Çiljeta dhe Albani kanë festuar së fundmi 2-vjetorin e lidhjes së tyre, edhe pse janë munduar që t’i shmangin daljet publike së bashku.
Megjithatë, duket se Çiljeta nuk ka mundur t’u rezistojë momenteve të bukura që ka kaluar me dashurinë e jetës së saj, teksa ka publikuar disa foto në story-n e WhatsApp, duke zbuluar momente nga festa intime.
Çifti ka zgjedhur ta festojë me një tortë në formë zemre përvjetorin e lidhjes së tyre, mbi të cilën qëndron fotografia e tyre.
Aktualisht Çiljeta i është përkushtuar familjes së saj dhe është rikthyer në koncerte, ndërkohë që Albani vazhdon të jetë kapiteni dhe portieri i skuadrës kryeqytetase.