Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Dëmet nga përmbytjet, disa herë më të mëdha se në 2015-ën

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Dëmet nga përmbytjet, disa herë më të mëdha se në 2015-ën

Shqiptarët po përballen sot me dëmet kolosale që kanë lënë përmbytjet në të gjithë vendin, vetëm para pak ditësh.

Megjithatë, kryeministri Rama duket se pa anën pozitive, teksa u shpreh se dëmet janë reduktuar në krahasim me përmbytjet e 2015-ës:

“Ndryshe nga dy vite më parë ku përmbytjet nuk kanë shkaktuar ato situata surreale të 2015, dëmet i kemi të reduktuara”. 

Por, sipas një raporti të publikuar nga Top Channel, rezulton krejt ndryshe, pasi duket se dëmet janë disa herë më të mëdha se në 2015.

Kështu, rezulton se numri i shtëpive të përmbytura është 4700, ose 6 herë më i madh se ai i dy viteve më parë; edhe sipërfaqja e tokës e përmbytur, numri i shkollave të përmbytura dhe numri i urave të dëmtuara rezulton më i madh se në vitin 2015.

Ja çfarë shkruan Top Channel:

Dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e këtij viti janë disa herë më të larta se sa në vitin 2015 kur ndodhi përmbytja e fundit masive. Top Channel krahason të dhënat zyrtare nga Ministria e Brendshme dhe emergjencat civile për bilancin e dy përmbytjeve.

Sipas shifrave, rezulton se këtë vit numri i shtëpive të përmbytura është 4700 ose gati 7 herë më i madh nga ai që ishte dy vjet më parë.

Edhe sipërfaqja e tokës së përmbytur këtë herë është më e lartë. Sipas Ministrisë së Brendshme në vitin 2015 u përmbytën 9992 hektarë tokë, ndërsa këtë vit rezulton se sipërfaqja e përmbytur është 10 mijë e 622 hektarë.

Dëmet këtë vit kanë qenë më të mëdha edhe në objektet publike. Sipas të dhënave këtë herë janë përmbytur 56 shkolla nga 16 që u përmbytën dy vjet më parë, ndërsa urat e dëmtuara kanë qenë 65 nga vetëm 10 që ishin në vitin 2015.

I vetmi bilanc pozitiv nga krahasimi i dy përmbytjeve rezulton ai i bizneseve, të cilat këtë vit janë përmbytur më pak nga 300 që ishin në 2015-ën në vetëm 40 këtë herë.

Përse përmbytemi? Nga mbyllja e instituteve, te ndërhyrjet pa kriter në lumenj

Në fillim të këtij viti, qeveria shpërndau 61 ekskavatorë të rinj për bashkitë e vendit, të cilat sipas kryeministrit do garantonin ujitjen e tokave por dhe do të shmangin përmbytjet.

“Ambicia jonë dhe objektivi ynë që do të realizohet brenda këtij viti është që të mos ketë asnjë parcelë ku uji të mos shkojë dhe kullimi të mos jetë i garantuar”, tha Kryeministri Rama.

Por kur nuk është mbushur asnjë vit nga mbërritja e flotës së ekskavatorëve siç e pati quajtur Kryeministri, Shqipëria u përmbyt sërish. Madje këtë herë dëmi është disa herë më i lartë.

“Në radhë të parë duhet bërë një studim i plotë për të evidentuar gjendjen e argjinaturave. Kur është e mundur të bëhen riparime të argjinaturave, ndërsa atje ku mungojnë të ndërtohen argjinatura të reja”,  shprehet Vladimir Agalliu, ekspert hidroteknik për argjinaturat.

Dhimtër Vogli, i cili ka drejtuar institutin e studimeve të bonifikimit thotë se shumë nga lumenjtë problematikë kërkojnë ndërhyrje në themel.

