Votimi i demarkacionit me Malin e Zi është përshëndetur nga trupa diplomatike e vendosur në Kosovë, por edhe nga përfaqësuesit e politikës së Kosovës. Ambasadori amerikan votimin e demarkacionit e ka konsideruar një lajm të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Teksa ka përshëndetur kalimin e demarkacionit, kreu i Parlamentit Kadri Veseli, ka thënë se pas një dimri të gjatë politik, erdhi momenti i pranverës politike për qytetarët e Kosovës. Ai tha se tani presim që BE-ja të tregohet korrekte me qytetarët e Kosovës. Sipas tij, në bazë të arritjeve, kosovarët mund të lëvizin të lirë brenda këtij viti.
Demarkacioni ka marrë 80 vota pro dhe 11 kundër dhe asnjë abstenim. Kujtojmë se seanca e sotme ka qenë tejet e gjatë, por ka patur edhe përjashtime dhe arrestime deputetësh.
“Nga sot fillon pranvera për qytetarët e Kosovës për të lëvizur të lirë. Kjo vjen pas një dimri të gjatë politik. Falënderoj kolegët e opozitës, ratifikimi i marrë veshjes tani ka mbaruar. Brenda këtij viti do të kemi lëvizjN e lirë të qytetarëve. Tani presim një korrektesë të BE-së për qytetarët e Kosovës. Faleminderit medias, për korrektësinë.”-tha Veseli