Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Çfarë lidhje ka Kafka me Stalinin? Na e shpjegon Gabriel Garcia Marquez

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Çfarë lidhje ka Kafka me Stalinin? Na e shpjegon Gabriel Garcia Marquez

PARIS - SEPTEMBER 11: Colombian writer and Nobel prize in literature winner Gabriel Garcia Marquez poses for a portrait session on September 11,1990 in Paris,France. (Photo by Ulf Andersen/Getty Images)

Një episod pak i njohur i jetës së Gabriel Garcia Marquez-it, ka të bëjë me udhëtimin e tij në Rusi në vitin 1957 për të marrë pjesë, së bashku me qindra personazhe të njohur të botës perëndimore, në Festivalin e VI-të Universal të të rinjve dhe studentëve.

Fituesi i ardhshëm i Çmimit Nobel për letërsi, tashmë shkrimtar dhe gazetar i njohur, i përmblodhi përshtypjet e tij në një artikull me titull: “Bashkimi Sovjetik: 22.400.000 km katrorë, dhe asnjë reklamë për Coca-Cola-n”.

Në këtë artikull, Marquez, përveçse bën bashkë Kafkën dhe Stalinin siç do ta shohim më poshtë, sjell edhe një seri komentesh dhe vëzhgimesh interesante mbi vendin e madh komunist:

1. “Të duket sikur udhëton drejt një horizonti të paarritshëm, në një botë shumë të veçantë, ku çdo gjë i tejkalon përmasat njerëzore, dhe ku detyroheni të ndryshoni tërësisht perceptimin tuaj mbi normalitetin, në përpjekje për ta kuptuar këtë vend”.

2. “Mjerisht, sovjetikët nuk pinë kafe, dhe e mbyllin drekën me një filxhan çaj. Ata pinë në çdo kohë të ditës. Hotelet më të mira në Moskë, shërbejnë çaj kinez të një cilësie të atillë poetike, të një arome kaq delikate, sa që do të doje ta derdhje mbi kokë!”.

3. “Alfabeti rus është i tillë, që më dukej sikur germat janë të copëtuara, dhe kjo krijoi tek unë “përshtypjen e një dekadence”.

4. “Moska është fshati më i madh në botë. Korrespondon me përmasat njerëzore me të cilat jemi mësuar. Duke mos pasur hapësira të gjelbra, të ezauron nga nervat, të shtyp. Ndërtesat në Moskë janë shtëpitë e njëjta të vogla ukrainase, por të shumëzuara në përmasa titanike. Është njëlloj sikur dikush t’i kishte lënë muratorëve të gjithë hapësirën, paratë dhe kohën që kishin nevojë, për t’i dhënë ndjenjë pasionit të tyre për dekoracione, që përfundimisht i trullosën ata”.

5. “Unë kam një interes profesional për njerëzit, dhe mendoj se gjithkund do të takoja me njerëz më interesantë, se sa ata që takova në Bashkimin Sovjetik”

6. “Këta janë njerëz që duan dëshpërimisht të kenë miq”.

7. “Shakaja e vjetër amerikane, sipas së cilës sovjetikët besojnë se kanë shpikur shumë gjëra të thjeshta, nga piruni tek telefoni, është vërtetë e pakuptimtë. Ndërsa qytetërimi perëndimor i shekullit XX-ë, po shkon drejt një progresi teknologjik mbresëlënës, sovjetikët që jetojnë pas Perdes së Hekurt, janë përpjekur të zgjidhin shumë probleme themelore.

Nëse një turisti të huaj në Moskë, i ndodh të përballet me një djalosh të guximshëm që beson se ka shpikur frigoriferin, s’duhet të mendojë se ky i fundit është i çmendur. Ka mundësi që ai të ketë shpikur vërtet frigoriferin, shumë vite pasi ai është shndërruar në një objekt të zakonshëm në Perëndim”.

8. “Sovjetikët kanë prirje t’i komunikojnë ndjenjat e tyre në një mënyrë shumë ngazëlluese. Ata e shprehin lumturinë e tyre në një mënyrë kaq krenare, si të qenë duke kërcyer një valle kozake. Janë të gatshëm të të japin edhe këmishën e tyre të fundit. Dhe kur ndahen nga miqtë, qajnë me lot të vërtetë. Por, bëhen shumë të kujdesshëm dhe të rezervuar, kur biseda kalon tek çështjet politike”.

