Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Çfarë ka ndodhur mes tyre? Panucci shfryn gjatë ndeshjes: Pse e futa Mavrajn?

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur mes tyre? Panucci shfryn gjatë ndeshjes: Pse e futa Mavrajn?

“Faji është i imi, nuk kanë faj lojtarët”, u shpreh Panuçi në media pas humbjes 0-4 nga Skocia. Pavarësisht të gjitha deklaratave dhe optimizmit që u mundua të japë apo edhe duke fajësuar mediat, Shqipëria u sakatua nga formacioni thuajse i dytë i Skocisë në “Loro Boriçi”.

E ndërsa pjesa e parë u vendos nga dy episode, në të dytën nuk u pa thuajse fare dora e trajnerit për të ndryshuar diçka, ose të paktën që skuadra të ruante nderin. Megjithatë, zgjedhjet e trajnerit duket se vendosen gjithnjë në momentin e fundit dhe se në jo pak raste ka ndodhur që ai të kryejë zëvendësime shpejt. Edhe kur nuk zëvendëson rreth mesit të pjesëve, shfaq “pendesë” për çfarë vendos të bëjë.

PRAPASKENA – Gjatë të gjithë pjesës së dytë, trajneri Panuçi është parë shumë i heshtur. Italiani është vënë re nga kamerat se nuk ka komunikuar thuajse fare me futbollistët. Në fund të takimit ai tha ndër të tjera se çdo zgjedhje e tij ishte e gabuar dhe se merrte përsipër përgjegjësitë. “Panorama Sport” mëson një prapaskenë gjatë ndeshjes.

Trajneri përgjatë gjithë pjesës së parë ka “shfryrë” disa herë duke iu drejtuar ndihmësit të tij, Marko Kaseti: “Pse e futa Mavrajn? Pse ndërrova mendim dhe nuk nisa me Ismajlin”, ka qenë një pjesë e kritikave personale që italiani ka bërë, ndërkohë që ndeshja ka qenë në zhvillim e sipër. Sigurisht, nervat e momentit dhe  mërzia e mbetjes së ekipit me dhjetë vetë kanë bërë që të dalin ato fjalë dhe më tej, me të drejtë gjatë konferencave, italiani e pranoi se të gjithë janë të nxehtë pas takimit dhe se gjërat duhen vendosur me qetësi në një moment të dytë.

ANALIZA – Tone kritike, të bërtitura dhe gjestikulacionet e zakonshme. I nevrikosur dhe shumë i rreptë. I tillë është paraqitur trajneri Panuçi dje në seancën stërvitore, teksa në të paktën 20 minutat e para të saj ka mbledhur ekipin në një kënd të fushës sportive në “Tropikal”, për të qenë larg pozicionit të mediave. “Panorama Sport” mëson se i gjithë fjalimi i trajnerit Panuçi përpara futbollistëve, që kanë qëndruar të ulur ndryshe nga stafi teknik, ka qenë me tone të larta.

Trajneri ndër të tjera mësohet t’u ketë kërkuar llogari lojtarëve për mungesën e reagimit. Gjithashtu, për gabimet e shumta sidomos në startin e ndeshjes apo edhe për faktin se asgjë e përdorur gjatë stërvitjeve nuk vihet në zbatim në ndeshje. “Pse hidhni poshtë punën që bëjmë dhe nuk bëni gjatë ndeshjes asgjë që provojmë? Kaq shumë gabime në Kombëtare janë të papranueshme”, është shprehur ndër të tjera italiani me tone kritike përpara lojtarëve./p.sport/

Tags: “futa”çfarëgjatëMavrajnndeshjesndodhurpanuccityre

TË LIDHURA

Spikat Laçi-Pogradeci, çfarë rezervon java e 31-të në Kategorinë e Parë
Sport

Spikat Laçi-Pogradeci, çfarë rezervon java e 31-të në Kategorinë e Parë

14:59 | 17/04/2026
Futbolli në zi pas ndarjes nga jeta të ish-portierit të Juventusit, kush ishte Alex Manninger
Sport

Futbolli në zi pas ndarjes nga jeta të ish-portierit të Juventusit, kush ishte Alex Manninger

14:22 | 17/04/2026
Shqipëria e Silvinjos, dy humbje kthyen historinë te kuqezinjtë
Sport

Shqipëria e Silvinjos, dy humbje kthyen historinë te kuqezinjtë

21:18 | 16/04/2026
Next Post
Djali i ish-kryeministrit ironizon Veliajn: Nxito, para se t’u mbijë fiku në…

Djali i ish-kryeministrit ironizon Veliajn: Nxito, para se t’u mbijë fiku në...

Aksident i rëndë në Korçë, humbin jetën dy persona

LAJMI I FUNDIT/Vetëplagoset me armë zjarri 15-vjeçari

Video/Pësoi aksidentin e frikshëm, babai i 17-vjeçares pas operacionit: Një engjëll…

Video/Pësoi aksidentin e frikshëm, babai i 17-vjeçares pas operacionit: Një engjëll...







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

Donald Trump: Irani s’do ta përdorë më Hormuzin si armë
Bota

Donald Trump: Irani s’do ta përdorë më Hormuzin si armë

by mirseda
17:18 | 17/04/2026
0

Irani do ta mbajë Ngushticën e Hormuzit të hapur përgjithmonë, ka pohuar Donald Trump në postimin e...

Sali Berisha thirrje nga protesta: “Qytetarët ngrihen me dinjitet, jo me dhunë”

Sali Berisha thirrje nga protesta: “Qytetarët ngrihen me dinjitet, jo me dhunë”

17:16 | 17/04/2026
Avokati i Popullit: Bonus qiraje për familjet e “Arlis”

Avokati i Popullit: Bonus qiraje për familjet e “Arlis”

16:58 | 17/04/2026
Gjykata e Posaçme liron nga burgu ish-zv.ministrin Klodjan Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj

Gjykata e Posaçme liron nga burgu ish-zv.ministrin Klodjan Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj

16:55 | 17/04/2026
Protesta e PD, mbi 1000 qytetarë nisen nga Shkodra

Protesta e PD, mbi 1000 qytetarë nisen nga Shkodra

16:33 | 17/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com