Humbja e turpshme 4-1 që pësoi një natë më parë Chelsea nga Watford, pritet të ketë pasoja të rënda. Tekniku italian, Antonio Conte, pas ndeshjes iu drejtua bordit drejtues pa asnjë mëdyshje: “Më shkarkoni po të doni”. Kjo ishte humbja e dytë e thellë brenda një jave, e cila e vendos teknikun italian në një pozitë mjaft të keqe.
Conte ishte shumë i qetë në konferencën për shty pas ndeshjes dhe ishte i gatshëm të pranonte shkarkimin nëse do vendosej ashtu. Por nga ana tjetër u shpreh se ai nuk kishte asnjë peng pasi ishte duke dhënë 120% në stërvitje.
“Jo, nuk jam i shqetësuar. Nuk jam i shqetësuar për punën time. Unë punoj çdo ditë dhe jap 120% Në rregull? nëse kjo është e mjaftueshme, atëherë në rregull. Ndryshe klubi mund të marrë një vendim ndryshe. Por unë vetë nuk jam i shqetësuar. E nesërmja është një ditë tjetër. Mund të jem trajneri i Chelsea-s ose jo. Çfarë problem ka? E kam ndërgjegjen e pastër. Unë përpiqem të bëj diçka. Nëse nuk i pëlqen, klubi mund ta ndryshojë. Jeta vazhdon. Të luash futboll në një klub të madh, do të thotë që duhet të kesh personalitet. Sidomos në këto moment, mund ta shikosh kush është gati të luajë për një klub të madh. Të luash me personalitet dhe të rrezikosh diçka”, tha Conte.