Këngëtari i famshëm Chris Brown është ndaluar nga autoritetet franceze në Paris, pasi akuzohet për përdhunim.
Një 24-vjeçare ka akuzuar Brown se e ka përdhunuar gjatë darkës së 15 janarit, në një hotel të kryeqytetit francez, konkretisht në hotelin “Mandarin Oriental”.
Dy zyrtarë të policisë u shprehen se këngëtari dhe dy persona të tjerë po ruhen në Paris, pak pas padisë.
Brown u ndalua të hënën dhe vazhdon të jetë akoma në paraburgim, ndërkohë policia po heton mbi akuzat e rënda.