Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Damian Gjiknuri, tërmet nesër në Tiranë dhe jo sot në Vlorë e dje në Dibër

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
PD e akuzon për blerje votash, Gjiknuri: S’jam thirrur në prokurori

Nga: Lorenc Vangjeli

Pavarësisht rezultatit të 25 prillit, ka një listë paraprake fituesish. I pari dhe triumfuesi i padiskutueshëm në të gjitha llojet e kombinimit të shifrave, është vetë sistemi. I papërkryer, difektoz në retushimin karnavalesk që i është bërë demokracisë në Tiranë, një krijesë e ndërmjetme mes formës evropiane, mendësisë sovjetike dhe thelbit ende ballkanas e plot ornamente otomane të tij, demokracia do të rimarrë shtyllat e saj. Shqiptarët do të zgjedhin një nga institucionet më të rëndësishëm, opozitën e vendit, që së paku në dy vjetët e fundit ka funksionuar si shfrim Facebook-u dhe tundim molotovi nga opozita reale dhe si një karikaturë qesharake nga opozita legale.

Fitues tjetër i padiskutueshëm në listën me plot të papritura është qarku i Vlorës. Në qytetin e Flamurit kanë ngritur flamujt e inatit që nuk del, edhe presidenti, edhe kryeministri. Nën hijen e rëndë të njerëzve që janë dashur dhe urryer si pakkush tjetër në këtë vend, misteri i rezultatit do të jetë shumë më shumë se një test lokal dhe një kombinim shifrash për poltrona kuvendi.

Ai është test force që dëshmon sesi do të jetë Shqipëria nesër. Gara për Vlorën ka lënë në hije edhe vetë Tiranën, Durrësin apo dhe Elbasanin, qarqet që kanë më shumë enigma dhe ndeshje më të fortë, pikërisht sepse aty projektohet një garë personale mes dy njerëzve që në historinë modern të këtij vendi, kanë shkruar e rishkruar historitë e tyre personale politike.

Dhe jo thjesht për një kapriçio të fatit, i përmendur nga të dy dhe nën vëmendjen e të dyve, shqiptarët shohin nga projektorët mbi Vlorë, një personazh i tretë, tek i cili duhet të gjenden përgjigjet e shumë pikpyetjeve që do të zbulohen nesër. Damian Gjiknuri nuk e bëri tërmetin as në Dibër kur e akuzuan se ndërhyri në zgjedhjet lokale dhe as nuk pritet ta bëjë në Vlorë siç e shpreson Rama ta tundë dhe e paralajmëron Meta që të mos e provojë. Ai e ka bërë shkundjen e politikës shqiptare që vitin e shkuar kur përktheu në letër idenë e Ramës se për t’i mundur të gjithë kundërshtarët bashkë, duhet t’i detyronin të garonin veç e veç. Se lista gjysmë e hapur do të detyronte gjithë gratë e burrat socialistë të ngopur nga pushteti dhe gjithashtu, edhe opozitarët e uritur të shtyrë nga sikleti i hierarkisë së votave, që të vraponin më shumë në terren.

Dy risi që për një javë do të verifikohen nëse mund të bëjnë një herë të tretë. Bashkë me Anila Denajn e financave përpara tij në listë dhe shefin e përbashkët Edi Rama në kufi të listës socialiste, Gjiknuri i tërmetit përmendet sidomos aty ku nuk është dhe i japin rol edhe aty ku ai refuzon ta ketë. Sidomos në rastin e njërit prej kandidatëve përballë, socialistit veteran që mban mbiemrin e kryeministrit, por garon me LSI-në. Luan Rama, është një nga enigmat e tjera vlonjate, me shans që të jetë sot më shumë se pika e ujit që do të përmbysë nesër balancat e llogarive paraprake. Llogari të cilat në të gjitha herët nxjerrin se Bregu i mrekullueshëm i Jonit, aty ku shumica dërmuese e shqiptarëve preferojnë detin, është destinuar kësaj here të jetë kufiri që do të mbajë e ndajë frymën mes fituesit në delir dhe humbësit dramatik të 25 prillit.

Tags: damian gjiknurilorenc vangjeliopinion

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
Një person gjendet pa shenja jete në breg të lumit Shkumbin

E rëndë në Elbasan/ Gjendet një person i mbytur në lumin Shkumbin

Zaev mbështet Ramën në zgjedhje: Të dashur maqedonas, votoni mikun tim

Zaev mbështet Ramën në zgjedhje: Të dashur maqedonas, votoni mikun tim

“Situata është shumë serioze”/ Merkel: Duhet të marrim masa për pandeminë

“Situata është shumë serioze”/ Merkel: Duhet të marrim masa për pandeminë







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve
Bota

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve

by mirseda
22:46 | 06/03/2026
0

Çmimet globale të naftës janë rritur në nivelin më të lartë në më shumë se dy vjet,...

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

22:32 | 06/03/2026
Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

22:25 | 06/03/2026
Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

22:03 | 06/03/2026
Guterres: Lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit

Guterres: Lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit

21:41 | 06/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com