Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Cikalleshi: Unë jam gati, tani vendos trajneri

9 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Cikalleshi: Unë jam gati, tani vendos trajneri

Sokol Cikalleshi ka shënuar golin e parë në kampionatin turk, për ekipin që iu bashkua këtij sezoni Osmanlispor. Sulmuesi kavajas ka shënuar golin e dytë dhe ekipi i tij fitoi me rezultatin 3-0 dike marrë pikët e para pas 7 javësh. Një rikthim mjaft i mirë në kombëtare për bomberin, i cili vjen pas shënimit të një goli mjaft të rëndësioshëm. Cikalleshi flet edhe për festën e veçantë që bëri mbas shënimit të golit.

Image result for cikalleshi osmanlispor

BOMBERI – Në një prononcim për “Panorama Sport”, sulmuesi kuqezi ka folur rreth golit, dedikimit, formës së skuadrës dhe pritshmërive që ka për Kombëtaren. “Jam shumë i lumtur për fitoren e ekipit, sepse nuk kemi pasur një pozitë aspak të mirë. Me trajnerin e ri situata duket se po rikthehet në normalitet dhe diçka e tillë u pa dje, ku fituam, por edhe bëmë lojë të mirë dhe gjërat funksionuan shumë mirë.
Goli? Nuk u shënua vetëm një, por tre. Pra nuk ishte vetëm Sokoli në formë, por i gjithë ekipi. Jemi keq në renditje, por duam që të luftojmë për Kupat e Europës dhe duam që të arrijmë edhe fitore të rëndësishme dhe të vështira. Dedikimi? Besoj çdo njeri e kupton. Unë dhe bashkëshortja ime, Kornelia, jemi në pritje të një fëmije dhe tetori është muaji i pritjes sonë. Është bekimi më i mrekullueshëm i çdo çifti”, tregon Cikalleshi, i cili i është përgjigjur me formën më të mirë rikthimit në Kombëtare.
Ndeshjet? “Janë dy përballje shumë të vështira në letër, megjithatë ne do të tentojmë diçka madhështore. Do të mundohemi të japim më të mirën tonë për të arritur diçka në këto dy sfida. Unë jam gati, por trajneri është trajneri që vendos”, ka deklaruar Sokol Cikalleshi.

ITALI – Në Serinë B ka festuar vetëm Emanuele Ndoj, një prej lojtarëve që kanë kaluar nga Shpresat te skuadra Kombëtare A. Breshia e tij fitoi 2- 1 përballë Peruxhas, por shqiptari është zëvendësuar në minutën e 54-t dhe vlerësohet me notën 6. Veseli është vlerë- suar me notën 5.5 nga “tuttomercatoweb” në humbjen 3- 2 të Empolit në fushën e Avelinos.
Bari i Migjen Bashës është mundur 1-0 nga Spezia që i ka shënuar edhe pse me dhjetë veta në fushë. Shqiptari është ndëshkuar me karton të verdhë në të 90+2-ën dhe është vlerësuar me notën 5.5. në Rusi, Akhmat Grozni i shqiptarëve është mundur 1-0 nga Tosno, me Balajn që e ka ndjekur ndeshjen nga stoli dhe Roshi, i cili është aktivizuar në minutën e 53-të.

Greqi – Ergys Kaçe nuk është përfshirë as në ndeshjen e djeshme të PAOK-ut kundër AEL Larisas, ndërkohë që Andi Lila ka ndjekur nga stoli sfidën ku PAS Janina është mundur 2- 0 ndaj Panathinaikosit. Barazime për Xhakën dhe Mavrajn, me mesfushorin që ka qenë në fushë për 90 minuta dhe është ndëshkuar me të verdhë, ndërsa Mavraj e ka ndjekur derbin në Gjermani nga stoli./p.sport

 

Tags: cikalleshitrajnerivendos

TË LIDHURA

Fund dramatik në Dinamo-Vllaznia, karton i kuq dhe gol në shtesë
Sport

Fund dramatik në Dinamo-Vllaznia, karton i kuq dhe gol në shtesë

20:34 | 08/04/2026
Realizoi gol në Kroaci, mesfushori shqiptar pjesë e formacionit të javës
Sport

Realizoi gol në Kroaci, mesfushori shqiptar pjesë e formacionit të javës

19:42 | 08/04/2026
Botërori 2027 për vajza/ Kombëtarja vijon stërvitjet në “Shtëpinë e Futbollit”
Sport

Botërori 2027 për vajza/ Kombëtarja vijon stërvitjet në “Shtëpinë e Futbollit”

19:36 | 08/04/2026
Next Post
Kamza shënon dy herë, por e mbyll 1-1 me Teutën

Kamza shënon dy herë, por e mbyll 1-1 me Teutën

Ahmetaj: Taksa progresive, politika e duhur për rritjen ekonomike edhe në vijimësi

‘Furtuna’ e kontrolleve tatimore/ Ahmetaj jep “porositë” e fundit

Tifozët ‘braktisin’ Camp Nou

Tifozët ‘braktisin’ Camp Nou







JU REKOMANDOJMË

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

21:19 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Ngjarja e pazakontë në Tiranë, gjenden 11 qen të ngordhur në kazanët e mbeturinave. Nis hetimi
Aktualitet

Ngjarja e pazakontë në Tiranë, gjenden 11 qen të ngordhur në kazanët e mbeturinave. Nis hetimi

by mirseda
13:26 | 09/04/2026
0

Një rast shqetësues është raportuar pasditen e djeshme në polici pas gjetjes në fshatin Lanabregas të 11...

Arrestohet 25-vjeçari në Tiranë, kapet duke shitur armë! Në kërkim bashkëpunëtori

Arrestohet 25-vjeçari në Tiranë, kapet duke shitur armë! Në kërkim bashkëpunëtori

13:24 | 09/04/2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, ulet nafta

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, ulet nafta

13:06 | 09/04/2026
Shpërndanin kokainë në zona të ndryshme, dy të arrestuar në Vlorë

Shpërndanin kokainë në zona të ndryshme, dy të arrestuar në Vlorë

13:04 | 09/04/2026
Mbledhja e Kolegjeve të Bashkuara, avokati Hasneziri: Arresti në burg duhet të jetë e fundit

Mbledhja e Kolegjeve të Bashkuara, avokati Hasneziri: Arresti në burg duhet të jetë e fundit

12:59 | 09/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com