“Argjinaturat e Vjosës janë ndërtuar para 60 vjetësh. Por janë ndërtuar mbi bazën e kushteve që ishin atëherë, me vetëm 10 vjet vrojtime. Me mundësitë teknike që ishin atëherë. Sot janë mundësitë më të mëdha, qoftë tek ekskavatorët qoftë tek gërmimet. Së dyti në 60 vjet mund të ketë ndryshuar regjimi i lumit”, shprehet Vogli.

Por sipas tij, këto studime nuk ka kush i realizon më, pasi Shqipëria i ka mbyllur institutet që kishin ekspertizën e nevojshme. Dhe në vend që të mbrojë qytetarët nga përmbytjet, shteti është bërë vetë shkaktari i tyre.

Kur ndërtohet një rrugë duket të mos përkeqësojë regjimin e ujërave. Rruga duhet të jetë e fundit që përmbytet dhe jo e para”, thotë Vogli.

Tags: demetme te medhapermbytjetse ne 2015

TË LIDHURA

Arrestimi i avokatit Barjami pas debatit në gjyq, reagon Gjykata e Elbasanit
Aktualitet

Arrestimi i avokatit Barjami pas debatit në gjyq, reagon Gjykata e Elbasanit

15:12 | 21/10/2025
Kryegjyqtari shmanget/ Kreu i Gjykatës së Lartë nuk sqaron pse audio dhe procesverbali nuk përputhen
Aktualitet

Kryegjyqtari shmanget/ Kreu i Gjykatës së Lartë nuk sqaron pse audio dhe procesverbali nuk përputhen

15:10 | 21/10/2025
“Shqipëria, destinacion për pushime vjeshte”/ Express: Vend i bukur evropian me 21 gradë në tetor
Analizë

“Shqipëria, destinacion për pushime vjeshte”/ Express: Vend i bukur evropian me 21 gradë në tetor

14:44 | 21/10/2025
Next Post
BE zbarkon në Bujanoc e Preshevë

BE zbarkon në Bujanoc e Preshevë

Maqedoni/ Deputetët mbërrijnë në gjykatë, priten vendimet

Maqedoni/ Deputetët mbërrijnë në gjykatë, priten vendimet

Si është raporti juaj me paratë në bazë të shenjës së horoskopit?

Si është raporti juaj me paratë në bazë të shenjës së horoskopit?







JU REKOMANDOJMË

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025




TË FUNDIT

Polonia: Nuk e përjashtojmë arrestimin e Putinit nëse ai fluturon mbi hapësirën tonë ajrore
Bota

Polonia: Nuk e përjashtojmë arrestimin e Putinit nëse ai fluturon mbi hapësirën tonë ajrore

by mirseda
15:21 | 21/10/2025
0

Polonia paralajmëroi sot presidentin rus, Vladimir Putin për rrezikun e fluturimit të tij në hapësirën ajrore polake...

Arrestimi i avokatit Barjami pas debatit në gjyq, reagon Gjykata e Elbasanit

Arrestimi i avokatit Barjami pas debatit në gjyq, reagon Gjykata e Elbasanit

15:12 | 21/10/2025
Kryegjyqtari shmanget/ Kreu i Gjykatës së Lartë nuk sqaron pse audio dhe procesverbali nuk përputhen

Kryegjyqtari shmanget/ Kreu i Gjykatës së Lartë nuk sqaron pse audio dhe procesverbali nuk përputhen

15:10 | 21/10/2025
Programi Botëror i Ushqimit: Nuk ka ndihma të mjaftueshme në Gaza, të hapen të gjitha kalimet

Programi Botëror i Ushqimit: Nuk ka ndihma të mjaftueshme në Gaza, të hapen të gjitha kalimet

14:48 | 21/10/2025
“Shqipëria, destinacion për pushime vjeshte”/ Express: Vend i bukur evropian me 21 gradë në tetor

“Shqipëria, destinacion për pushime vjeshte”/ Express: Vend i bukur evropian me 21 gradë në tetor

14:44 | 21/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com