Në Nion të Zvicrës është hedhur sot shorti i Ligës së Kampionëve, ku janë krijuar përplasje të forta në raundin e 1/8-ave.
Skuadrat më pa fat të vazos së parë konsiderohen Juventus dhe Bayerni, ku bardhezinjtë do të përballen me spanjollët e Aletico Madrid, ndërsa kampionët në fuqi të Gjermanisë do të jenë përballë Liverpulit, skuadrës kryesuese të Premier Ligës.
Real Madrid ka qenë me fat sot në hedhjen e shortit, teksa do të përballet me holandezët e Ajaxit, ndërsa Barcelona do të përballet me Lionin.
Një duel tepër i fortë pritet të jetë dhe ai mes Mançester United dhe PSG-së.
Më poshtë përballjet e 1/8-ve:
ATLÉTICO MADRID – JUVENTUS
SCHALKE 04 – MANCHESTER CITY
MANCHESTER UNITED – PSG
TOTTENHAM – BORUSSIA DORTMUND
OLYMPIQUE LYON – BARCELONA
ROMA – PORTO
AJAX – REAL MADRID
LIVERPOOL – BAYERN MÚNICH