9. “Ndërsa gratë janë të angazhuara në ndërtimin e veprave rrugore, në 40 vjet industria e rëndë e Bashkimit Sovjetik, e ka shndërruar vendin në një prej dy superfuqive të botës. Megjithatë, prodhimi i mallrave të konsumit ka mbetur prapa. Ata që kanë parë vitrinat bosh të dyqaneve në Moskë, e kanë të vështirë të besojnë se sovjetikët zotërojnë armë bërthamore.

Por janë të njëjtat vitrina që konfirmojnë vërtetësinë e këtij fakti:armët bërthamore, raketat hapësinore, bujqësia mekanike, sistemet elektrike dhe përpjekjet titanike për të transformuar shkretëtirën në tokë bujqësore, janë rezultat i faktit se në 40 e vitet e fundit sovjetikët kanë veshur këpucë të këqija, rroba të një cilësie të dobët, dhe për gati një gjysmë shekulli kanë duruar vështirësi të rënda”.

10. “Në Bashkimin Sovjetik, nuk do të gjeni librat e Franz Kafka-s. Thonë se është një apostull i metafizikës fatale. Gjithsesi, unë mendoj se ai mund të ishte biografi më i mirë i Stalinit”.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: bashkimi sovjetikfranz kafkaGabriel Garcia MarquezMoskastalini

TË LIDHURA

Ndryshime në Policinë e Tiranës, hapet gara për drejtimin e 5 komisariateve
Aktualitet

Ndryshime në Policinë e Tiranës, hapet gara për drejtimin e 5 komisariateve

20:56 | 10/06/2025
Vrasja e Bujar Nasufit, zbulohet dëshmia tronditëse e bashkëshortes
Aktualitet

Vrasja e Bujar Nasufit, zbulohet dëshmia tronditëse e bashkëshortes

20:18 | 10/06/2025
22.5 vite burg për Osman Bylykyn për vrasje në Itali
Aktualitet

22.5 vite burg për Osman Bylykyn për vrasje në Itali

19:03 | 10/06/2025
Next Post
Shtypi i ditës, 7 maj 2017

Shtypi i ditës, 7 maj 2017

Shtypi nga bota, 7 maj 2017

Shtypi nga bota, 7 maj 2017

Çfarë ka ndodhur më 7 maj?

Çfarë ka ndodhur më 7 maj?

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

10:29 | 05/06/2025
Ndahet papritur nga jeta ish-bashkëshorti i Grida Dumës

Ndahet papritur nga jeta ish-bashkëshorti i Grida Dumës

21:42 | 06/06/2025
Gjysma e Shqipërisë “përvëlohet”, pjesa jugore përmbytet, era e fortë rrëzon pemët në rrugë

Gjysma e Shqipërisë “përvëlohet”, pjesa jugore përmbytet, era e fortë rrëzon pemët në rrugë

18:11 | 05/06/2025




TË FUNDIT

KPA shkarkon prokuroren e Shkodrës, Marsida Frashëri, për moskryerje hetimesh në 27 dosje
Aktualitet

KPA shkarkon prokuroren e Shkodrës, Marsida Frashëri, për moskryerje hetimesh në 27 dosje

by mirseda
21:33 | 10/06/2025
0

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli sot vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurores së Shkodrës,...

Shqipëria kalon në avantazh ndaj Letonisë, Cernomordijs shënon autogol

Shqipëria kalon në avantazh ndaj Letonisë, Cernomordijs shënon autogol

21:22 | 10/06/2025
Strakosha pret penalltinë, Shqipëria mban portën të paprekur

Strakosha pret penalltinë, Shqipëria mban portën të paprekur

21:19 | 10/06/2025
Ndryshime në Policinë e Tiranës, hapet gara për drejtimin e 5 komisariateve

Ndryshime në Policinë e Tiranës, hapet gara për drejtimin e 5 komisariateve

20:56 | 10/06/2025
E papritur, mesfushori kuqezi firmos me klubin kryeqytetas në Superiore

E papritur, mesfushori kuqezi firmos me klubin kryeqytetas në Superiore

20:53 | 10/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com