Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Debatet e vjetra, Islami dhe kontrollet në kufi trazojnë qeverinë e re gjermane

7 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Debatet e vjetra, Islami dhe kontrollet në kufi trazojnë qeverinë e re gjermane

Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer ia doli brenda një kohe të shkurtër të trazojë qeverinë e re që sapo filloi nga puna. CDU nervozohet, ndërkohë që me pikëpamjet e tij janë dakord shumica e gjermanëve.

Çfarë ndodh kur i pyet politikanë të CDU-së për politikanë si Horst Seehoferi, ministri i Brendshëm federal i CSU-së? Jo më ai, do të dëgjoje. Gjashtë ditë në postin e ri, dy herë ai ia ka acaruar nervat kolegëve të partisë CDU. Fillimisht me fjalinë, se myslimanët që jetojnë në Gjermani janë pjesë e Gjermanisë, por jo islami. Pastaj me propozimin për zgjatjen e kontrolleve kufitare në Gjermani e zgjerimin e tyre.

A kemi nevojë për debate të tilla? Sekretarja e Përgjitshme e CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer përmblodhi në fillim të javës atë që e mendojnë shumë gjermanë: Qytetarët presin që pas një kohe të zgjatur të krijimit të qeverisë, koalicioni të kthehet tek puna faktike. Të profilizohesh me punë të vendosur është në rregull, tha ajo, por kur erdhi puna të përmendte emra, nuk përdori atë të Seehoferit, por të ministritt ë Ekonomisë, Peter Altmeier (CDU) që ka shkuar në Uashington për të mënjanuar një luftë tregtare me SHBA.

“Çfarë do të thotë ky debat?”

“Çarë do të thotë ky debat?”, reagon një politikan i zemëruar i CDU-së që nuk do të përmendet me emër. Ai ka parasysh deklaratën e Seehoferit se islami nuk i përket Gjermanisë. „Ne kemi shumë probleme të tjera, grindjen me SHBA, të ardhmen e BE. Digjitalizimin. Për këto duhet të kujdesemi.” Edhe kancelarja e refuzoi ftohtë Seehoferin. „Ndërkohë jetojnë katër milionë myslimanë në Gjermani. E po ashtu edhe feja e tyre i përket Gjermanisë. Pra edhe islami”, tha ajo. Nga ana tjetër ofensivën e Seehoferit për kontrollin e kufijtve ajo e mbështeti për sa kohë që nuk është garantuar plotësisht mbrojtja e kufijve të jashtëm të BE.”

“Askush nuk do të shkallëzohet grindja.”

Lidhur me debatin për islamin reagoi edhe partneri i koalicionit, SPD. „Debatet që ndajnë vendin, nuk i ndihmojnë askujt”, tha zëvendëskryetarja e partisë SPD, Manuela Schwesig. Shumë reagime nuk ka pasur edhe nga CDU për deklaratën e Seehoferit. Vetëpërmbajtja ka arsyet e veta: „Sigurisht grindja mes partive ndikon menjëherë në perceptimin në popullsi”, thotë Roberto Heinrich nga instituti i opinionit publik, Infratest për DW. „Pra askush nuk ka interes për shkallëzimin e grindjes.” Sidomos edhe SPD-ja mendon tani që të riorientojë kursin e saj në politikën e refugjatëve. Kredoja e ministres socialdemokrate për Familjen, Franziska Giffey është – oferta të qarta integrimi, por edhe sanksione nëse rregullat nuk respektohen. Nga ana tjetër të gjithë në qeveri e dinë se deklaratat e Seehoferit kanë mbështetje në popull. „Kur pyetëm herën e fundit, nëse islami i përket Gjermanisë, ishin 60% e të anketuarve që thanë se islami nuk është pjesë e Gjermanisë”, thotë eksperti i opinionit, Roberto Heinrich.

Një debat i vjetër

Horst Seehofer bën deklarata, por ato nuk do të kenë ndonjë pasojë konkrete, sepse çështjet e kontrolleve kufitare rregullohen brenda BE. Shumë vende të BE, krahas Gjermanisë, edhe Austria, Suedia, Danimarka, Norvegjia kanë futur kontrollet kufitare pas valës së refugjatëve në vitin 2015. Kontrollet konsiderohen në fuqi deri në maj. BE kërkon t’i heqë ato, por nëse kjo do të ndodhë varet nga bisedimet mes vendeve të prekura. Ndërsa debati tjetër, nëse islami i përket Gjermanisë, është një debat më i vjetër. Ai u ndez në vitin 2010, kur presidenti i atëhershëm, Christian Wulff tha se „islami i përket Gjermanisë.” Opozita kritikon, se Seehofer vepron si politikan i CSU-së dhe jo si ministër i Brendshëm./DW

 

Tags: Debatet e vjetraislamikontrollet në kufiqeverinë e re gjermane

TË LIDHURA

Rusia sulm ajror në Ukrainë, qindra dronë lëshohen mbi Kiev
Bota

Rusia sulm ajror në Ukrainë, qindra dronë lëshohen mbi Kiev

09:19 | 06/06/2025
Nga miqësia në armiqësi, si u kris marrëdhënia Trump-Musk
Analizë

Nga miqësia në armiqësi, si u kris marrëdhënia Trump-Musk

08:32 | 06/06/2025
Ushtria izraelite urdhëron evakuimin e disa lagjeve në rrethinat jugore të Bejrutit
Bota

Ushtria izraelite urdhëron evakuimin e disa lagjeve në rrethinat jugore të Bejrutit

20:33 | 05/06/2025
Next Post
Gabimi i rëndë i la pas hekurave, cilët janë shqiptarët që “braktisën” familjet dhe fëmijët

Gabimi i rëndë i la pas hekurave, cilët janë shqiptarët që “braktisën” familjet dhe fëmijët

Përkeqësohet situata nga përmbytjet në Shkodër, kërkohen emergjenca

Përkeqësohet situata nga përmbytjet në Shkodër, kërkohen emergjenca

Artan Hoxha: Kam kolegë gazetarë shumë të pasur, rroga nuk i justifikon vilat luksoze

Artan Hoxha: Kam kolegë gazetarë shumë të pasur, rroga nuk i justifikon vilat luksoze

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Kultivoi parcelë me 223 fidanë kanabis, vihet në pranga 24 vjeçari në Fier
Aktualitet

Kultivoi parcelë me 223 fidanë kanabis, vihet në pranga 24 vjeçari në Fier

by mirseda
09:48 | 06/06/2025
0

Policia e Fierit ka vijuar kontrollet intensive në të gjithë territorin e qarkut, duke shënuar një tjetër...

Rusia sulm ajror në Ukrainë, qindra dronë lëshohen mbi Kiev

Rusia sulm ajror në Ukrainë, qindra dronë lëshohen mbi Kiev

09:19 | 06/06/2025
Ngjarje si në filma/ Tre shqiptarët grabitën një farmaci dhe humbën jetën

Ngjarje si në filma/ Tre shqiptarët grabitën një farmaci dhe humbën jetën

09:14 | 06/06/2025
Sot Kurban Bajrami, presidenti Begaj uron besimtarët myslimanë

Sot Kurban Bajrami, presidenti Begaj uron besimtarët myslimanë

08:38 | 06/06/2025
Nga miqësia në armiqësi, si u kris marrëdhënia Trump-Musk

Nga miqësia në armiqësi, si u kris marrëdhënia Trump-Musk

08:32 | 06/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com