Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Dalin rezultatet e testimit me shkrim të infermierëve për Tiranën

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Dalin rezultatet e testimit me shkrim të infermierëve për Tiranën

Në orët e para të mëngjesit të së dielës, pas korigjimit të testeve menjëherë pas konkursit, dolën rezultatet e testimit me shkrim të infermierëve, fizioterapistëve, teknikëve të qarkut të Tiranës. Kandidatët që kaluan fazën e parë pas aplikimit në platformën  http://www.infermierepershqiperine.al​ u testuan të shtunën në fazën e dytë dhe përfundimtare, atë të testimit me shkrim.

Ministrja e Shëndetësise dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ndoqi nga afër procesin e testimit në ambjentet e Universitetit Mjekësor, ku vetëm për Tiranën u testuan 526 kandidatë, infermierë, fizioterapistë dhe teknikëve të imazherisë.

“Të gjithë hapat e konkursit kanë qenë transparente dhe me kënaqësi konstatoj se procesi sot ka shkuar shumë mirë. Rezultatet përfundimtare do të dalin nga mbledhja e pikëve të dosjes së gjithësecilit kandidat të cilat tashmë janë të shpallura, me pikët e grumbulluara nag rezultati i testit me shkrim”.

Teza u hartua nga një komision I përbërë me padagogë të fakultetit të infermierisë që e kanë elaboruar në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Pas përfundimit të testimit, duke ndjekur procedurën transparente nëpër të cilën ka kaluar ky process prej fillimit, u bënë publike përgjigjet e tezës së infermierëve, në mënyrë që secili kandidat të ketë mundësi të shohë përgjigjet për të kuptuar menjëherë pikët e marra. Testi ishte “I verbër” dhe vetëm pas korigjimit, në prezencë të komisionit, teza clirohet nga barcodi dhe rezultatet e sakta janë online.

Ecuria e procesit
Menjëherë pas shpalljes së platformës www.infermierepershqiperine.al kandidatët e interesuar aplikuan online dhe cdo hap I procesit ka patur transparencë maksimale. 2450 aplikues u regjistruan në pltformë për të konkuruar për 416 vende të lira pune në pozicionet infermierë, fizioterapeut dhe teknikë imazherie në qendrat shëndetësore dhe spitalet publike në të gjithë vendin. Fazën e parë e kaluan 1706 kandidatë, të cilët u renditën sipas vlerësimit të dosjeve të gjithsecilit.

U ndoqën të gjitha procedurat e ankimimit dhe verifikimit të dokumentacionit dhe komisionet e ngritura nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale verifikuan cdo ankesë. Në përfundim të procesit, para fillimit të testimit të parë të Tiranës, nga 1706 kandidatë ankesat kanë qenë zero!

Pas Tiranës, testimi do të kryhet në Shkodër me datë 3 Prill për qarqet: Shkodër, Durrës, Lezhë, Dibër dhe Kukës. Testimi tjetër do të jetë në Elbasan me datë 4 Prill për qarqet Elbasan, Korcë dhe Berat. Me datë 5 Prill përmbyllen testimet në Vlorë, për qarqet Fier, Vlorë dhe Gjirokastër.

“Ne synojmë që në përfundim të këtij procesi, kandidatët më të mirë do të punësohen në strukturat tona publike, për herë të parë përmes një konkursi transparent, me bazë merite për dijet dhe formimin e secilit kandidat”, tha Ministrja Manastirliu.

Tags: dalininfermierëverezultatetshkrimtestimitTiranën

TË LIDHURA

LAJMI I FUNDIT: Balliu tenton t’i mbyllë mikrofonin Ballës, tensione në Kuvend
Politikë

LAJMI I FUNDIT: Balliu tenton t’i mbyllë mikrofonin Ballës, tensione në Kuvend

19:27 | 05/03/2026
Agron Shehaj: Në Rrjoll po shkruhet historia e protestave, “Mundësia” në krah të qytetarëve
Politikë

Agron Shehaj: Në Rrjoll po shkruhet historia e protestave, “Mundësia” në krah të qytetarëve

19:25 | 05/03/2026
Aksident në aksin “Manëz–Durrës” 24-vjeçari përplaset me një automjet të parkuar, dërgohet në spital
Aktualitet

Aksident në aksin “Manëz–Durrës” 24-vjeçari përplaset me një automjet të parkuar, dërgohet në spital

19:11 | 05/03/2026
Next Post
Pasuria/Avokatja e Popullit vilë 451 mijë euro në Mullet. Biznese në Tiranë e Vlorë

Pasuria/Avokatja e Popullit vilë 451 mijë euro në Mullet. Biznese në Tiranë e Vlorë

Video/“Gjendje lufte në Kukës”, blindohet qyteti, zbarkojnë forca të shumta RENEA

Video/“Gjendje lufte në Kukës”, blindohet qyteti, zbarkojnë forca të shumta RENEA

Arrestimet pas protestës, deputetët e PD-së dhe LSI-së me urgjencë në Kukës

Arrestimet pas protestës, deputetët e PD-së dhe LSI-së me urgjencë në Kukës







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

LAJMI I FUNDIT: Balliu tenton t’i mbyllë mikrofonin Ballës, tensione në Kuvend
Politikë

LAJMI I FUNDIT: Balliu tenton t’i mbyllë mikrofonin Ballës, tensione në Kuvend

by mirseda
19:27 | 05/03/2026
0

Ka rifilluar me tensione seanca e pasdites në Kuvendin e Shqipërisë. Kryetari i Kuvendit ia ka ridhënë...

Agron Shehaj: Në Rrjoll po shkruhet historia e protestave, “Mundësia” në krah të qytetarëve

Agron Shehaj: Në Rrjoll po shkruhet historia e protestave, “Mundësia” në krah të qytetarëve

19:25 | 05/03/2026
VIDEO: Raketë balistike iraniane godet fabrikën e naftës në Bahrein, shpërthejnë flakët

VIDEO: Raketë balistike iraniane godet fabrikën e naftës në Bahrein, shpërthejnë flakët

19:19 | 05/03/2026
Erdogan bisedë me Macron: Zgjatja e konfliktit rrezikon gjithë botën

Erdogan bisedë me Macron: Zgjatja e konfliktit rrezikon gjithë botën

19:13 | 05/03/2026
Aksident në aksin “Manëz–Durrës” 24-vjeçari përplaset me një automjet të parkuar, dërgohet në spital

Aksident në aksin “Manëz–Durrës” 24-vjeçari përplaset me një automjet të parkuar, dërgohet në spital

19:11 | 05/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com