Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Debati i madh: A na bën paraja më të lumtur?

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Debati i madh: A na bën paraja më të lumtur?

Është një pyetje shumë e vjetër:të gjithë i duam paratë, por a na bëjnë ato të lumtur? Në mënyrë të pandryshueshme, përgjigjja është e nuancuar. Por tanimë janë shfaqur disa përgjigje më të qëndrueshme.

Studiuesit kanë grumbulluar të dhëna mbi marrëdhëniet midis parave dhe emocioneve nga më shumë se 1.6 milion njerëz në 162 vende të botës. Ata zbuluan se njerëzit më të pasur, kanë më shumë “emocione të respektit ndaj vetes”, siç janë besimi, krenaria dhe vendosmëria.

Nga ana tjetër, njerëzit me të ardhura më të ulëta, kishin më shumë emocione negative ndaj vetes si ankthi, trishtimi dhe turpi, raporton një studim në fjalë i botuar në revistën  “Emotion”. Dhe nuk është për t’u habitur, që pasja e një ndjenje më të madhe të kontrollit, ndërhynte në këto ndjenja.

Pra me fjalë të tjera, njerëzit që kanë më shumë pasuri dhe vetëbesim më të madh, ndiheshin gjithashtu se kishin më shumë nën kontroll drejtimin e jetës së tyre, dhe ishin më të aftë për të kapërcyer pengesat. Këto rezultate ishin të vërteta në të gjitha vendet me të ardhura të larta, por edhe ato në zhvillim.

Por prisni, ka edhe më shumë sesa kaq. Kur është fjala për ndjenjat që njerëzit kanë ndaj të tjerëve, si dashuria, zemërimi, mirënjohja dhe dhembshuria, gjetjet e studimit nuk janë dhe aq të qarta. Në të nuk kishte një lidhje të qëndrueshme midis këtyre emocioneve dhe të ardhurave.

“Pasja e më shumë parave, nuk e bën domosdoshmërisht një person më të dhembshur dhe më mirënjohës ndaj të tjerëve, dhe një pasuri më e madhe mund të mos kontribuojë në ndërtimin e një shoqërie më solidare dhe tolerante”- thotë autori kryesor Edi Tong, nga Universiteti Kombëtar i Singaporit.

Edhe lumturia dhe emocionet e tjera globale, nuk kishin një raport të qëndrueshëm me të ardhurat në të gjithë vendet, ndaj ekspertët debatojnë ende mbi faktorët e tjerë që ndikojnë.

Është e rëndësishme të theksohet se studimi, i bazuar në 5 grupime të mëdha të dhënash, është korrelativ.

Sidomos të dhënat e marra në SHBA, treguan se të ardhurat parashikuan shtimin e emocioneve të respektit për veten me kalimin e kohës. Lidhjet mes parave dhe ndjenjave ishin relativisht të vogla, prandaj fotografia e vërtetë e situatës është më komplekse.

Por autorët vërejnë se “disa efekte të vogla mund të grumbullohen me kalimin e kohës, për t’u bërë efekte praktikisht të rëndësishme në jetën reale”. Gjetjet e këtij studimi, mund të kenë një rëndësi thelbësore në botën reale, si në nivelin individual, ashtu edhe në atë shoqëror.

Burimi i lajmit: https://cosmosmagazine.com/people/behaviour/rich-feelings-better-or-worse

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: debatlumturiparaja

TË LIDHURA

SHBA kërcënon BE-në me tarifa, Europa përgjigjet e bashkuar
Bota

SHBA kërcënon BE-në me tarifa, Europa përgjigjet e bashkuar

20:50 | 17/01/2026
Kryeministri Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes për Gazën
Bota

Kryeministri Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes për Gazën

20:31 | 17/01/2026
Trump vendos tarifa të reja ndaj MB, Danimarkës dhe vendeve evropiane
Bota

Trump vendos tarifa të reja ndaj MB, Danimarkës dhe vendeve evropiane

18:36 | 17/01/2026
Next Post
Kitet dhe respiratorët u blenë më shtrenjtë/ Si i shpëtoi Manastiriliu SPAK-ut

Covid-19/ Manastirliu tregon sa qytetarë janë riinfektuar në Shqipëri

Federata Gjermane e Futbollit merr vendimin për të ardhmen e trajnerit Lëv

Lëv largohet nga kombëtarja, 3 detaje rreth tij

“Sali Berisha nuk është Joe Biden”/ Rama ironizon: Lista e PD, humoristike

“Sali Berisha nuk është Joe Biden”/ Rama ironizon: Lista e PD, humoristike







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026




TË FUNDIT

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës
Showbizz

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës

by mirseda
23:53 | 17/01/2026
0

“Po e nis me familjen time. 5 korrik 2000 është dita e lindjes sime. Një fëmijëri e...

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

22:52 | 17/01/2026
Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

22:49 | 17/01/2026
“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

22:43 | 17/01/2026
Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

21:50 | 17/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com