Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

De Biasi konfirmon largimin: Çfarë nuk shkoi me Kombëtaren

8 vjet ago
in Kryesore, Sport, Të Gjitha
De Biasi konfirmon largimin: Çfarë nuk shkoi me Kombëtaren

epa04961247 Albania's soccer team head coach Giovanni De Biasi during a press conference in Tirana, Albania, 03 October 2015. De Biasi announced the squad for the UEFA EURO 2016 qualifying Group I matches of Albania against Serbia on 08 October 2015 and Armenia on 11 October 2015. EPA/ARMANDO BABANI

Gianni de Biasi ka dalë sot në një konferencë për shtyp, pas përfundimit të grumbullimit për ndeshjet me Luksemburgun dhe Izraelin.

Trajneri i Kombëtares Shqiptare ka pranuar se do të largohet në fund të eleminatoreve, ndërsa tha se nuk ndjen besim nga FSHF-ja për rinovim të kontratës.

“Kur humbasim jam unë fajtori, ndërsa kur fitojmë, fitojnë lojtarët”, tha ndër të tjera italiani duke shprehur pakënaqësi.

Çfarë ndryshoi në ndeshjen e fundit?

“Ndryshoi fakti që kishte më shumë bindje, më shumë vendosmëri. Kishte një qasje të ndryshme nga ndeshja kundër Luksemburgut. Ndaj Italisë kishim bërë një ndeshje të mirë, pastaj nëse mendojmë se jemi në lartësinë e Spanjës dhe Italisë, mendoj se kemi humbur dimensionin dhe kemi gabuar gjithçka, si ambient, si tifozeri, apo si media”, shkruan Panorama.

Rinovimi:

“Ka disa situata në jetë në të cilat dikush duhet të ndjejë rrotull besimin dhe konsideratën, të cilën pavarësisht 5 viteve e gjysmë, mendoj se ende nuk e kam nga dikush. Mendoj se nëse Federata dëshironte Gianni de Biasin, do ta bënte më parë, jo sot, se tani është vonë. Por unë prisja diçka ndryshe, nuk funksionon kështu. Ata që janë më të mirë, si Lëv, janë konfirmuar 4 vite më parë, unë nuk prisja të më konfirmonin dy vite para, por prisja një diskutim ndryshe nga federata.”

Për raportin me Dukën

“Me presidentin kam një raport të mirë, mendoj se është personi me të cilin jam ndjerë më mirë nga pikëpamja e punës, një person i këndshëm me të cilën mund të kalosh kohën me gëzim. E di që unë kam një aspekt profesional dhe një njerëzor që ecin përkrah. Shpesh pikëpamja njerëzore më ka bërë të bëj disa gabime të tmerrshme që nuk dua t’i ribëj.”

Kriza me Dukën

“Sa i përket krizës, nuk ka. E vetmja gjë që më vjen keq është që shumë mes jush ishin gati të bënin funeralin tim pas Izraelit. Më vjen keq që fituam dhe nuk u realizua. Mendoj se trajneri duhet vlerësuar për gjëra të ndryshme, përveçse humbjes së 5 ndeshjeve radhazi, ku një është miqësore me Luksemburgun.

Shqipëria ka humbur në kualifikuese ndaj Luksemburgut, në kualifikuese. Unë për aq sa do të jem këtu do të jap 110%, nuk mund të vihet në diskutim përkushtimi nga pikëpamja e punës, nga përfshirja në kauzën shqiptare.”

Për arsyet e vendimit

“Kur u përgjigja një ditë para ndeshjes, mendova me vete se historia me Shqipërinë mund të përfundonte sot këtu, nëse humbnim në Izrael, sepse ndoshta mendohej nga dikush që ndeshjet e fundit ishte më mirë që të bëheshin me trajner tjetër. Unë e kam vendosur në mendjen time që në fund të kualifikueseve të iki, është një proces natyral, ka fillim dhe fund. Është momenti të kërkoj sfida të reja. Por mjafton që Shqipëria të mos bëjë revolucion dhe makina është në rregull.”

A ka marrë më shumë nga Shqipëria, apo i ka dhënë më shumë?

“Kjo histori është si veza dhe pula. Unë kam marrë gjithmonë përgjegjësitë për humbjet, ndërsa për fitoret janë të aftë të gjithë të marrin meritat. Puna ime është të qetësoj lojtarët dhe pastaj të vlerësoj atë që ishte ndërtuesi i vërtetë i kësaj, presidenti që më mbajti, i cili vazhdoi me mua edhe pas dyvjeçarit të parë. Jo gjëra stratosferike, por ai kishte parë te puna që bëmë atë që duhej bërë dhe arritur në pjesën e dytë.”

Tags: fshfGianni de Biasikombetarja shqiptare

TË LIDHURA

Kushtetuesja i dha të drejtë Veliajt/ Shpërthen festa me fishekzjarre pranë qelisë
Aktualitet

Kushtetuesja i dha të drejtë Veliajt/ Shpërthen festa me fishekzjarre pranë qelisë

22:22 | 03/11/2025
Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet
Aktualitet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Tragjedia prek futbollin serb, trajneri pëson kolaps në fushë dhe ndërron jetë
Sport

Tragjedia prek futbollin serb, trajneri pëson kolaps në fushë dhe ndërron jetë

22:13 | 03/11/2025
Next Post
Biznesi kërkon krijimin e ministrisë së Tregtisë në kabinetin e ri qeveritar

Biznesi kërkon krijimin e ministrisë së Tregtisë në kabinetin e ri qeveritar

12-vjeçarja nga Gjirokastra bie pre e lojës “Balena Blu”, e zbulojnë shokët e klasës

12-vjeçarja nga Gjirokastra bie pre e lojës “Balena Blu”, e zbulojnë shokët e klasës

Kardiologu Edjon Hajro: Ja si të mbrohemi nga rreziku i atakut kardiak gjatë verës

Kardiologu Edjon Hajro: Ja si të mbrohemi nga rreziku i atakut kardiak gjatë verës







JU REKOMANDOJMË

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025
Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

21:28 | 01/11/2025




TË FUNDIT

Kushtetuesja i dha të drejtë Veliajt/ Shpërthen festa me fishekzjarre pranë qelisë
Aktualitet

Kushtetuesja i dha të drejtë Veliajt/ Shpërthen festa me fishekzjarre pranë qelisë

by mirseda
22:22 | 03/11/2025
0

Pasi Gjykata Kushtetuese riktheu Erion Veliajn si Kryetar i Bashkisë së Tiranës ka ‘shpërthyer’ festa pranë qelisë...

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025
Tragjedia prek futbollin serb, trajneri pëson kolaps në fushë dhe ndërron jetë

Tragjedia prek futbollin serb, trajneri pëson kolaps në fushë dhe ndërron jetë

22:13 | 03/11/2025
Kremlini provokon Romën: Italia do shembet e gjitha nëse vazhdon mbështetjen për Ukrainën

Kremlini provokon Romën: Italia do shembet e gjitha nëse vazhdon mbështetjen për Ukrainën

21:31 | 03/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com