Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Çmim i lartë për Angela Merkelin për mandatin e katërt të qeverisjes

7 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Çmim i lartë për Angela Merkelin për mandatin e katërt të qeverisjes

Pritja e gjatë për marrëveshjen e koalicionit i pati lodhur të gjithë. Por me marrëveshjen e arritur tani CDU-ja pagoi një ҁmim të lartë, mendon Katharina Kroll.

E paskëtaj: edhe kjo: Socialdemokratët arrijnë gjithçka nga potenciali i tyre. Partia, e cila pësoi humbjen historike në zgjedhjet parlamentare me rezultatin 20,5% të votave, siguron ministritë kyç financat, poliitkën e jashtme, si dhe atë të punës e çështjeve sociale. Çfarë suksesi në negociata. Kush drejton Ministrinë e Financave e mund të hapë e të mbyllë rubinetin, drejton të gjithë politikën e qeverisë federale. Kush drejton Ministrinë e Jashtme, luan në skenën ndërkombëtare dhe korr për këtë brohoritje në Gjermani. Ministrat e Jashtëm janë gjithmonë politikanët më të preferuar në vend. E SPD-ja ka shumë nevojë tani për figura të dashura drejtuese. Ministria e Punës dhe e Çështjeve Sociale do të thotë për socialdemokratët, që ata mund të formësojnë konkretisht politikën në terren, gjë që është shumë e rëndësishme për klientelën e tyre: e pra drejtësinë sociale.

CDU ka kancelaren por çfarë tjetër?

Çfarë i ka mbetur unionit konservator CDU/CSU? CDU-ja ka kancelaren – e veç kësaj asgjë. Asnjë nga ministritë vërtetë të rëndësishme. Përveç kësaj nuk ekzsiton as ndonjë projekt i madh i përbashkët i unionit. Po, Angela Merkel ia ka dalë, që më në fund të ketë një marrëveshje koalicioni. Ajo ka vepruar sipas interesave të vendit dhe stabilitetit. Kjo në botën e jashtme vlerësohet, por brenda vendit ajo nuk duket si një fituese.

Angela Merkelit – në fakt si një mjeshtre në tryezën e bisedimeve ajo respektohet në mbarë botën – iu desh në këtë rast që t’i drejtonte bisedimet e koalicionit nga një pozicion esktremisht i dobët. Përpjekjet për aleancë me liberalët dhe ekologjistët dështuan bujshëm në fund të nëntorit. Tani koha nuk priste më. Në nivel ndërkombëtar Gjermania ndërkohë mund të veprojë me kufizime dhe popullsia është e nervozuar nga pritja e gjatë për një qeveri të re. Kësaj i shtohen edhe sulmet nga brenda në parti, madje është spekuluar edhe për pasardhës. SPD-ja ishte dhe është shpëtimi i fundit për Merkelin. Por SPD-ja ka tani edhe lakun në fyt në pritje të votës nga baza –  rezultati i votimit mund të jetë mjaft i ngushtë e kësisoj me një potencial mjaft të madh presioni. E pra një bazë aspak e mirë kjo për sukses të madh të kryetares së CDU-së.

Kësaj i shtohet edhe fakti, që Angela Merkel definitivisht ndodhet para mandatit të fundit të saj. Ajo duhet ta shfrytëzojë këtë për të rregulluar gjetjen e një pasuesi. Por cili prej kristiandemokratëve do të mund të profilizohet për këtë dhe në cilën ministri?

SPD tani ka mundësinë për një fillim të ri

Krejt ndryshe qendron puna në SPD. Martin Schulz e ka kuptuar. Ai tërhiqet nga posti i kryetarit të partisë. Kredibiliteti i tij është cënuar, ai ka bërë gabime strategjike. Partia e tij do të një fillim të ri dhe e ka tani atë. Një sinjal i fortë ky ndaj anëtarëve dyshues.

