Opozita e vendit ka protestuar pasditen e sotme për më shumë se dy orë para selisë së Kryeministrisë.
Me një numër të konsiderueshëm mbështetësit, protesta e sotme e organizuar nga Partia Demokratike zhvillohet për herë të parë pa praninë fizike të Sali Berishës përgjatë 30 viteve pluralizëm.
Ndërkohë që në sheshin para Kryeministrisë kishte të tjerë figura të PD, vetë lideri historik i kësaj partie ka mbajtur një fjalim online nga banesa e tij ku është duke zbatuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Fill pas fjalës së tij protestuesit kanë hedhur në drejtim të Kryeministrisë molotov dhe shashka.