Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Çfarë ndodh në kufirin midis 2 Koreve, zona më e militarizuar në botë

4 vjet ago
in Bota, Kryesore
Çfarë ndodh në kufirin midis 2 Koreve, zona më e militarizuar në botë

Nga Kyle Mizokami “National Interest”

Zona e Çmilitarizimit midis 2 Koreve (DMZ), është thuajse me siguri vendi më i militarizuar në botë. Në rast se ndodh e paimagjinueshmja, prania e tre ushtrive të mëdha në Gadishullin Korean dhe fuqia e tyre e zjarrit, do ta shndërronte atë rrip toke me gjatësi 258 km dhe gjerësi 4 km në një nga fushëbetejat më vdekjeprurëse që ka parë ndonjëherë historia.

Forcat e armatosura të Koresë së Veriut numërojnë mbi 1.2 milion burra të armatosur dhe gra me uniformë, dhe ata janë gjithnjë gati për sulm. Gati 70 për qind e forcave tokësore dhe 50 për qind e atyre ajrore dhe detare ndodhen maksimumi në një rreze prej 90 km larg DMZ.

Koreja e Veriut ndërtoi disa tunele nëntokësore që e përshkonin DMZ nga poshtë. Katër prej tyre janë zbuluar dhe mbyllur nga ushtria e Koresë së Jugut midis viteve 1974 dhe 2000. Kohët e fundit dezertimi që bëri një ushtar i Koresë së Veriut përtej zonës së çmilitarizuar (DMZ) që ndan dy Koretë,tregoi edhe njëherë sesa e vështirë është të kalosh nga një Kore tek tjetra.

E rrethuar, e minuara dhe e patrulluar nga ushtarë nga të dyja anët, me fortifikime dhe përqendrimet e mëdha të trupave të gatshme për luftime,e bëjnë DMZ zonën më të rrezikshme në botë. Vija aktuale e demarkacionit midis Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut u vendos nga Marrëveshja Koreane e Armëpushimit e korrikut 1953.

Të dy palët ranë dakord për krijimin e një zone të çmilitarizuar që e ndau më dysh gadishullin. Teknikisht midis 2 vendeve nuk ka asnjë “kufi”, pasi as Koreja nuk e konsideron Korenë tjetër një vend të veçantë. Prandaj,DMZ është bërë kufiri de facto midis të dyjave.

Koreja e Veriut ka ndërtuar një seri fortifikimesh dhe strukturash mbrojtëse për të parandaluar kalimin e kufirit nga forcat e Koresë së Jugut.

Një gardh i elektrizuar përshkon gjithë gjatësinë e Zonës së Çmilitarizuar, së bashku me fushat e minuara të shpërndara kudo. Duke nisur nga fillimi i viteve 2000, Pheniani nisi ndërtimin e një rrjeti prej të paktën 800 bunkerësh të mëdhenj pranë kufirit, secili i aftë të strehojë 1.500-2.000 trupa të këmbësorisë së armatosur lehtë, që mund të veprojnë si pika mbështetëse përpara se trupat të ndërmarrin një sulm ndërkufitar.

Në rastin e shpërthimit të luftës, plani i Koresë së Veriut është që të përdorë një forcë dërrmuese zjarri dhe veprime të shpejta për të ndërmarrë një “Sulm të pandërprerë”. Në vitin 1992, Kim Jong-il, babai i udhëheqësit aktual Kim Jong-un, arriti në përfundimin se vetëm një sulm i rrufeshëm përtej kufirit, i njohur si “Pushtimi i Koresë së Jugut, deri në Pusan, brenda 3 ditësh” mund të ketë sukses në kushtet kur fuqia dërrmuese e zjarrit që zotërojnë forcat amerikane në Korenë e Jugut mund të paralizojëçdo lëvizje të Phenianit.

Por sipas planeve të dekonspiruara të vendit komunist, sapo të fillojë lufta, 3 korpuset e këmbësorisë së ushtrisë koreano-veriore, të mbështetur nga brigadat e pavarura të këmbësorisë së lehtë, Korpusi i Artilerisë 620 dhe Kangdong, do të nisnin një sulm rrufe në të gjithë Zonë e Çmilitarizuar.