Për vete Martin Schulz ka siguruar postin e ministrit të Jashtëm. Një punë, që ai gjithmonë e ka pasur në fokus. Ai është një politikan i skalitur europian, politika e jashtme është tema e tij. Ai i njeh të mëdhenjtë në botën e madhe, ai i njeh konfliktet ndërkombëtare, ai e ka përdorur për vite me radhë mjeshtërinë e diplomacisë. Kur Martin Schulz flet për Europën, atëherë ndihet, që atij i përvëlon zemra për këtë. Në politikën e brendëshme shpesh nuk ka ndodhur kështu. Lufta e tij elektorale e tregoi këtë.

Tani anëtarët e SPD-së duhet të miratojnë marrëveshjen e koaliconit. Kjo do të thotë pritje edhe katër javë. Negociatorët e SPD-së e në radhë të parë Martin Schulz me vendimin e tij e kanë bërë më të mudnshëm miratimin.

Angela Merkel në këtë ditë është për të katërtën herë kancelare, por ajo i është afruar me një hap edhe më të madh lamtumirës së saj./Deutsche Welle

Tags: Angela Merkelincmimkatërtlartëmandatinqeverisjes

TË LIDHURA

Hamasi i gatshëm të vazhdojë negociatat për armëpushim, por me një kusht: Të përmirësohet kriza humanitare në Gaza
Bota

Hamasi i gatshëm të vazhdojë negociatat për armëpushim, por me një kusht: Të përmirësohet kriza humanitare në Gaza

23:04 | 31/07/2025
Shkak turbulencat e forta/ Avioni i Delta Airlines bën ulje emergjente në SHBA, plagosen 25 persona
Bota

Shkak turbulencat e forta/ Avioni i Delta Airlines bën ulje emergjente në SHBA, plagosen 25 persona

22:16 | 31/07/2025
Franca mirëpret njoftimin e Kanadasë për njohjen e Palestinës
Bota

Franca mirëpret njoftimin e Kanadasë për njohjen e Palestinës

20:51 | 31/07/2025
Next Post
Motra e Kim Jong-un vendos paqe mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut

Motra e Kim Jong-un vendos paqe mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut

Arta Marku në Fier, konstaton shkeljet: Mosbashkëpunim mes prokurorisë dhe…

Arta Marku në Fier, konstaton shkeljet: Mosbashkëpunim mes prokurorisë dhe...

Pas 8 vitesh, Greqia hedh në treg bono thesari

Pas 8 vitesh, Greqia hedh në treg bono thesari

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

21:36 | 26/07/2025




TË FUNDIT

Gjashtë muaj në “arrest shtëpie”, lihet i lirë kryetari i Bashkisë Tropojë Rexh Byberi
Politikë

Gjashtë muaj në “arrest shtëpie”, lihet i lirë kryetari i Bashkisë Tropojë Rexh Byberi

by mirseda
10:16 | 01/08/2025
0

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur lirimin nga masa e arrestit në...

Makina përmbyset në anë të rrugës në Korçë-Ersekë! Dy personat që ishin në mjet dërgohen në spital

Makina përmbyset në anë të rrugës në Korçë-Ersekë! Dy personat që ishin në mjet dërgohen në spital

10:14 | 01/08/2025
Ndezën zjarre në fshatrat Gosë e Madhe dhe Luz i Madh, identifikohen dhe procedohen penalisht 2 shtetas

Ndezën zjarre në fshatrat Gosë e Madhe dhe Luz i Madh, identifikohen dhe procedohen penalisht 2 shtetas

10:12 | 01/08/2025
Marrëdhënie me dhunë me të rritura në tentativë dhe vjedhje, vihen në pranga 2 persona në Lushnjë

Marrëdhënie me dhunë me të rritura në tentativë dhe vjedhje, vihen në pranga 2 persona në Lushnjë

10:09 | 01/08/2025
Konispoli shpallet Ansambël Historik, hap i rëndësishëm për trashëgiminë

Konispoli shpallet Ansambël Historik, hap i rëndësishëm për trashëgiminë

23:07 | 31/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com