuk vjen nga zëri i tij.

Ai qëndron i heshtur pa e kuptuar që është në linjë, por vazhdon të dëgjojë muzikën që ka vënë në sfond. Nënkryetari i parlamenti e fton disa herë që të flasë. Si përgjigje, merr një re tymi. Në këto kushte ai ia jep fjalën folësit tjetër të regjistruar.

Krusimae është një ish-roker i rrymës punk. Ai është pjesë e parlamentit estonez që nga vitit 2017 dhe ka një pagë prej 4 mijë eurosh në muaj. Në jetën e tij të dytë si politikan ai duket se e ka ruajtur prirjen për t’u “relaksuar dhe freskuar”.

Ai e justifikoi veten në këtë mënyrë:“Këto janë gëzimet dhe hidhërimet e punës nga distanca!”. Ai përsëriti respektin e tij për Riigikogu (parlamenti estonez) dhe përfundoi duke thënë “Janë gjëra që ndodhin!”. E njëjta “fatkeqësi” e bashkon atë me shumë kolegë nga e gjithë bota.

Kanadezi Uilliam Amos është gjendur në një situatë edhe më të sikletshme. Ai u shfaq lakuriq gjatë “Koha e Pyetjeve” me kryeministrin e partisë së ti, Xhastin Trudo. Amos kërkoi menjëherë  falje. Kamera ishte ndezur gabimisht gjatë kohës që ai po ndërrohej në zyrë pas vrapit në natyrë. Pas tij ndodhej flamuri kanadez dhe ai i Kebekut.

Opozita e fshikulloi me ironi:“Sot regjistruam një rekord të ri:pamë një deputet të veshur në një mënyrë të papërshtatshme, pra pa rroba. Vihet re që ai gëzon një formë të shkëlqyer, por duhet t’i kujtohet se çfarë është e përshtatshme para publikut”.

Kodi i veshjes do të kërkonte një xhaketë dhe kravatë, por edhe më rebelët nuk kishte guxuar të paraqiteshin në këtë formë. E njëjta gjë i ndodhi senatores meksikane Marta Luçia Misher majin e vitit të kaluar. Ajo ishte duke u ndërruar dhe të gjithë e panë nudo nga mesi e sipër gjatë një takimi online me Bankën e Meksikës,dhe që ishte i hapur edhe për gazetarët.

66 vjeçarja shpjegoi më pas se ajo ende nuk e zotëronte mirë teknologjinë dhe si kryetare e komisionit për barazinë gjinore, kundërsulmoi:“Mua nuk më vjen turp që kam treguar aksidentalisht disa nga pjesët e mia intime. Pasi është pikërisht ideja që një gruaja mund të jetë “vetëm trupi i saj” ajo që lejon dhe nxit trajtimin e grave si objekte, kundër së cilës unë kam luftuar gjithmonë “.

Rasti i saj fitoi një solidaritet unanim. Në këtë mënyrë, Misher e ktheu gafën e sajnë një mesazh politik. Po në Meksikë, por këtë herë në Kongres, një deputete e të njëjtit grup parlamentar (Movimiento Regeneración Nacional i presidentit Andres Obrador), po bënte sikur po ndiqte një takim në “Zoom” duke vendosur para ekranit një foto të sajën.

Kur u zbulua Valentina Batres Guadarrama kërkoi ndjesë. Kopertina e “The New Yorker” e 7 dhjetorit 2020 e përmblodhi më së miri këtë dukuri:Një grua e ulur në një tavolinë për një “aperitiv dixhital” ndërsa pjesa tjetër e dhomës, ajo që nuk kapet nga kamera, është në kaos.

Të njëjtën gjë duhet të ketë menduar edhe deputeti irlandez Luk Flanagan, që në qershor të vitit 2020 drejtoi një sesion të Komitetit të Bujqësisë i shtrirë në shtrat dhe vetëm me të brendshme. Edhe ai tha se sapo ishte rikthyer nga vrapi.

Në shtator, Juan Emilio Ameri dha dorëheqjen nga Dhoma e Deputetëve të Argjentinës pasi u kap në shoqërinë e të dashurës së tij. I martuar dhe me 3 fëmijë, ai e gjeti veten në telashe kur harroi të fikte kamerën e kompjuterit.

Ameri u pezullua dhe u përjashtua nga parlamenti. “Sjellja e tij diskrediton të gjithë klasën politike”- deklaroi kryetarit i Parlamentit, Sergio Massa. Pandemia ka hapur si kurrë më parë një dritare në dhomat – dhe në një kuptim edhe në jetën – e politikanëve. DAD, ose demokracia në distancë ka pasur gjithsesi këtë meritë:ajo e afroi “elitën” më pranë qytetarëve. Në kuptimin që jashtë godinës së pushtetit dhe nga shtëpia e tij, distanca midis një senatori dhe një përdoruesi të zakonshëm të internetit është zero. Ne jemi të gjithë të barabartë, përpara ligjit dhe kamerave të kompjuterëve.

burimi: https://www.linkiesta.it/2021/04/gaffe-politici-zoom

Përshtatur për Tirana Today

Tags: KARANTINApolitikanëtzoom

TË LIDHURA

Sulme masive gjatë natës/ Rusia godet me dronë disa qytete të Ukrainës
Bota

Sulme masive gjatë natës/ Rusia godet me dronë disa qytete të Ukrainës

10:01 | 08/12/2025
Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç
Bota

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç

22:05 | 06/12/2025
Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes
Bota

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

21:51 | 06/12/2025
Next Post
OSBE ”rrëzon” Trump-in: Votimet në SHBA, pa probeme apo manipulime

OSBE mbi vrasj*n e Xhuvanit: Fushata nuk mund të njolloset me gjak e dhunë

“U mbajtën rrogat e një muaji”/ Ardi Veliu: Kemi mbledhur mbi 100 milion lekë

Veliu në deklaratë për shtyp / Vetëm Policia ka detyrë ruajtjen e votës

Tom Doshi: Marrim 6 mandate në zgjedhjet e 25 prillit

POLITIKË Tom Doshi i “pastër “/ Asnjë provë dënimi nga DASH







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025




TË FUNDIT

Sulme masive gjatë natës/ Rusia godet me dronë disa qytete të Ukrainës
Bota

Sulme masive gjatë natës/ Rusia godet me dronë disa qytete të Ukrainës

by mirseda
10:01 | 08/12/2025
0

Forcat ruse nisën një valë të re sulmesh me dronë gjatë natës në disa rajone të Ukrainës,...

A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e luftës në Ukrainë?

A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e luftës në Ukrainë?

08:58 | 08/12/2025
Vartësi nis hetimet për shefin e prokurorisë Dibër, shkak sekuestrimi i një makine

Vartësi nis hetimet për shefin e prokurorisë Dibër, shkak sekuestrimi i një makine

08:26 | 08/12/2025
Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç

22:05 | 06/12/2025
Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

21:51 | 06/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com