Ndërkohë, në jug të DMZ, edhe Koreja e Jugut ka të dislokuar një mbrojtje të gjerë,me synim ndalimin e kalimit të kufirit nga ushtria koreano-veriore. Trupat e Ushtrisë së Republikës së Koresë patrullojnë rregullisht kufirin, duke e inspektuar atë për çdo shenjë të mundshme të infiltrimit.

Ata janë të pajisur me mitralozë të rëndë dhe armë të tjera mbështetëse. Në vitin 2010, një robot-roje kufitar SGR-1 nisi të patrullojë DMZ, në një përpjekje për të reduktuar disi kostot e larta të fuqisë punëtore që lidhen me mbulimin e gjithë vijës kufitare prej 258 km.

Ndërkohë, ekzistojnë sisteme mbrojtëse më të rënda, më të ngurta për të frenuar forcat armike të blinduara dhe të mekanizuara. Shumë rrugë dhe autostrada midis Seulit dhe DMZ janë ndërtuar në mënyrë të tillë që mund të bllokohen lehtësisht në rastin e një pushtimi.

Rrugët që kalojnë nga veriu në jug, lidhen përmes kalimeve të ngushta që bllokohen lehtësisht. Këto pengesa kundër lëvizjes nuk janë krijuar për të ndaluar përgjithmonë përparimin e ushtrisë së Veriut komunist, por thjesht për t’i ngadalësuar ato në mënyrë të mjaftueshme që mbrojtësit të mund të krijojnë një mbrojtje efektive.

Në rast se Koreja e Veriut organizon një sulm ndërkufitar, trupat koreano-jugore do të përpiqen që t’i ndalojnë forcat komuniste sa më afër kufirit që të jetë e mundur. Seuli është vetëm gjysmë ore me makinë nga Zona e Çmilitarizuar, ndaj depërtimi i armikut në thellësi, do të thoshte se shumë shpejt ai do të shfaqej në periferitë e kryeqytetit.

Forcat koreano-jugore në kufi mund të mposhten në një moment por jo në mënyrë përfundimtare, pasi teknologjia ushtarake e Koresë së Veriut, mbetet shumë pas asaj të jugut.

Në çdo sulm ndërkufitar, sa më shumë kohë që do t’i duhet Koresë së Veriut që të fitojë, aq më shumë ka të ngjarë që të dominojnë Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut.

Një ofensivë e zgjatur do të thotë më shumë kohë për ushtrinë e Koresë së Jugut për të thirrur rezervat, dhe ndoshta më e rëndësishmja, më shumë kohë për njësitë ajrore, tokësore dhe detare amerikane për t’i ardhur në ndihmë me peshën e tyre gjigante.

burimi https://nationalinterest.org/blog/reboot/no-man%E2%80%99s-land-why-korean-dmz-truly-hell-earth-182088

Përshtatur për Tirana Today

Tags: konflikt ushtarakKoreja e Jugutkoreja e veriut

TË LIDHURA

Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur
Bota

Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

22:29 | 31/05/2025
Sulm i frikshëm nga tigri në Tajlandë
Bota

Sulm i frikshëm nga tigri në Tajlandë

22:11 | 31/05/2025
Ndërron jetë në moshën 70 vjeçare babai i Rihannës
Bota

Ndërron jetë në moshën 70 vjeçare babai i Rihannës

21:42 | 31/05/2025
Next Post
Rama nga Dropulli: Meta e Berisha sulm të organizuar për të mbjellë kaos

Rama nga Dropulli: Meta e Berisha sulm të organizuar për të mbjellë kaos

10 shprehje nga Umberto Eko, që të gjithë duhet t’i lexojmë të paktën një herë

10 shprehje nga Umberto Eko, që të gjithë duhet t’i lexojmë të paktën një herë

“Alarm për bombë” në Rinas, testi i Aviacionit Civil frikëson qytetarët

AlbControl kërkon ndihmë nga partnerët strategjikë për kontrollorë

JU REKOMANDOJMË

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions
Sport

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions

by mirseda
23:09 | 31/05/2025
0

PSG fiton finalen e Champions League, teksa mundi 5-0 në Mynih skuadrën e Interit. Ekipi i Luis...

PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

22:38 | 31/05/2025
Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

22:34 | 31/05/2025
Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

22:29 | 31/05/2025
PSG hedh në “tapet” Interin, vjen goli i 3-të

PSG hedh në “tapet” Interin, vjen goli i 3-të

22:27 | 31/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com