Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Cili është deputeti i PS-së, baxhanaku i tij futi ilegalisht kamionin me goma në Qafë-Thanë

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Cili është deputeti i PS-së, baxhanaku i tij futi ilegalisht kamionin me goma në Qafë-Thanë
Nëntë persona janë arrestuar ditën e djeshme nga policia në Qafë-Thanë. Ata dyshohet se kanë kontrabanduar 2100 goma. Sipas informacioneve një prej të arrestuarve, ka lidhje me një prej deputetëve të PS-së.

Burime për “Panorama” bëjnë me dije se e Stefan Hila, njëri prej pesë të doganierëve të arrestuar është baxhanaku i deputetit socialist Ilir Xhakolli.

ARRESTIMET E DJESHME

SHÇBA në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, kanë finalizuar me sukses një operacion të ndjekur me metoda speciale të hetimit, për goditjen e një linje të kontrabandimit të mallrave të ndaluara (goma të përdorura) që kryhej në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë-Thanës.

Arrestohen në flagrancë 9 shtetas, 5 prej të cilëve punonjës në Doganën e Qafë-Thanës, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Sekuestrohen 2100 goma të përdoruara, të dyshuara si kontrabandë.

Në sajë të një pune të mirëorganizuar nga strukturat e lartpërmendura, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:

· Stefan Hila, 50 vjeç, banues në Pogradec, me detyrë përgjegjës turni në Doganën e Qafë Thanës.

· Anesti Tushinka, 40 vjeç, banues në Pogradec, me detyrë doganier parkingu pranë Doganës në Qafë Thanë.

· Ilir Spahiu, 44 vjeç, banues në Pogradec, me detyrë doganier pranë Doganës në Qafë Thanë.

· Lefter Duraj, 64 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës turni i grupit të antikontrabandës, pranë Drejtorisë së Përgjthshme të Doganave.

· Mikel Goxharaj, 41 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor i grupit të antikontrabandës pranë Drejtorisë së Përgjthshme të Doganave, (të pestë për veprën penale “Shpërdorim detyre”, neni 248 i Kodit Penal)

· Kelti Ristani, 42 vjeç, banues në Pogradec, me detyrë agjent doganor i një kompanie me seli në degën doganore Qafë Thanë (nenet 186 e 171).

· Edmond Kodra, 61 vjeç, banues në fshatin Sovjan, Korçë, poseduesi i gomave (neni 171 i Kodit Penal),

· Stojmir Treneski, 42 vjeç, banues në Ohër, Maqedoni, shoferi i kamionit, (nenet 186 e 171 të Kodit Penal),

· Petraq Dimko, 54 vjeç, banues në fshatin Sovjan, Korçë, poseduesi i ambjentit ku magazinohej malli kontrabandë, (neni 179 i Kodit Penal).

Arrestimi i shtetasve të mësipërm, u krye pasi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë bërë të mundur futjen kontrabandë të një kamioni me rreth 2100 goma të përdoruara, nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Qafë-Thanë, të ngarkuara në mjetin tip kamion me drejtues shtetasin Stojmir Treneski, i cili u ndalua mbrëmjen e djeshme, nga shërbimet e policisë në aksin rrugor Pogradec-Maliq, pranë fshatit Sovjan, teksa po tentonte të shkarkonte mallin e kontrabanduar, në magazinën e Petraq Dimkos.

Në vijim të veprimeve proceduriale, u bë sekuestrimi i kamionit që transportonte mallin kontrabandë së bashku me mallin (rreth 2100 goma të përdorura).

Vijojnë hetimet për të dokumentuar veprimtarinë e personave të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë linjë kontrabandimi.

TË LIDHURA

Zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Vlorës
Aktualitet

Zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Vlorës

15:02 | 23/09/2025
“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike
Aktualitet

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

14:57 | 23/09/2025
Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna
Aktualitet

Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

14:54 | 23/09/2025
Next Post
Historia e fotografisë që tronditi botën

Historia e fotografisë që tronditi botën

Përshkallëzohet protesta/”Çështje për jetë a vdekje. Nuk jemi shpellarë” (foto)

Përshkallëzohet protesta/"Çështje për jetë a vdekje. Nuk jemi shpellarë" (foto)

Video e frikshme/ Femër në timon, aksident horror në Formula 3

Video e frikshme/ Femër në timon, aksident horror në Formula 3

JU REKOMANDOJMË

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

16:45 | 17/09/2025
E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

12:13 | 19/09/2025
Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

20:22 | 17/09/2025
Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

14:54 | 23/09/2025




TË FUNDIT

Zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Vlorës
Aktualitet

Zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Vlorës

by mirseda
15:02 | 23/09/2025
0

Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka zgjedhur kryetar të ri. Pas transferimit të ish-kryetarit Enkel...

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

14:57 | 23/09/2025
Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

14:54 | 23/09/2025
Kryeministri i Norvegjisë i përgjigjet Rusisë: E papranueshme, këto veprime do merren seriozisht

Kryeministri i Norvegjisë i përgjigjet Rusisë: E papranueshme, këto veprime do merren seriozisht

14:51 | 23/09/2025
U plagos me thikë nga mjeku në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ja si paraqitet gjendja e infermierit

U plagos me thikë nga mjeku në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ja si paraqitet gjendja e infermierit

14:47 | 23/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com